Wednesday, January 4, 2012

Histori e shkurter mbi islamin ne Puke

- Xhamia e Koder Hanit 

Kjo xhami eshte e para ne rrethin e Pukes. Xhamia ka pas minaret. Ka qene dy kateshe. Imamet e kesaj xhamia jane: Zenel Hoxha, Beqir Laçi, Asllan Hoxha. Muezin ka pasur: Adem Haxhia,Selim Baftia dhe Sylejman Gania (Asllani). Ne vitin 1838 eshte hapur mejtepi islam. Afer xhamise ka pasur edhe Trybe.
Ne vitin 1967 mbyllet si kul xhamia e Koder Hanit nga sistemi i komunizmit. Per here te pare per kete xhami eshte krijuar nje historik i shkurter ne vitin 2005. Nderkohe ne vitin 2006-2007 jan krijuar dy dosje per kete xhami. Si rezultat ne vitin 2007 u çertifikua xhamia e Koder Hanit Puke.

- Xhamia e fshatit Qerret 

Kjo xhami eshte ndertuar qe ne kohen e turkut. Ka pasur minaret me gure te gdhendur. Ka qene dy kateshe. Afer saj ka pasur edhe mejtepin. Imamet e kesaj xhamia kan qene: Qazim Nushi, Sadik Prishtina, Zenel Hoxha etj. Po ashtu ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Rrethit Puke. Nderkohe ne vitin 2006-2007 jane bere dy dosje per kete xhami.

- Xhamia e Kabashit

Xhamia e fshatit Kabash eshte ndertuar qe ne kohen e Osmanlive. Ka te dhena gojore se eshte ndertuar ne vitin 1839. Xhamia eshte ne mes te fshatit tek vendi i quajtur Lam. Imamet e kesaj xhamie kan qene: Asllan Hoxha ( 1910-1912 ), Sadik Prishtina (1912), Sahit Islami ( 1894-197). Ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Pukes. Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e fshatit Rrype

Xhamia eshte ne periferi te qendres aktuale. Ne kete xhami ka sherbyer si imam: Asllan Hoxha dhe Ibrahim Hoxha . Ky i fundit ka sherbyer per 30 vjete. Edhe per kete xhami ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter. Afer kesaj xhamie varrezat kane shkrim ose Arab ose Osmalisht. Ne vitin 2006-2007 jane bere dy dosje. Si rezultat ne vitin 2007 eshte bere certifikimi i kesaj xhamie.

- Xhamia e fshatit Micoj 

Kjo xhami eshte ndertuar nga mesi i shek. XIX . Xhami eshte dy kateshe. Disa thojne qe ska pasur minare, te tjere thone qe ka pasur minaret. Afer xhamise ka pasur mejtep ku mesues ka qene Beqir Laci. Imame kan sherbyer: Hysen Hoxha ( 1810-1890), Beqir Hoxha, Arif Islami. Muezin kan qene: Beqir Hoxha dhe Arif Islami. Ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Pukes. Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e fshatit Kryezi

Kjo xhami eshte ndertuar afersisht ne vitin 1825. Afer kesaj xhamie ka pasur mejtep dhe mesues ka qene Zenel Hoxha. Mejtepi ka qene afer nje qershie. Imame kan qene: Malush Hoxha (1889-1957)
Myrteza Hoxha.
Ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Pukes. Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.
- Xhamia e fshatit Iballe
Kjo xhami eshte ndertuar qe ne kohen paralargimit te perandorise Osmane. Xhamia eshte ne lagjen e zotnive. Xhamia mbrenda ka nje gure qe e quajne “ guri i berajatit” qe konvenon me naten e mire te tre “Lejletul Berat” . Kjo nate eshte e njohur si nata e tolerances. Imamet kane qene:
Isuf Hoxha (1820-1919), Hoxh Bisha ( 1957-1960). Kjo xhami eshte certifikuar ne vitin 2003.

- Xhamia e fshatit Kulumri 

Kjo xhami eshte ndertuar afersisht ne vitin 1816. Xhamia sherbente per fshatrat: Trun, Sakat, Xhath, dhe Flet. Kete fuksion e ka kryer deri ne vitin 1956. Imam ka qene Mehmet Hoxha.
Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e re e Pukes

Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1996 ne mes te qytetit Puke. Nga viti 1996-2004 ka sherbyer si Imam H. Ibrahim Hoxha. Myezin nga vitin 1996-1998 ka sherbyer Haki Ademi.Nga viti 1998-2002 mjuezin ka sherbyer Qazim Kopani. Nga vitin 2004-2008 sherben si Imam Gezim Kopani. Nga viti 2004-2008 si muezin sherben Ali Guri. Ne vitin 2006-2007 jane bere dy dosje me qellimin e certifikimit te saj.

- Mejtepi Islam  Puke 

Ne rrethin e Pukes nga vitin 1998 prane shoqates SHBKI Puke zhvillohet mesim islam. Ne kete mejtep jepen keto lende: Mesim Kur’ani, Ilmihal, akaid dhe Histori Islame. Nga ky mejtep ka shume djam dhe vajza qe sot vazhdojne mesimet ne Medresete si Haxhi Sheh Shamia Shkoder, dhe H.Mahmut Dashi Tirane.

-Kleriket e fese islame ne rrethin e Pukes

 Emer Mbiemer  Fuksioni

1 Zenel Mehaj Imam dhe Myfti
2 Beqir Laçi Imam
3 Asllan Hoxha Imam
4 Musa Puka Muezin
5 Elez Hoxha Imam dhe Myfti
6 Shaban Rezha Imam – Muezin
7 Ibrahim Hoxha Imam
8 Hoxhe Bisha Imam
9 Malush Hoxha Imam- Muezin
10 Ismail Aga Muezi- Imam
11 Myrteza Hoxha Muezin
12 Sahit Hoxha Imam- Muezin
13 Haxhi Bajrami Muezin
14 Jah Meta Muezin
15 Selim Sanoshi Muezin
16 Sadik Prishtina Imam
17 Ibrahim Tahiri Muezin
18 Adem Ademi Imam 
19 Haki Ademi Muezin
20 Sahit Islami Imam
21 Hysen Hoxha Imam
22 Arif Islami Muezin
23 Qazim Kopani Muezin
24 Sulejman Gania (Asllani) Muezin
25 Isuf Arifi  Imam 
26 Sherif Arifi Muezin
27 Ali Guri Muezin
28 Murat Musa Muezin
29 Qazim Nushi Imam
30 Nail Hoxha Muezin
31 Bajram Cena Muezin
32 Gezim Kopani Imam dhe Myfti


- Nga vitin 1994 deri ne vitin 2012 Anetare te Keshilli te Pergjithshme te Komunitetit Musliman Shqiptare kan qene:

1. Elez Hoxha
2. Ibrahim Hoxha
3. Bek Selami
4. Qazim Kopani
5. Halit Rringaj
6. Gezim Kopani
7. Astrit Kuçi
8. Arber Hoxha

- Mesues te fese islame pas viteve 1991-2006 ne rrethin e Pukes jane:

1. Adem Ademi, Lenda: Histori Islame , Ilmihal
2. Haki Ademi, Lenda: Ilmihal
3. Gezim Kopani, Lenda: Kur’an, Akaid, Arabisht, Turqisht,
4. Evlonda Hoxha, Lenda: Akaid
5. Aida Sula, Lenda: Histori Islame
6. Erjola Kopani, Lenda: Ilmihal, Histori Islame, Kur’an
7. Ardiana Kopani, Lenda: Kur’an, Akaid, Histori Islame
8. Qazim Kopani, Lenda: Ilmihal, Histori Islame

- Pergjegjesi per rinine Islame ne Puke pas viteve 2000-2006

1. Armir Mehaj
2. Ardian Kukaj

- Pergjegjesia e grave muslimane ne Puke pas viteve 2000-2005

1. Manushaqe Lluka
2. Evlonda Hoxha
3. Albana Sula


 Pergatiti 
 Gezim KOPANI
 Puke me, 23/04/2008
Ky material u mor nga faqja: https://gezimkopani.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.