Sunday, February 19, 2012

Myftinia Shkodër ndihmon 100 famije në rrethin e Pukës.

Sot me datë 19 shkurt 2012 Myftinia Shkodër me zemërgjersinë e saj ndihmon familjet në nevojë në rrethin e Pukës, pas apelit të bërë nga Myftinia e rrethit Pukë.

Ata u treguan të gatshëm si vellezër mysliman për tju ardhur në ndihmë ketyre familjeve që prej ditësh janë të izoluar nga debora e me vështirsi të mëdha ekonomike.

Me interesimin e Myftinisë së rrethit Pukë u angazhua një grup pune për shperndarjen e ndihmave në destinacione të ndryshme të këtij rrethi.

Shperndarja e parë është bërë në Bashkin e Fush-Arrezit ku nga kjo ndihmë përfituan rreth 50 familje. Më pas ka vazhduar puna për shpërndarjen e pjesës së mbetur në Pukë si dhe në fshatrat Lajthizës dhe Dedaj.


Me këtë rast Myftiu i Pukës Gëzim Kopani është shprehur: "....Falenderojmë  Myftiun e Shkodrës Muhamet Sytari i cili u tregua i gatshem për të ndihmuar e ardhur në ndihmë banorëve të rrethit të Pukës."



 Myftinia e rrethit Pukë deri tani ka ndihmuar rreth 200 familje me pako ushqimore, ndihme e cila u bë e mundur nga:  Myftininë Shkodër, Atasheu për ceshtje fetare pranë ambasadës Turke Shaban Ishlek, Shoqata V.H.K.Istanbul si dhe disa vellezër mysliman që ju bashkuan kësaj nisme, të cilët i falenderojmë."
E lusim Allahun e Madhëruar që sadakatë e dhëna tju shpërblehen me Xhennet nga Allahu i Madhëruar!



____________________________________________________________________________________
Fotografi 


No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.