Wednesday, January 4, 2012

ANALIZA VJETORE E MYFTINISE SE RRETHIT PUKE PER VITIN 2010


Falenderimi i takon vetem Allahut te Madheruar, Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme.Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. mbi familjen e tij, shoket dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Fundit.
Myftinia e rrethit Puke ne aktivitetin e saj te zhvilluar gjate vitit 2010 ka qene nder vitet ne te cilat ka pasur suksese te kenaqshme te cillat po i paraqesim si me poshte:
-Aspekti Fetare
Gjate dymbedhjete muajve te vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke rregullisht ka bere aktivitet fetare ne rastet e festave fetare si:
Seminare ne muajin e Mevludit, Ditelindjese Profetit Muhammed a.s duke zhvilluar keshtu nje Seminare ne fshatin Qerret si dhe ne qytetin e Pukes.Aktiviteti ka qene i pasuruar me: kumtesa te mbajtura nga Myftiu I Pukes Imam Gezim Kopani, Xhemal Meci, Afrim Laci. Gjithashtu ne aktivitet nuk ka munguar edhe grupi i nxenesve te qendres Islame SHBKI te cilet kane mbajtur monologe dhe ilahi.
Ne muajin Korrik Myftinia e rrethit Puke ka realizuar nje seminare ne Bashkine e Fush-Arresit me teme:
“Rinia dhe e ardhmja e tyre”.
Gjate muajit te bekuar te Ramazanit Myftinia e rrethit Puke ka shtruar disa iftare ku permendim:
Iftari i pare i dhene ka qene fale bashkepunimit mes Myftinise se rrethit Puke dhe Shoqates Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul.Ne kete iftare kan marr pjese mbi 70 agjerues.
Iftari i dyte ka qene ne saje te bashkepunimit mes Shoqates SHBKI Puke dhe Myftinise se rrethit Puke ne Bashkine e Fush-Arresit ne te cilen moren pjese mbi 40 agjerues.
Iftari i trete ka qene ne saje te bashkepunimit me “Eigrup” ku ne kete iftare kan qene te ftuar drejtues institucionesh ku permendim: Famullitarin e Famullise Puke,Kryetari i Bashkise Puke,Drejtore si dhe agjerues.Ne kete iftare kan marr pjese mbi 80 agjerues.
Me po te njejtin bashkepunim Myftinia e rrethit Puke ka shtruar iftarin e dyte ne Bashkine e Fush-Arresit ne te cilen moren pjese mbi 30 agjerues.
Iftari i radhes dhe permbylles ka qene ne saje te bashkepunimit mes Myftinise se rrethit Puke dhe Myftinise se Shkodres. Ne kete iftare moren pjese mbi 65 agjerues.
Myftinia e rrethit Puke fale bashkepunimit me Myftinine e rrethit Shkoder eshte bere e mundur transmetimin i “Ezanit” ne muajin e Ramazanin ne median lokale “PTV”.
Gjate vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke ka bere mbi 10 here inspektime ne Xhamine e Kryeziut te llojit: Ndihmes dhe realizim namazesh dhe lutjesh ne kete Xhami te re.
Nje kotroll tjeter eshte bere ne Xhamine e Iballes ku eshte bere e mundur edhe shperndarja e disa literaturave.
Ne Xhamine e Qytetit Puke eshte thirrur “Ezani” rregullisht per cdo dite te 12 muajve ne pese kohet e namazit.Rregullisht cdo dite te Xhuma eshte mbajtur vaizi.Eshte mbajtur rregullisht edhe Hytbja nga Imami i Xhamise.
Ne fshatin Qerret eshte kryer falja e namazit te Xhumas edhe kete vite nga persa te pa autorizuar nga Myftnia e rrethit Puke.
Jane kryer rregullisht falja e dy Bajrameve, Bajramit te Madhe dhe Bajramit te Vogel.
Gjithashtu Myftinia e rrethit Puke gjate vitit 2010 ka mbuluar te gjitha rastet e “namazive te xhanazeve” ne gjithe rrethin e Pukes pa asnje dytrim.
Gjate vitit 2010 ne Xhamine e qytetit Puke jane lidhur mbi 3 lidhje “Nikah” martersore edhe kjo po asnje detyrim.
-Aspekti Arsimore
Gjate vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke ka bere dy kontrolle ne dy qendrat fetare jo ne administrim te Myftinise Puke. Keshtu Kontroll-Ndihmesa e pare eshte bere tek “Konvikti i Djemve Puke” te Shoqates “Vakfi Islamik Shqiptaro Turk.Sipas raportit te gruptit te kontroll-ndihmes nga Myftinia e Pukes, rezulton se konvikti ka probleme te theksuara dhe mungese bashkepunimi dhe munges infromacion dhenie nga konvikti drejtuar Myftinise se rrethit Puke.
Kontrolli i dyte ka qene ne kurse e besimit islam te Shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke ne Bashkine Fush-Arres. Gjate ketij kontroll-ndihmes eshte verejtur nje pune e mire, pasi shoqata ne fjale ne saje te ndihmeses dhe perkrahjes nga Shoqata V.H.K.Istanbul eshte bere e mundur hapja e ketij kursi islame ne Bashkine Fush-Arres.Plani mesimore eshte ne perputhje me Myftinine e rrethit Puke.Ne kete kurs gjenden mbi 16 nxenes te grupmoshave te ndryshme.
Gjate vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke ka shperndare keto literature: Kalendari I faljeve 2010 te KMSH,Gazeta Drita Islame,Ilmihal etj.
-Aspekti i pronave “Vakuf”
Myftinia e rrethit Puke ne saj te bashkepunimit me Shoqaten “V.H.K.Istanbul” eshte bere e mundur blerja e nje shtepie sebashku me truallin e saj afro 1 dylym ne Bashkine e Fush-Arresit.Pas kryerjse se Akt-Shitblerje me noter, dhe pas likujdimeve te detyrimeve mes paleve, Myftinia e rrethit Puke merr ne pronesi si prone vakuf siperfaqen e siperpermendur ne Bashkine Fush-Arres.Destinacioni i kesaj pasurie “Vakuf” do jete per ndertimin e Xhamise se re ne Bashkine e Fush-Arresit. I gjithe dekumentacioni per kete prone eshte kaluar edhe ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise.
Myftinia e rrethit Puke pas nje mundi mbi 7 vjecare dhe vendosmerine e imam Gezim Kopani eshte bere e mundur rrethimi prej 2 dylym toke te teritorit te Xhamise se re te qytetit Puke. Ndihmuesit jane nga disa vellezer myslimane duke perfshire: Xhematin e xhamise Puke,vellezer mysliman nga Shqiperia Italia dhe nga Turqia etj. Ne realizimin e ketij rrethimin jane punsuar disa nga xhemati i Xhamise Puke. Gjate kryerjes se punimeve eshte verejtur nje tendece e larte me qellim bllokimin e rruges qe dergon per tek Xhamia e qytetit Puke nga familja e besimit jomysliman “M dhe P” familje keto ne miqesi me njera-tjetren.Ne lidhje me kete problem Myftinia e rrethit Puke ne mbledhjen e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ka paraqitur edhe nje here dekumentacionet perkatese ne organet perkatese dhe ka vazhduar puna ne realizimin e rrethimit te xhamise se qytetit Puke.
Gjithashtu eshte bere e mundur edhe rikonstruksioni i abdeshanes.
Myftinia e rrethit Puke ka verejtur probleme te shumta mbi pronesin e tokes te Xhamise se re ne Fshatin Kryezi.Per kete Myftinia e rrethit Puke ka marr masa per te marr ne pronesi te Myftinise se rrethit Puke si prone “Vakuf” teritorin e xhamise se re te fshatit Kyrezi.
-Aspekti i mardhenieve me Institucionet
Myftinia e rrethit Puke gjate vitit 2010 me te gjithe institucionet e rrethit Puke ka pasur mardhenie bashkepunimi te niveleve normale me perjashtim me Agjensine e CEZ shperndarje.Gjate gjithe vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke me kete kompani ka pasur problem mbi fenomenin e shtyllave te 10 kv ne teritorin e xhamise se qytetit Puke.Myftinia e rrethit Puke vazhdimisht ka vene ne dijeni per rezikun qe sjellin keto perciellca ne Xhami duker derguar shkresa tek: Zyren e CEZ shperndarje Puke,Shkoder,N/Prefektin e Pukes,Deputetin e Pukes,Prefektin e Qarkut etj, porderi ne fund te vitit 2010 nuk eshte bere e mundur heqja e perciellesve.
-Aspekti publik
Myftinia e rrethit Puke gjate gjithe vitit 2010 ka mbajtur mardhenie me publikun duke bere njoftime te ceshtjeve te ndryshme ne PTV. Gjithashtu Myftinia e rrethit Puke gjate vitit 2010 ka sqaruar publikun mbi keqinformimet e disa faqeve sociale ne FB te cilat keqinformonin myslimanet Pukjane per fillimin e agjerimit te muajit Ramazan ne nje date tejter te asaje te KMSH.
-Aspekti i korespondences
Gjate vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke si cdo here ka regjistruar ne librin e korespondences te gjitha shkresat hyrse ne Myftinine e rrethit Puke.Gjithashtu jane regjistruar edhe shkresat dales nga Myftinia e rrethit Puke drejtuar institucioneve te tjera. Ne cdo mbledhje te Keshillave te Xhamiave ne rreth dhe gjate mbledhje te Keshilli te Myftinise se rrethit Puke eshte mbajtur protokolli perkates.
-Aspekti i mbledhjeve
Myftinia e rrethit Puke ka marr pjese rregullisht ne mbledhjet e KP te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Gjithashtu Myftinia e rrethit Puke rregullisht ne krye te 3 muajve ka zhvilluar mbledhjen e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.
Gjate vitit 2010 eshte mbledhur Keshilli i Xhamise se Fush-Arresit nga Myftiu.Mbledhja eshte bere mbi 3 here ketij Keshilli per zgjidhjen e disa aktiviteteve ne kete Keshill.
Keshillat e Xhamiave si: Puke,Fush-Arres,Qerret,Kryezi,Rrape,Iballe etj kane funksionuar sipas problematikave per gjate gjithe vitit 2010.
-Aspekti i kerkesave
Gjate vitit 2010 Myftinia e rrethit Puke nder kerkesat e tjera ka bere kerkesa per:
Ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret ne KMSH
Ndertimin e Xhamise se Koder Hanit
Shtim punojsi ne Puke,Fush-Arres,Kryezi,Iballe.
Shenim: Aspekti financiar nuk eshte i publikuar duke u mbeshtetur rrugullores per kete ceshtje.
______________
Pergaditi: A.L. G.K
Puke me 07.01.2011

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.