Thursday, March 15, 2012

Myftinia e Pukes vizitohet nga drejtues te shoqates Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk

Me date 15.03.2012 Myftiu i Pukes Imam Gezim Kopani ka prit ne nje takime drejtorin e Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk per veriun Shukri Kapllan. 

Gjate takimit u diskutua bashkepunimi mes institucioneve per perhapjen e fese islame ne rrethin e Pukes. Ne kete kontekst z.Shukri Kapllan vlersoi rolin dhe ndihme qe ka dhene Myftinia e rrethit Puke per ecjen perpara te konviktit te hapur per djem ne Puke nga Shoqata Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk ai tha: "...fale mbeshtetjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe fale edhe mbeshtetjes se Myftiut te Pukes Gezim Kopani eshte bere e mundur qe te hapet hizmeti jone ne rrugen e Islamit ne kete rreth. Ne jemi sot ketu per tju prezantuar edhe drejtorin e ri te Konviktit te djemve ne Puke Mehmet Gul po ashtu edhe stafin e tij..." Per viziten e bere ne Myftinine e Pukes Myftiu Gezim Kopani delegacionit i uroj per punen e bere duke thene: "...Konvikti i djemve Puke te shoqates Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk duhet te ec perpara duke bashkerenduar aktivitetin edhe me aktor te tjere.Kemi besim qe qellimi i mire te jete udherefyesi jone ne cdo drejtim gje te cilen ju uroj edhe juve. Sic e kam thene edhe me pare Myftinia e rrethit Puke eshte e hapur per bashkepunim per shoqatat te cilat rrespektojne KMSH dhe hirakine e saj keshtuqe bashkepunimet do jene koherente me faktor te ndryshem. Une, uroj drejtorin e ri te konviktit te djemve Puke z. Mehmet Gul duke i uruar pune te mbare."
Gjate takimit moren pjese edhe disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.