Myftinia e rrethit Puke fillesat e saj i ka qe ne kohen pushtimit Osman ne
Shqiperi. Ajo u zyrtarizua nga Komuniteti Mysliman i Shqiperisse ne vitin 1929. Sipas te dhenave Myftiu i pare ka
qene imam Zenel Hoxh Mehaj,me pas
Haxhi H.Elez Hoxha duke vazhduar me
H.Ibrahim Hoxha i cili ka vazhduar detyren e
Myftiut deri ne vitin 2005 ku pas
tij ne vitin 2005 Komuniteti Mysliman i Shqiperise emron Myfti te rrethit Puke
imam Gezim
Kopani.
Ne
shumicen e rasteve Myftinite e Komunitetit Mysliman administronin: Xhamiat, Mejtepet dhe aktivitetet
fetare.
Ne
vitin 1900 e ne vazhdim deri ne
vitet 1945 – 1946 Myftinia e rrethit
Puke sipas Arkivit Shteterore Tirane administronte keto Xhami:
1.Xhamia Koder Hani Puke,
2.Xhamia e fshatit Qerret,
3.Xhamia e fshatit Kabash,
4.Xhamia e fshatit Lajthize,
5.Xhamia e fshatit Rrype,
6.Xhamia e fshatit Micoj,
7.Xhamia e fshatit Kryezi,
8.Xhamia e fshatit Iballe,
9.Xhamia e fshatit Kulumri,
10.Xhamia e fshatit Petkaj,
11.Xhamia e Dukagjinit,
12.Xhamia e Spac,
13.Xhamia e Piste,
14.Xhamia e Kalimashit,
15.Xhamia e Shikaj,
16.Xhamia e Molle
etj.
Pas
vititi 1946 Xhamia e
Petkaj,Dukagjinit,Spacit,Pistes,Shikaj Molle etj kaluan ne administrim te
Myftinise Kukes.
Ne
zonene Myftinise Puke pervec Xhamiave u ndertuan edhe Mejtepet (Mejtep do te
thote shkolle e ciklit te ulet islam) Mejtepet u ndertuan ne:
1.Mejtepi Koder Hani
Puke
2.Mejtepi i fshatit
Kabash
3.Mejtepi i fshatit
Qerret
4.Mejtepi i fshatit
Micoj
5.Mejtepi i fshatit
Kryezi
6.Mejtepi i fshatit
Iballe
7.Mejtepi i fshatit
Kulumri
Po
ashtu ne kohen qe permenden me siper Myftinia e rrethit Puke administronte edhe
keto Mejtepe:
1.Mejtepi tek Xhamia
Dukagjin
2.Mejtepi tek Xhamia
Piste
3.Mejtepi tek Xhamia
Spac
Ne
mejtepet e Pukes mesim jepnin Hoxhallare Pukjan,Shkodran dhe Kosovar.Konretish
permendim:
1.Sadik
Prishtina
2.Zenel Hoxha
3.Shaban Rexha
4.Hoxh Bisha
5.Abdullah Hoxha
6.Qazim Nushi
7.Beqir Laci
Mejtepet ishin zakonisht 3 vjecare dhe mesimet zhvilloheshin gjate kohes
se veres. Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke zhilloheshin keto lende: 1.ilmihal (lende islame per mesimin e
riteve islame)2.Mesim Kur’ani
(Lutjet ne ritet islame) 3. Mesim i gjuhes Shqipe ne shkrim dhe
lexim.
Sipas
arkivit te Myftinise Puke por edhe te dhenave te ardhura nga besimtaret mysliman
ne Mejtepet e Pukes kemi keto te dhena:
1.Mejtepi i
Koder Hanit Puke: 20 djem dhe 4 vajza, mosha:
7-13
2.Mejtepi i
Kabashit: 17 djem dhe 6 vajza,mosha 7-15
3.Mejtepi i
Qerretit: 17 djem dhe 5 vajza, mosha 7-13
4.Mejtepi i
Iballes: 12 djem dhe 2 vajza, mosha 8-14
5.Mejtepi i
Kryeziut: 12 djem dhe 3 vajza, mosha 7-13
6.Mejtepi i
Micojt: 18 meshkuj dhe 4 femra 7-14 dhe 20.
7.Mejtepi i
Kulumrise: 8 djem dhe 0 vajza mosah 7-13.
Ndryshe nga zakoni feja Islame i trajtonte burrat dhe grate ne menyre te
barabarte dhe kete e veme re ne prezencen e vajzave ne mesimet qe zhvilloheshin
ne Mejtepet e Pukes.
Pervec lendeve qe mesoheshin ne keto Mejtepe kemi
edhe disa grupe te vecanta per moshat e medha.Keto grupe ndaheshin ne dy grupe
a)Grupi i burrave dhe b) grupi i
grave.
Grupi i burrave mesonte kenge islame qe quhen
“ilahi” po ashtu edhe “salavate dhe
tekbire”. Kete kenge perdoreshin gjate muajit te “Mevludit”(ditelindja e Profetit Muhammed
a.s. myslimanet ne kete muaj perkujtojne thenjet dhe veprat e Muhammedit a.s.),
muajit Ramazan dhe ne festen e Bajramit te madhe dhe te Kurban Bajramit. Keto
kenge ose thene ndryshe ilahi ne disa raste shoqeroheshin me daulle.Ne disa te
dhena gojore del se edhe vallia e Kabashit u krijua nga burrat e fshatit qe
festonin festen e Bajramit. Vallia e Kabashit ne menyre te organizuar per here
te pare u luajtu nga burrat e Xhamise se fshatit Kabash. Kjo valle edhe sot
vazhdon te luhet me rastin e festes se Bajramit te madh dhe te kuban
Bajramit.Grupi i grave mesonin mbi ritet e morteve dhe te martesave. Grate
mesoheshin nga bashkeshortia e Hoxhes se fshatit.
Mejtepet pervec aspektit mesimor islam dhe te gjuhes shqipe luajten nje
rol te rendesishem edhe per takime te vecanta ku permendim: Mejtepet nga Hoxha
per pajtimin e familjeve qe ishin ne hasmeri.Mejtepi ndihmohte familjet qe
kishin veshtirsi ekonomike duke i ndihmuar nga ana financioare por edhe duke i
arsimuar ato.Ne disa raste Mejtpet e Myftinise Puke kan luajtur edhe rolin e
strehimit te luftetareve Pukjane ne mbrotje te atedheut ku kemi pas raste qe
Hoxha ka marr pjese edhe vete ne lufte sebashku me Pukjanet e
tjere.
Mejtepet e Myftinise Puke gjate vitve 1900 deri ne vitin 1937 luajten nje rol te rendesishem per
arsimimin e Pukjaneve. Myftinia e rrethit Puke ishte nder te pakta Myftini te
Komunitetit Mysliman te Shqiperise qe
hapi dyert mejehere per mesimin e gjuhes Shqipe.
Rast
te till kemi Mejtepin e Kabashit ku nepermjet Sadik Hoxhes nxenesit mesun shkrim e
kendim.Ky mejtp luajti rol te vecante edhe per pergatitjen e imameve te ri Pukjan.
Nga Mejtepi i Koder
Hanit dhe Mejtepi i Kabashit dolen
keto Hoxhallare:
1.Zenel Hoxha
2.Shaban Rexha
3.Asllan Hoxha
5.Beqir Laci
Me
nje vendim te vencant Myftinia e rrethit Puke
lejoi imamet e Pukes per mesimin e gjuhes Shqipe. Mejtepi qe hapi dyer i
pari ishte: Mejtepi i
Kabashit,Qerretit etj.
Mejtepi i Qerretit u kthye totalisht ne sherbim te
arsimit te gjuhes Shqipe dhe te lendeve te tjera shkencore sebashku me lendet
islame.
Hoxha
me kontribut te madh ishte imama Qazim
Nushi i cili kishte ardhur nga Kosova. Imam Qazim Nushi sherbeu per 33 vjet si
Hoxha i fshatit Qerret si dhe mesues ne Mejtepin e Qerretit.
Mejtepi i Qerretit
sherbeu si shkolla e pare e shtetit ne kete fshat dhe vazhdoi keshtu per mbi 5
vjet.
Kontribut te vecante i adhur nga Mejtepet
e Myftinise Puke qe Mejtepi i Xhamise
Micoj me ne krye me Shaban Rexhen.
Imam Shaban Rexha duke shikuar
nevojen e banorve pervec mesimeve islame kerkoj te hapet shkolla e shtetit ne
kete fshat.
Me 21 janar 1976 imam Shaban Rexha i dergon nje
shkrese zyrtare Kryemesuesit te rrethit Puke,Ministrit te Arsimit Hil Mosi ku
shkruan:
“Une i nenshkruemi Shaban Rexha, lindun ne katundin
Lajthize te qendres se qytetit Puke me 09.11.1901, deklaroj si vijon:
Ne
marreveshje me pleqesine e katundit Micoj u vendos me hape shkollen, me zhvillue
mesime fetare dhe ne mesimin e gjuhes shqipe vullnetarisht.Mesimet vullnetare i
kam pas fillue ne frue (shkurt) te vjetit 1924.
Me ane ten je lutje qe i drejtove
ish-inspektorise se Arsimit Shkoder me 30 gusht 1925. Inspektoria mbasi e pati
percjelle lutjen time ne favor te punes qe pata vazhdue, lutja kje pranue dhe u
emnova mesuez zyrtarisht tue fillue na 1 nendori 1925.”
Pas
kesaj Ministri i Arsmit te Shqiperise Hil Mosi e miraton kerkesen per te
hapur Shkollen Micoj dhe duke e emruar mesues imam Shaban
Rexhen.
Fillimisht mesimi per disa kohe u zhvilluan ne Mejtepin e fshatit
Micoj.
Duke
shpresuar qe kjo kumtes tju kete sjell informacione te dobishme dhe duke ju
falenderuar per degjimin tuaj, ju uroj gjithe te mirat!
Pergatiten:
Myftiu i Pukes:
Gezim Kopani
Antari i Keshillit
te Myftinise se rrethit Puke
Ylli
Hadroj
_______
Shenim: Burimet e kesaj kumtese u
morren nga: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Antari i Keshillit te
Myftinise Puke Prof.Xhemal Meci,Antare te tjere te Keshillit te
Myftinise se rrethit Puke, Idriz Ahmeti.
Kjo kumtes ehte mbajtur ne
seminarin me teme: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e
Pavaresi" Puke me 25 nentor 2012
No comments:
Post a Comment
Xhamit e Pukes
Note: Only a member of this blog may post a comment.