Wednesday, January 4, 2012

Historiku i teologeve Islam ne rrethin e Pukes

1. Imam Musa Puka (Hoxh Puka)
Hoxha qe ka sherbyer per nje kohe te gjate duke lene emer si imam ne qytetin e Pukes eshte Hoxhe Musa Puka (Dizdari) qe me vone eshte njohur me emrin Hoxhe Puka. Musa Puka ka marr arsim islam ne Halep te Sirise.Ai gjithashtu ne disa raste ka bere imam ne xhamiat: Xhamia e Qerretit, Kabashit dhe Kryeziut ne rastet e Namazit te Teravive,Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit.Per Hoxh Puken ka te dhena jo zyrtare qe ka qene edhe Myftiu i rrethit Puke.
2.Imam Zenel Hoxha (1853-1945)
Zenel Hoxha (Mehaj) ka sherbyer edhe si imam ne Xhamine e Koder Hanit por edhe Myftiu i rrethit Puke.Mesimet e para i ka marr ne mejtepin e Pukes prane granizonit Turk ne Koder Hanit ne Lacaj te Pukes.Thuhet gjithashtu se Zenel Hoxha ka vazhduar studimet ne Turqi dhe ne Arabi. Per Zenel Hoxhen eshte shprehur teologu Ismail Muça qe thote: "Ai , Zeneli kishte dije dhe nje kulture shembullore. Kur'anin e komentonte me "Tefsire" ne menyre te larte. Ai ku predikonte per jeten dhe punet e Profetit Muhammed a.s. e tregonte shume bukur,e paraqiste si te gjalle dhe xhemati e perjetonin keto predikime si me qene ne jeten e Profetit Muhammed a.s.". Zenel Hoxha qe nga jeta e tij dhe deri ne ditet e sotme permendet nga besimtaret mysliman te rrethit Puke dhe jo vetem.Zenel Hoxh pas 60 vjetorit te vdekjes se tij, Bashkia e qytetit Puke e ka shpallur ate "Qytetar nderi i Bashkise se Pukes."
3.Imam Beqir Hoxha (Laçi) 
Beqir Hoxha eshte prej lagjes Laçaj te qytetit te Pukes. Beqir Laci eshte arsimuar ne mejtepin e Pukes. Edhe ky Hoxha ka marr mesimet nga imamet Turq qe ndodheshin ne rrethin e Pukes.Beqir Laci ka qene edhe mesues per fene islame ku ne vitet 1930 ka dhene mesim per fene islame cdo dite te Xhuma pas oreve te mesimit neper shkolla ku ne Qeverisjen e Zogut u paguante nga qeveria keto ore mesimi. Beqir Laci ka sherbyer si Imam ne fshatin Micoj. Ne kete kohe eshte hapur edhe shkolla e pare shqipe ne fshatin Micoj.Ne kete shkolle ka dhene mesim edhe Beqir Laci. Ne vitin 1935 Beqir Laci emerohet Myfti i rrethit Puke ku ne kete kohe Zenel Hoxha ishe 85 vjec. Beqir Laci ne vitin 1935 ka sherbyer edhe si Imam ne xhamine Koder Hani.
4.Imam Sahit Hoxha
Sahit Hoxha ka lindur ne Puke. Ai ka sherbyer si imam per me shume se 25 vjet ne Xhamine e fshatit Kabash. Ai gjithashtu ka sherbyer si imam edhe ne Xhamine e fshatit Lejthize, ku drejtonte namazet si: Xhuma,Teravi dhe Bajramet.
5.Imam Sadik Hoxha
Sadik Hoxha eshte i pari i Imam i Xhamise se fshatit Kabash. Sadik Hoxha ka qene imami i pare i cili ka dhene kontributin e tij personal duke hapur disa mejtepe ne Myftinine e rrethit Puke duke hapur fillimish Mejtepin e Kabashit sebashku me Imam Sadik Prishtinen.Per kete Mejtep ka edhe nje vecori pasi per here te pare ne kete Mejtep (Shkolle Islame) filloi edhe mesimi i gjuhes Shqipe.
6.Imam Sadik Prishtina
Imam Sadik Prishtina ka lindur ne Kosove.Imam Sadik Prishtina ka sherbyer si imam per me shume se 18 vjet ne xhamine e fshatit Kabash. Ai gjithashtu ka qene edhe mesues ne Mejtepin e Kabashit per besim dhe gjuhe Shqipe. Mejtepi i Kabashit eshte hapur afersisht gjate vitit 1914 prej Imam Sadik Prishtines duke marr si ndihmes edhe imamet e tjere si Sadik Hoxhe dhe duke hapur mejtepe te tjera.Ai u largua nga rrethi i Pukes rreth viteve 1941 duke shkuar ne vendlindjen e tij.
7.Imam Sahit Islami (1894-1976)
Imam Sahiti lindi ne fshatin Lejthize. Mesimet e pare per fene islame si per Myezin dhe Imam i mori ne Mejtepin e Xhamise se Koder Hanit.Me interesimin e Imam Sadik Prishtines, Sahit Islami dergohet per studime ne Medresene e Shkodres.Sahit Islami ka sherbyer si imam gjate viteve 1936-1937 ne xhamine e Mesit ne Shkoder.Me pas gjate viteve 1938  ka qene imam ne Xhamine e Micojt.Ne vitin 1939-1940 ka sherbyer si imam edhe ne Vaspas.Gjithashtu imam Sahit Islami ka qene imam gjate viteve 1941-1967 ne Xhamine e fshatit Kabash.
8.Imam Asllan Hoxha
Imam Asllan Hoxha mesimet e pari i mori ne Mejtepet e Pukes nga imamet Turq e dhe Kosovare. Asllan Hoxha ka sherbyer si Imam per me shume se 33 vjet ne Xhamine e Rrypes.Ai gjithashtu ka qene mesues per fene islame prane Mejtepit te Pukes,Kabashit etj.Gjate kohes qe ka qene imam ne xhamine e Rrypes ne Rrape ka bere te mundur rindertimin e kesaj Xhamie.Imam Asllan Hoxha cdo here mbante Xhytbe dhe Takie vesh.
9.Imam Hysen Hoxha (1810-1890)
Imam Hysen Hoxha ka qene nga fshati i Kabashit pikerisht nga fisi i Qafaliajve. Imam Hysen Hoxha ka sherbyer per disa vjet ne xhamine e fshatit Micoj.Ai ke sherbyer edhe si Imam por edhe si mesues prane Mejtepit te ketij fshati.Ai vdiq ne kete fshat ne vitin 1890.
10.Imam Shaban Hoxha
Imam Shaban Hoxha ka lindur ne fshatin e Lejfizes. Shaban Hoxha ka sherbyer si imam ne fshatin e lindjes. Ai gjithashtu ka qene imam per me shume se 6 vjet ne xhamine e fshatit Micoj.Edhe ky si imamet e tjere ka dhene mesim prane Mejtepit ne kete fshat.
11.Imam Sahit Hoxha
Imam Sahit Hoxha ka lindur edhe ky ne fshatin e Lejfizes. Ai ka sherbuer si imam per disa vjet ne Xhamine e Lejfizes. Gjithashtu ka sherbyer disa here edhe ne Xhamine e Pukes, Kabashit. Gjithashtu ai per disa vjet ka sherbyer si imam edhe ne Xhamine e Micojt.
12.Imam Isuf Hoxha (Hoxha i Madh)
Ai lindi ne fshatin e Iballes.Mesimet e para i mori ne Gjakove te Kosoves.Duke shikuar deshiren e madhe qe kishte Imam Isuf Hoxha babi i tij e dergon per studime ne Stanboll.Imam Isuf Hoxha pas studimeve ka sherbyer si Imam ne Xhamine e Iballes.Ai njihet si nje nder njerzit me te rendesishem per zgjidhjen e mosmarveshjeve dhe ai bente pleqnin per raste te ndryshme krahas pleqve te mencur.
13.Imam Mehmet Hoxha (Hoxh Bisha) 1886-1947
Imam Mehmet Mehmeti (Hoxh Bisha) ka lindur ne Shikaj (Shikaj te Malazise-Kukes).Ai ka sherbyer si Imam ne Xhamine e fshatit Iballe.Ai gjithashtu ka sherbyer edhe si mesues ne Mejtepin e kesaj Xhamie.Hoxh Bisha ka si karakteristike predikimin te shumte kunder harameve si pija e alkolit etj.
14.Imam Malush Hoxha 1890-1957
Imam Malush Hoxha ka lindur ne fshati Kryezi.Mesimet e para per fene islame i mori ne mejtepet si Kryezi,Kabash e Puke.Me pas ai u dergua per studime te metejshme ne Stanboll.Imam Malush Hoxha ka sherbyer si Imam edhe ne Xhamine e fshatit Micoj.Ai gjithashtu ne disa raste si Teravi ka sherbyer si imam edhe ne Xhamine e Iballes.
15.H.Elez Hoxha
Ka sherbyer si Imam ne Puke,Diber, Kukes. Pas viteve 1990 ai u merua si Myfti i rrethit Puke nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise. Gjate kohes se Elz Hoxhes ne vitet 1993 deri ne vitin 1396 ne qytetin e Pukes numeroheshin dy imame plus Myftiut.Ne kohen e Elez Hoxhes eshte bere e mundur dhurimi i dy dylym toke ne mes te qytetit nga fisi "Kuçi" dhe me pas ne vitin 1997 u be e mundur ndertimi i Xhamise se re ne qytetin e Pukes.Per ndertimin e kesaj Xhamie dhene nje kontribut te cmuar keto persona: Elez Hoxh,Xhemal Meçi,Bek Selmani, Ramazan Ringaj etj.Pas viteve 1998 Elez Hoxha emeron Imam ne xhamine e Pukes vellau e tij H.Ibrahim Hoxhen duke e marr nga detyra e imamit ne xhamine e Rrypes.Ne kete kohe Elez Hoxha ka pasur sekretare Armir Mehajne. Po ashtu ne kohen e Myftiut Elez Hoxha u emerua Myezini i pare ne xhamine e Pukes Haki Ademi, me pas Qazim Kopani.H. Elez Hoxhe eshte shpallur gjithashtu nga Bashkia Puke "Qytetar Nderi i Bashkise Puke."
16.H.Adem Ademi
Adem Ademi eshte lundur ne Kosove. Ai erdh ne qytetin e Pukes pas lirimit te besimeve ne Shqiperi. Dergohet nga shoqatat Islame qe te kryej rolin e Imamit si dhe te hape kurse Islame ne rrethin e Pukes.Gjate viteve 1994-1996 Adem Ademi arriti te ndertoj nje kurs islam shume te mire ne qytetin e Pukes ku pjsemarrja kaloni mbi 40 nxenes. Ai gjithashtu ndertoi korin e pare per kendimin e "ilahive" ne qytetin e Pukes.

-Shenim: Materjalet per Imamet dhe Myftite e rrethit Puke do vazhdohet te publikohen.  Keto jane materjalet e para te grumbulluar dhe pergatitur nga Imam Gezim Kopani ne vitin 2005.
Ky material u mor nga faqja: https://gezimkopani.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.