Tuesday, December 25, 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon viziten zyrtare ne Famullin e Pukes

Sot me date 25 dhjetor 2012 Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani i shoqeruar nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilluan viziten tradicionale me rastin e festes se Krishtelindjeve ne Kishen Baritore te qytetit te Pukes.

Myftiu u prit nga Famullitari Giovanni Fiocchi si dhe kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci.

Ne fjalen e tij Famullitari Fiocchi nder te tjera tha: "...Falenderoj komunitetin Mysliman per bashkepunimet qe kemi bere mes dy komuniteteve.Kjo eshte nje feste e cila sjell gezim per te gjithe njerzimin."

Ndersa ne fjalen e tij kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci tha: "Duke ju falenderuar per ardhjen tuaj per te na uruar,shpreh mirenjohjen tone per Myftinin e Pukes e cila cdo here na ka mbeshtet dhe na eshte gjetur pran."

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani tha: "Ne kete dite te shenuar per besimtaret Katolik ju uroj ju Famullitar dhe nepermjet jush edhe gjithe besimtaret tuaj festen e Krishtelindjeve. Sot shoqeria po perballet me ngjarje negative te cilat cenojne moralin e familjes,prandaj kerkohet nga ne qe te predikojme edhe me shume mbi rendesin e familjes me qellim, ngritjen e moralit ne shkallen e duhur."

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me kete rast uroj edhe forcat politike qe ndodheshin prezent duke leshuar nje mesazh: "...Duke marr shkas qe ndodhemi sebashku ketu tju uroj vitin e ri 2013. Le te jete ky vit i mbar dhe i qete per vete dinamiken qe do kete ky vit. Uroj qe takimet me drejtuesit e forcave politike te rrethit Puke , por edhe te kryetareve te njesive vendore te jene edhe me te shpeshta me ne, dhe jo vetem ne rast festash..."
Me pas takimi vazhdoi me pershendetjet e te pranishmeve .

Puke me 25 dhjetor 2012
 
Fotografi te tjera










Info:Kjo teme eshte e publikuar ne faqen e Myftinise se rrethit Puke ne Facebook dhe ne Twitter.

Sunday, December 23, 2012

Bashkesia Islame e Kosoves,publikon faqen e Myftinise Puke

Bashkesia Islame e Kosoves ne faqen zyrtare te saj nder faqet qe publikon, ka publikuar edhe faqen e Myftinise se rrethit Puke.
Ky publikim eshte bere pas kerkeses se Myftinise se rrethit Puke drejtuar portalit te http://bislame.net/ . Faqja e Myftinise se rrethit Pukes eshte e publikuar ne faqen e Komunitetit Mysliman si dhe ne disa forume.
Stafi i Myftinise se rrethit Puke falenderon BIK-un per kete publikim qe i ben faqes sone ne portalin e http://bislame.net/ .


Monday, November 26, 2012

Roli i klerit mysliman Pukjane per Liri e Pavaresi


Roli i klerit mysliman pukjane per liri e Pavaresi

( Perkujtim ne kuaderin te 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise )

        Perpjekjet e klerit mysliman te Pukes per lirine dhe Pavaresine e Atdheut jane te njohura qofte permes kujteses historike, qofte permes disa burimeve arkivore te rendesishme. Keto perpjekje jane me te dukshme dhe te drejtuara qe nga Lidhja e Shqiptareve te Prizrenit e ne vazhdim. Ky fakt i rendesishem pergjithsisht eshte lene ne hije ose eshte paraqite si rastesisht dhe i manget me dashje apo pa dashje.

      Megjithate, imami teolog qe eshte shquar per unitetin e komuniteteve deri te ngjallja e dashurise atdhetare ka qene Musa Dizdari, i njohur ne popull me emrin Hoxhe Puka.

      Musa Et'hem Dizdari, Hoxhe Puka (1800-1900) njihet si i pari imam vendas, per te cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore per veprimtarin e tij te shquar atdhetare.

       Bazuar vetem ne vendimin e Gjykates Ushtarake Shkoder 19 gusht 1881 edhe te akteve gjyqsore te Ministrise se Luftes, percjelle me shkrese prej Kryeministrit turk Pallatit Perandorak ne Stanboll, del se Ismail Salih Age Kryeziu, ne bashkepunim me imamin e Xhamise se Pukes, Haxhi Musa Et'hem Dizdari dhe te Muhamet Bytyçit, imami i fshatit Bytyç, dhenderr i Ismail Ages, organizuan percjelljen dhe sigurine prej Prizrenit deri ne Shkoder te Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetari i Komunitetit Drejtues te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per Haxhi Ymer Prizenin ishte leshuar urdheri per kapjen e tij (arrestimin), si organizator "i kryengritjes qe kishte themeluar dhe kishte pergatite ai", gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881.

       Nepermes ketyre dokumentave osmane del se veprimtaria atdhetare per Liri dhe Pavaresi e Haxhi Musa Dizdarit, imam i Xhamise se Pukes, Hoxhe Puka, del jasht kuadrit krahinor, Kazase se Pukes, sepse merr shtrirje me permasa kombetare, me perpjekjet ne bashkepunim per te shpetuar Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetarin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, nje prej figuarave me te rendesishme te Rilindjes Shqiptare.

       Hoxhe Puka, edhe pse kishte mosmarrveshje me Ismail Age Kryeziun per postin e kajmakanit te Pukes, te cilin e kerkonte per deren e tij, te birin, Et'hemin, kapter i xhandarmerise se Pukes, kur erdh puna per interesa kombetare ne kuadrin e Lidhjes Shqiptare te Prizenit,iu be krah Ismail Age Kryeziut dhe i vuri ne sherbim te birin e vet,Et’hemin, rival me Ismail Kryeziu per postin e kajmakamit te Pukes.

     Mahmud Bytyçi, i cili nen petkun e imamit udhetoi per ne Prizren, ku me shoqeruesit e vet, e mori ne mbrotje Haxhi Ymer Prizrenin dhe e kaloi ne Bytyç te kulla e vet, ku e priste Et’hem Dizdari i Pukes per ta percjelle ne Kryezi. Ne Kryezi e priste i biri i Ismail Age Kryeziut, imam Zenel Hoxha, imami i Xhamise se fshatit Kryezi. Ne vazhdim, haxhi Ymer Prizeni percillet ne siguri te plote prej ketij imami te Xhamise se Kryeziut, Zenel Hoxhes, per te kulla e Hoxhe Pukes, Dizdarit.

      Per kete perkrahje perj imameve pukas, merren masa te ashpa prej qeveritareve turq kunder Ismail Age Kryeziut, Hoxhe Pukes dhe te bijve, te cilet arrestohen dhe dergohen ne gjyqin ushtarak Shkoder, sepse me veprimtarin e tyre kane “guxuar te nxise veprimet kryengritse dhe antishteterore.” Dhe me kete akuze gjykohen dhe denohen “te internohen jasht vendit te tyre.”Edhe Kryeministri ne shkresen e tij, shoqeruar aktet gjyqesore Pallatit Perandorak, Sulltanit thekson se: “Ismail Agai dhe hoxha i Pukes, Musa efendiu, kane qene nga njerezit e rrezikshem qe paten turbulluar dhe prishur qetesine e vendit.” Sulltani, ne pergjigjen e tij 15 nentor 1881, i cili thekson se: “Shkresa e larte e shkelqesise Suaj, zotni Kryeminister…. Si edhe aktet e tjera, u pane nga Madheria e Tij” (Sulltani) i cili urdheroi qe te zbatohet vendimi i gjykates ushtarake per internimin dhe largimin nga vendi i tyre.    
      Perfundimisht u internuan “me rrugen e Selanikut dhe te Aleksandrise per ne Merash”. Ne Kryezi tregonin se perfunduan ne Halep te Sirise, ku u mbajten ne internim per afro pese vjet, pa pase asnje perkrahje, shteterore, vec sa u shperblye Hoxhe Puka prej vendasve, te cilet ishin shume te kenaqur prej sjelljes se tij me tad he per sherbimet fetare qe u kryente.
(Akademia e Shkencave, Instituti i Historise, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet Osmane 1878-1991)

        U liruan vetem me amnistine e Sulltanit per te qetesuar Kryengritjen e Prizrenit me 1885, e cila u shtri deri ne viset e Pukes nen udheheqjen e Mustafe Ismail Kryeziut bashke me te villain,imam Zenel Hoxha.

       Imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919), i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog, hoxhe i Xhamise se Iballes, ka perkrah Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Imam Isuf Arif Hoxha ishte mik me Dizdarin e Pukes, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Keto lidhje krushqie e miqesore i bashkuan me shume ne perkrahjen e Lidhjes se Prizrenit, qe forcuan ndjenjat kombetare, qe u shprehen sidomos ne ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, ne ruajtjen e raporteve te mira deri miqesore e ne krushqi. Keshtu, imam Isufi ishte nip i  Cecë Halilit te Dardhes, burre  trim dhe guximtar, me te cilin ruante lidhje te ngushta daje-nip. Per me teper, imam Isuf ndihmonte dhe respektonte edhe Kabashes te tjere te Dardhes a te Meziut si “daje”, sic ishte rasti i Mark Bales se Meziut i cili u semure ne Mertur, ku kishte shkuar per feste dhe erdh e vdiq ne kullen kater katesh te imam Isufit, Hoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin e guximtar te Meziut, ndersa prifti Domeniko Passi, misionar Italian, e kishte “mallkuar” se kishte marr grua te dyte per femije, qe ia pertrine kullen ne shuarje, qe sot jane bere mbi dhjete familje me shtrirje qe prej Meziu,Shkodra, Tirane deri ne SHBA ( USA), (Cordignano, A.F. –Shqiperia nepermjet vepres dhe shkrimeve ten je misionari…”Rome,1933. Perkthim i I.Zamputit. Doreshkrimi ruhet ne Muzeun Historik te Pukes.).

       Imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), imam e Myfti i Pukes, “Qytetar Nderi i PukesZenel Hoxha u kthye prej studimeve ne vendet arabe me 1879, ne moshen te pjekur dhe me nje culture te gjere islame. U kthye ne nje kohe kur ndihej shume nevoja e tij, se situate politike ihte e ndare. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Denimi dhe internimi i Ismail Age Kryeziut bashke me imamin afro 80-vjecar haxhi Hoxhe Puka, i lane mbresa te forta,sa vendosi te ndjek udhen e tyre te Lirise dhe te Pavareise te Atdheut, gje qe e tregoi gjate kryengritjeve antiosmane 1910-1912.

      Zenel Hoxha u ka pri ne namaz edhe Shefqet Turgut Pashes, korrik 1910, ministerit te brendshem turk, Adil Beut, mars 1912, si edhe Hasan Riza Pashes, vere 1912, por ne hytbe u eshte shprehur; “Allahu e ka dhene qe cdo popull te jete i lire ne vendin e vet.” Gjithashtu ka nxite e perkrahe frymen liridashese te luftetareve qe luftonin per Liri e Pavaresi gjate Kryengritjes se Pergjithshme 1912 dhe per karakterin demokrati te shtetit.

       Jeta e tij ka qene shembull virtyti: gjithmon bujar, popullor, imam me cilesi te larta per ndergjegjesimin e besimtareve ne mesimin dhe zbatimin e normave  te besimit islam, por gjithnje me respektimin e cdo besimi tjeter, unitetin e popullit si komb e Atdhe i perbashket. Prej tij mesuam imam te ardhshem si: Asllan Hoxha, Beqir Hoxha, Sahit Hoxha, Shaban Rexha etj., te cilet edukuan besim,respect,unitet, ndjenja atdhetarie. (Dr. Sulejman Sula,Zenel Hoxhe Mehaj, Tirane 2005)

      Kushtrimin e fillimit te luftes ne Malzi e dha i pari Sadik Hoxha, imam dhe banues ne fshatin Dukagjin te Maliziut, sot me rrethin e Kukesit. Mbas imam Sadik Hoxhes filluan pushken qe prej Vaspasit, Pistes etj.

       Imam Osman Hoxha ( 1847 – 1912 ), banues dhe hoxhe ne fshatin Flet, Kulumri dhe ne tere Udhemadhen, bashke me Baram Hazirin, muezzin, dhane nje shembull burreror e te guximshem, me fillimin e luftes kunder pushtuesve serbe me 12 nentor 1912. Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me te gjitha forcat pushtuesin serbe, te cilet po kryenin krime te vazhdueshme ne Kosove, sic i vune zjarrin edhe Malziut, ku vetem ne Gdheshte theren e masakrun 72 pleq, femije e gra.

      Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina” arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit,u vuri pushken. Ne befasi vrau tre ushtare serbe, te cilet i qiten rrethimin dhe e plagosen rende. Osman Hoxha i thirri mezinin Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”

      Baram Haziri leshoi kushtrimin: “Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhen!” dhe shtiu drejt kolones serbe qe po i ngjitej lugines se Fletit. Mbas kushtrimit e pushkes se tij e gjithe lugina e Fletit u ndiz flake prej armeve te fletasve dhe sakajaneve te Vaspasit, te terhequr mbas luftimeve te ashpra qe kishin zhvilluar me pararojen e ushtrise serbe, ku mbeten te vrare 20 ushtare dhe komandati i tyre, perballe istikamit (pozicionit) te Ismail Arfit, i cili ra deshmor i Atdheut, por u perjetesua ne kenge, si edhe fletasit me Osman Hoxhen e Baram Hazirin:

“Djale ish kan ai Zmajl Arifi!
Zmajl Arifi ish kan djal,
Me ka çu Shkodra nji fjal:
Teslim serbit mos me ju bam!”

Kurse per luten e Fletit me serbe, mund te shkepusim keto vargje:

Kush e nisi luften i pari?!
E ka nis dy hoxhallare!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha ‘i shehitli!
Ka nis luften me Serbi!
N’ujt e Goskes jan mbyt nje mij!”

(Visaret e Kombit, vll. IV. Tirane, 1939, f.58-59, mbledhe ne Lume,Kukes) Ne nje kenge tjeter, moterzim, mbledhe ne Kabash, me 1969, kendohet:

Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha,past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
S’i mban toka, s’i mban deti!
Gjasht taborre kan bet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet orej ‘i dit!
Dy mij vet kan dal komit.”


       Imam Sadik Prishtina e Qazim Nushi, kosovare te persekutuar prej pushtuesve serbe,sepse nuk u pajtuan me pushtimin dhe barbarizmat e tyre mbi popullin e pambrojtur kosovare. Sapo erdhen ne Puke, u caktuan imam ne Kabash dhe Qerret, te cilet gjate sherbimit ne besimin islam edukuan dashurine per Atdheun, Kombin, flamurin e gjuhen e shkruar amtare, mohuar ne Serbi, Crnagore, Maqedoni e Greqi. Ne vazhden e ketyre traditave atdhetare te klerit mysliman ne Puke, do te vazhdojne edhe imamet, Myftite te Pukes: Haxhi Elez Hoxha dhe i vellai Hazhi Ibrahim Hoxha.

     Haxhi Elez Hoxha (1912-2005), “Qytetar Nderi” i Bashkise se Pukes, sherbimin e imamit fillimisht e filloi ne Delvine, ku tregoi kujdes ne edukimin e unitetit nderfetar, unitetit te popullit, respektin reciprok per interes te Atdheut.

      Gjate pushtimit nazifashist Haxhi Elez Hoxha, perkrahu fuqishem njesitet partizane dhe urrejtjen ndaj pushtuesve. U shqua vecanerisht ne Kuvendin e Shtate Bajraeve te Pukes, Kabash, 3 tetor 1943, ku me nje oratori popullore shtroi kerkesen per forcimin e unitetit te popullit, rezistencn mbar popullore kunder pushtuesve nazifashist deri ne clirimin e Atdheut. ( Dr.S.Sula, Puka vazhdimsi vlerash,Elez Hoxha-kerik atdhetar dhe demokrat.Tirane, 2008,f.129-157)

       Edhe haxhi Ibrahim Hoxha, “Myfti Nderi i Myftinise Puke”, predikoi urrejtjen kunder pushtuesve nazifashist dhe rezistencen e vendosur kunder tyre. Vete ai dha shembullin e guximshem atdhetar si qytetar dhe si imam me vrrosjen e trimave: Kadri Zogu dhe Ismail Ibrahimi, deshmore te Atdheut, rene ne luften e Rrapes, me 2 nentor 1944, pa u terhequr para kercenimeve te forcave naziste qe ishin egersuar prej humbjeve ne Rrape.

       Keto jane dis shenime per rolin atdhetar te klerit mysliman pukjan krahas klerit katolik ne Puke per Liri dhe Pavaresi te Atdheut, qe duhet ti vlersojme, sic po vlersohen sot ne kete seminar, organizuar me nismen dhe kujdesin e imam Gezim Kopani, Myfti i rrethit te Pukes, perkrah prej Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.


Pergatiti:  
Gezim Kopani


Kjo kumtese eshte mbajtur nga Prof.Xhemal Meçi ne seminarin me teme: “Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi” date 25 nentor 2012

Sunday, November 25, 2012

Zhvillohet seminari: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi"

Myftinia e rrethit Puke sot me date 25 nentor 2012 ne ambjetet e Hotel Turizmi Puke zhvilloi seminarin me titull: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi"

Seminari u hap me hymnin e flamurit. Ne kete aktivitet moren pjese: Myftiu i Pukes Gezim Kopani , Drejtori i Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise Altin Shima,  N/Prefekti i rrethit te Pukes Martin Markdodaj, N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj, Drejtori i Zyres Arsimore te rrethit Puke  Vldimir Kola , familjare te Hoxhallareve Pukjan si dhe intelektual dhe besimtare mysliman.

Seminari zhvilloj rrjedhen e vete nen drejtimin e moderatorit Fran Vukaj i cili beri te qarte qellimin e zhvillimit te ketij seminari nga Myftinia e rrethit Puke.
Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Ylli Hadroj mbajti kumtesen me teme: "Historik i shkurter mbi Mejtepet e Pukes. Ai nder te tjera tha: "...Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke luajten nje rol te rendesishem ne arsimimin e Pukjaneve duke ua mesuar lexim e shkrim shqip. Mejtepet qene nje vater e rendesishme edhe per trimat Pukjane qe luftuan per Atdheun ne lufte kunder pushtimit serb."

Nje teme e rendesishme ishte ajo e antarit te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke prof. Xhemal Meci i cili mbajti kumtesen me teme: "Roli i klerit mysliman Pukjan per Liri e Pavaresi"
Me pas u mbajt nje kumtese nga Aferdita Hadroj me teme: "Roli i grave myslimane ne mbeshtetje te Atdheut."
Me pas aktiviteti vazhdoi me disa poezi te interpretuara nga moderatori i seminari Fran Vukaj.

Ky seminar u pershendet edhe nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili me kete rast mbajti nje kumtese me teme: "Dashuria ndaj Atdheut urdher i Krijuesit te gjithesise" Myftiu nder te tjera tha: "...Kontributi i Myftinise se rrethit Puke dhe Hoxhallareve Pukjan eshte nje rast i vecante, qe

nepermjet ketij kontributi dolen njerez Adhe dashes."
     
Aktiviteti u pershendet nga N/Prefekti i Pukes Mirash Markdodaj i cili tha: "...Me kenaqesi e pranova ftesen per te marr pjese ne kete aktivitet qe zhvillon Myftinia e rrethit Puke ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise. Ky aktivitet tregon velrat e medha qe mbart rrethi i Pukes ne mbrotje te Atedheut ku luajtur nje rol te madh edhe kleriket mysliman te Pukes."
Aktivitetin e pershendeti N/Kryetari i Keshillit te qarkut Shkoder Ferit Ringaj i cili tha: "...Vertet ky aktivitet vjen ne nje kohe te vecante te 100 vjetorit te Pavaresise.Nuk ka si te kalonte ky 100 vjetor i Pavaresise pa u permendur edhe kontributi i klerikeve mysliman te rrethit te Pukes ne mbrotjen e Atdheut."

Aktiviteti u pershendet edhe nga Drejtori i Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperis z.Altin Shima i cili tha:
"Hoxhallaret pukjan nepermjet Mejtepeve mbajten ne kembe Atdhe dashurine duke na nxitur edhe neve qe ta qojme perpara ate pune aq te madhe e te palodhur dhe te ndritur, qe sot i perkujtojme me krenari.Ne kete vit jubilar ne emer te kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise h.Selim Muca dhe ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise tju uroj : "Sa te jete jeta te kete shtet Shqiptare.Urime 100 vjetorin e Pavaresise!"

Seminarin e pershendeti edhe drejtori i Zyres Arsimore te rrethit te Pukes Vladimir Kola i cili nder te tjera tha:
 "...Me 100 vjetorin e Pavaresise filloj te shfaqen gradualisht edhe fakte te reja te njerezve te medhej te cilet kontribuan per shtetin e Shqiperise me cdo mundesi qe ata kishin. Rast te tille sic e degjuam kishim edhe kontributin e hoxhallareve Pukjane per mesimin e gjuhes Shqipe."
Me pas aktiviteti u mbyll me pershendetje te ndryshme nga personalitet e pranishem ne kete seminar.
Puke me 25 nentor 2012

Friday, November 16, 2012

Myftinia Puke i pergjigjet apelit per ndihme ne Ptv Suta dhe Mrike Ndoj

Myftinia e rrethit Puke i eshte pergjigjur apelit te leshuar nga Suta dhe Mrike Ndoj per ndihme  ne Puka Televizion.

Dy te moshuarat jetojne ne mesin e varferise ne fshatin Ukth te Komunes Qelez.Varferia e madh dhe mosha e thyr ka bere qe Suta 80 vjece dhe Mrika 90 vjece te kerkojne ndihme ne ushqime ne Puka Televizion.Si edhe ne raste te tjera Myftinia e rrethit Puke vendosi te ndihmoj me pako ushqimore keto dy plaka. Ndihma eshte e mjaftueshme per dy muaj.
Ketij apeli ju pergjigjen institucione dhe qytetare Pukjane.
Dt.16.11.2012

Friday, October 26, 2012

KMSH shperndan mish kurbani ne rrethin e Pukes

Me date 25-26 tetor 2012 Komuniteti Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me "Diyanetin Turk" Zyra per Ceshtje fetare prane ambasades Turke Tirane nepermjet Myftinise se rrethit Puke ka shperndare mish kurbani per dissa familje pukjane.

Myftinia e rrethit Puke pas ngritjes se nje grupi pune i perbere nga antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ka bere edhe organizimin e shperndarjes se mishit te kurban Bajramit ne rrethin e Pukes. Fillimisht me date 25 tetor 2012 pas faljes se namazit te Kurban Bajramit grupi i punes ka filluar therrjen e kurbanit prane Xhamise se re Puke.Me pas grupi i punes ka filluar pergatitjen e pakove me mish. Me pas nje grup pune ka filluar edhe shperndarjen e mishit te kurbani ne gjithe rrethin e Pukes.
Mishi  kurbani eshte shpernda ne qytetin e Pukes, fshatin Qerret, Dedaj,Iballe etj.
Nga kjo dhurate e kurbanit perfituan familje myslimane dhe katolike perkatesisht ato familje qe kane jetim,paraplegjik,familjet qe jane ne gjak,familjet me pjestar shume etj.
Nga mishi i kurbani kane perfituar mbi 100 familje. Prej disa vitesh Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka organizuar shperndarjen e mishit te kurbani per familjet Pukjane ndersa Zyra per Ceshtje Fetare prane Ambasades Turke ne Tirane kete vite ka ndihmuar dy here disa familje pukjane.


Fotografi
 





 
 
 
 
 


Shoqata Istanbul shperndan mish kurbani ne Puke

Me date 26 tetor 2012 shoqata V.H.K.Istanbul ne bashkepunim me Myftinine e rrethit Puke ka shperndare mish kurbani per besimtaret mysliman ne rrethin e Pukes.

Mishi i kurbanit u shpernda nga nje grup pune i cili ka bere edhe perzgjedhjen e familjeve ne nevoje.
Ne disa raste mishi i kurbani u dergua ne shtepi. Mishi i kurbani u shpernda ne fshatin: Lejthize,Rrape, Fush-Arrez. Ne kete dhurate u perfshine mbi 40 nxenes te kursit islam ne Puke dhe Fush-arrez.

Nga mishi i kurbanit perfituan afersisht rreth 100 familje myslimane. Shoqata Istanbul edhe me pare i eshte gjetur prane myslimaneve Pukjane ku kujtojme ndihmen e dhene ne muajin shkurt 2012 per familjet e izoluara nga debora.


Thursday, October 25, 2012

Me rastin e Kurban Bajramit zyrtaret Pukjan vizitojne Myftinine Puke

Sot me date 25 tetor 2012 me rastin e festes se Kurban Bajramit funksionare zyrtare te rrethit te Pukes kan vizituar Myftinine e rrethit Puke per te uruar besimtaret mysliman.

Te paret qe vizituan Myftinine ishin Famullitari i Kishes Katolike Puke, Famullitar i Kishes Katolike Fush-Arres te cilet uruar Myftiun e Pukes me rastin e festes se Kurban Bajramit. Ne fjalen e tij Famullitari D.Giovani tha: "...Festa e Kurban Bajramit eshte nje pike e cila na bashkon edhe ne me besimin mysliman pasi edhe Abrahami (Ibrahimi) ka bere kurban ne sheje respekti per jeten.Keshtu edhe ne duhet te punojme qe te duam me shume jeten." Ne fjalen e tij Famullitari i Kishes Katolike Fush-arrezit A.Walterman tha: "...Uroj besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban Bajramit. Besimet fetare duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin per vete faktin pasi Shqiperia ka probleme me korrupsionin, menyren e perceptimit etj.Kjo e len prapa vendin prandaj duhet te edukojme qe njerzit te jene te drejte me veten dhe te tjeret."
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjra tha: "Besimi ne Zotin e vetem edhe te pa shoq mundeson qe njerzit te jene te lumtur dhe te gezuar mes njeri-tjetrit por edhe me bashkesi te tjera. Myftinia e rrethit Puke cdo here ka qene bashkepunuese me institucionet e fese Katolike ketu ne rrethin e Pukes. Me kete rast pershendes Famullitarin e Kishes Katolike Fush-Arrez qe ndodhet sot ne Myftinine e rrethit Puke per te na uruar festen tone pasi kjo eshte hera e pare qe nje Famullitar nga kjo Famulli na vjen per vizite ne Myftinine e rrethit Puke."

Me pas Myftinia e rrethit Puke u vizitua nga drejtues te Partise Socialiste te rrethit Puke te cilet uruan Myftiun e rrethit Puke dhe nepermjet tij te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke.
Nje vizite tjeter e zhvilluar ne Myftinine e rrethit Puke ishin grupi i Partise Demokratike te rrethit Puke me ne krye me deputetin Ndue Paluca. Ne fjalen e tij deputeti i rrethit Puke tha: "Shfrytezoj kete rast per te uruar te gjithe besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban Bajramit. Kjo feste tashme festohet me bukur se ne festat e meparshme pasi Shqiperia eshte drejte rruges se saj te antarsimit si vend kandidat ne BE.Po ashtu kjo feste kremtohet edhe me bukur pasi shqiptaret do festojne vitin jubilar te 100 vjetorit te shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur dhe sovran."Urime te njejta u bene nga kryetar: Bashkie dhe Komunave,N/Prefekti,Drejtor nga institucionet arsimore,Zyra Postare,QKF Puke,Sendikatat,Lidhja e shkrimtareve etj.

Puke me 25 tetor 2012

Festohet Kurban Bajrami ne rrethin e Pukes.


Me date 25 tetor 2012 qindra besimtare Mysliman te rrethit Puke i jane drejtuar xhamive per te falur namazin e Kurban Bajramit.


Ritet fetare kulmuan ne Xhamine e re te qytetit te Pukes. Ritet filluan me faljen e nemazit te sabahut dhe per rreth nje ore besimtaret
mysliman degjuan predikime te ndryshme mbi fene islame.



Ne oren 07:44 mbi 500 mysliman kan marr pjese ne faljen e namazit te Kurban Bajramit ku nje pjese nga keto jane falur edhe ne ambjentet e jashtme te Xhamise. Namazi i Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani.
Puke me 25 tetor 2012.


Wednesday, October 24, 2012

Ndiqni neser dt.25 tetor 2012 ne Puka Tv filmin "Mesazhi Islam" i dubluar ne gjuhen shqipe

Ne kuader te festes se Kurban Bajramit Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se neser date 25 tetor 2012 ne oren 21:15 (pas edicionit qendror te lajme) do transmetohet ne Puka Televizion filmi "Mesazhi Islam" i dubluar ne gjuhen shqipe.

Puka Televizion mund ta shikojne te gjithe ato qe disponojne antene te thjeshte dhe te gjithe qytetaret qe jane te abonuar ne kabllorin Tv ne Puke dhe Fush-Arrez.




Gezuar festen e Kurban Bajramit!

Neser 25 tetor 2012 festa e Kurban Bajramit

Myftinia e rrethit Puke informon te gjithe besimtaret mysliman se neser date 25 tetor 2012 zhvillohet falja e namazit te Kurban Bajramit. Ju informojme se ritet fetare fillojne qe ne oren 06:00 me faljen e namazit te sabahut. Me pas imami i Xhamise do mbaj predikime mbi tema te ndryshme islame deri ne oren 07:30. Te gjithe besimtaret qe kane deshire te marrin pjese ne namazin e Kurban Bajramit duhet te jene ne Xhamin e Pukes ne oren 07:30 per tu pergatitur per namazin e Kurban Bajramit qe do filloj ne oren 07:44. Namazi i Kurban Bajramit do falet ne fshatin Qerret dhe ne fshatin Iballe.

Per Hajer Festen e Kurban Bajramit

Myftinia e rrethit Puke uron te gjitha familjet Pukjane: "Per hajer festen e Kurban Bajramit!"

Myftiu i Pukes uron besimtaret me rastin e Kurban Bajramit

Me date 24.10.2012 me rastin e festes se Kurban Bajramit Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani uron besimtaret mysliman.

Ne urimin e tij Myftiu tha: " Me rastin e festes se Kurban Bajramit ne emer te Komunitetit Mysliman te Shqiperise uron te gjithe besimtaret mysliman per hajer festen e Kurban Bajramit. Festimi i festes se Kurban Bajramit kete vit behet ndryshe me vitet e tjere pasi Shqiperia eshte ne prag te festimit te 100 vjetorit te Pavaresise. Ne kete kuader kemi edhe nje arsye me shume per te festuar edhe me te gezuar dhe te lumtur. Edhe nje here uroj qe festa e Kurban Bajramit sjell per te gjithe besimtaret mysliman gezim,lumturi ne familjet tuaja."

Urimi i Myftiut te rrethit Puke me rastin e festes se Kurban Bajramit
Imam Gezim Kopani
Puke me 24 tetor 2012

Monday, October 22, 2012

Njoftim: Te ejten 25 tetor 2012 eshte Kubran Bajrami

Myftinia e rrethit Puke njofton se  Komuniteti Myliman i Shqiperise njofton se  me date 25 tetor 2012 eshte  Kurban Bajrami.

Ritet fetare ne Xhamine e qytetit Puke fillojne ne ore 06:00 kur do falet namazi i sabahut ndersa ne oren 06:20 imami i Xhamise do mbaj predikime te ndryshme islame.
Falja e namazit te Kurban Bajramit do behet ne oren 07:44 por per te qene brenda aktivitetit duhet me qene ne Xhami qe ne oren 07:30.


Info:
Kurban Bajrami do festohet ne te njejten date (25 tetor 2012) Maqedoni, Mali i Zi, Turqi etj.

Date: 23 tetor 2012

Saturday, October 20, 2012

Zhvillohet mbledhja e radhes se Keshillit te Myftinise Puke

Me date 20 tetor 2012 Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e radhes se Kehillit te Myftinise se rrethit Puke.

Pasi u be apeli i pjesemarresve mbledhja u deklarua e hapur. Anataret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke fillimisht miratoi rendin e dites i perbere nga: Analiza e punes nga muaji: janar 2012 deri ne muajin shtator 2012,Analiza e punes se bere per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj fshati Fush-Arrez ne bashkin e Fush-Arrezit dhe puna e berre per ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret dhe ceshtje te ndryshme.

Pasi u lexuan raportet e pergatitura, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke diskutoj dhe vlersoj mbi punen e bere ne muajin shkurt 2012 ku dhjetra familje u izoluan si pasoj e reshjeve te debores. Vlersim i vecante shkoj per ndihmen e dhene nga : Komunitetit Mysliman i Shqiperise, Myftinia Shkoder, Ambasada Turke (Zyra per Ceshtje Fetare),Shoqates Istanbul, kolegji Turk shkolla "Hasan Riza Pasha" si dhe grupit te punes i ngritur nga Myftinia e rrethit Puke per kete ceshtje.

Antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke  vlersuan punen e bere nga grupi i punes mbi grumbullimin e informacioneve te ndryshme ne lidhje me kontributin e Hoxhallareve Pukjan ne formimin e shtetit te Shqiperise, pune e cila do te kurorizohet me nje seminar gjate muajit nentor 2012 ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise.

Keshilli i Myftinise Puke diskutoj gjersisht ne lidhje me punen e bere per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj Fush-Arrez duke vlersuar se: "...ne kete ceshtje kerkohet marrja e pelqimit nga institucione te cilat ligjet ne fuqi te shtetit te Shqiperise nuk ua jep kete te drejte. Pezullimi i ndertimit te Xhamise ne lagjen Dedaj te Bashkise Fush-Arrez i bere per here te dyte u vlersua si problematik dhe si per pasoj ka sjell disa here tension mes besimtareve mysliman dhe elementeve te tjere deshirojne te bllokojne ndertimin e Xhamise ne kete zone.Perkohesisht Myftinia Puke eshte terhequr per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj tek prona me nr.608 dhe nr.609 duke ngritur nje tjeter grup pune per gjetjen e nje vendi tjeter per ndertim te Xhamise. Nderkohe prona aktuale me nr.608 dhe 609 e blere nga Myftinia e rrethit Puke te perdoret per kurse islame dhe aktivitete te tjera.

Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi veprimtarite e zhvilluara pergjate muajit te shejte te Ramazanit duke gjalleruar keshtu jeten islame ne rrethin e Pukes.
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e madhe qe po behet ne ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret ku njeherazi Keshilli i Myftinise se rrethit Puke falenderoi donatoret e kesaj Xhamie Sahit Fishten dhe Liljan Idrizin.
Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke miratoi ndryshimet e bera ne personelin e Myftinise se rrethit Puke.
Mbledhja u byll me ngritjen e nje grupi pune mbi organizimin e veprimtarive me rastin e festes se Kurban Bajramit qe do zhvillohen me date 25 tetor 2012.



Thursday, October 18, 2012

Njoftim:Me date 25 tetor 2012 eshte Kurban Bajrami

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se me date 25 tetor 2012 eshte dita e pare e Kurban Bajramit.

 Ritet fetare do fillojne ne Xhamine e qytetit Puke ne ore 06:20 ku imami i Xhamise do mbaj predikime te ndryshme islame.Falja e namazit te Kurban Bajramit do behet ne oren 07:44  por per te qene brenda aktivitetit  duhet me qene ne Xhami qe ne oren 07:30.

Myftinia e rrethit Puke njofton gjithashtu te gjithe besimtaret te cilet do bejne prerjen e ndonje kafshe (per kurban) ose deshirojne te dhurojne Xhamise ndonje kurban mund ta sjellin ate  diten e merkure (naten e Kurban Bajramit) ose diten e pare te Kurbanin e Bajramit prane Xhamise se qytetit Puke pasi Myftinia e rrethit Puke do organizoj prerjen e tyre dhe ndarjen sipas rregullave islame duke ju shperndare te varferve dhe jetimeve.
Per informacion kontaktoni ne kete numer: 0685020099
Myftinia e rrethit Puke ju uron: "Per hajer e nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit!"

Friday, October 12, 2012

Ftese per grumbullim informacionesh te Imameve Pukjane.

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise , Myftinia e rrethit Puke ne muajin nentor 2012 do organizoj nje seminar me teme: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjane ne formimin e shtetit Shqiptare"

Per kete qellim Myftinia e rrethit Puke kerkon mbeshtetjen e te gjithe besimtareve mysliman te rrethit Puke per te derguar informacione te ndryshme ne lidhje me kontributin e Hoxhallareve Pukjane ne formimin e shtetit Shqiptare ne rrethin e Pukes si psh: ne mbrotjen e Atedheut, ne mesimin e gjuhes Shqipe etj. Informacioni duhet te kete: emer,mbiemer,vendi ku eshte zhvilluar aktiviteti,koha kur kur eshte zhvilluar (data,muaji,viti), forografi dhe burimi i informacionit.
Kushdo qe ka informacion jane te lutur te kontaktoje me drejtuesit e Myftinise se rrethit Puke, me Antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ose  ti dergoni me poste ne kete adrese:
"Myftinia e rrethit Puke,prane Xhamise se re Puke."
Cdo informacion do arshivohet ne Myftinine e rrethit Puke.



Sunday, October 7, 2012

Nxenesit e kursit te besimit islam vizitojne Myftinine e Pukes

Nxenesit e besimit islam ne qytetin e Pukes gjate dites se sotme date 07 tetor 2012 pas disa oreve praktike mbi menyren e marrjes se abdestit dhe menyren e faljes se namazit zhvilluan nje vizite ne Myftinine e rrethit Puke.


Nxenesit u priten nga Myftiu imam Gezim Kopani i cili pasi uroj mireseardhjen tha: "...cdo vite Myftinia e rrethit Puke ka pritur nxenes nga krusi i besimit Islame te qytetit te Puke. Edhe kete vit por edhe vitin qe do vije Myftinia e rrethit Puke do zhvilloje aktivitete me ju. Uroj qe mesimet qe merrni tju ndihmojne sadopak ne formimin tuaj edukativo-fetare dhe jo vetem. Suksese dhe mbaresi. Me pas Myftiu foli pak ne lidhje me festen e Kurban Bajramit dhe rendesise qe ka kjo feste per besimtaret mysliman.
Me pas nxenesit drejtuan disa pyetje Myftiut ne lidhje me tema te ndryshme ne fene islame.

Fotografi te punimeve te Xhamise Qerret

Fotografi nga punimet ne Xhamin e fshatit Qerret Puke.
















Ne punim