Tuesday, July 17, 2012

Myftiu i Pukës përshëndet 20 vjetorin e krijimit të Famullisë Pukë.


Myftiu i Pukës Im.Gezim Kopani sot me datë 17 korrik 2012 me ftesë te Famullisë Pukë mori pjese në 20 vjetorin e themelimit të  Famullisë Pukë. 
Me ketë rast Myftiu i rrethit Puke lexoi këtë mesazh:


"I nderuar Famullitar i Famullisë “Zoja e Papërlyer” Pukë z. Giovanni Fiocchi!


Duke ju falenderuar për ftesen e bërë nga Famullia “Zoja e Papërlyer” Pukë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kesaj Famullie, Myftinia e rrethit Pukë ju dergon këtë mesazh:
      “Myftinia e rrethit Pukë përshëndet drejtuesit e Famullisë “Zoja e Papërlyer” Pukë e cila sot mbush 20 vite pune në qytetin e Pukës. Edhe pse e re kjo Famulli ka dit të ndertojë ura bashkëpunuese me Myftinine e rrethit Pukë. Që nga viti 1992 Famullia e Pukës në harmoni me kulturen e myslimaneve të qytetit tonë ka bashkëudhetuar me hallet dhe gezimet që kan pas qytetarët e këtij qyteti.
       Në krijimin e kësaj Famullie, Myftinia e rrethit Pukë ka dhënë pelqimet përkatëse për tu bërë e mundur ndertimi për herë të parë i një Kishe Katolike në këtë qytet. Pak vite më pare, Myftinia e rrethit Pukë dha pëlqimin e dytë për  ndërtimin e Kishes “Baritore”, duke dëshmuar kështu një respekt të vecantë që Myftinia Pukë dhe besimtarët mysliman ka për besimtaret e kësaj Famullie.
        Myftinia e rrethit Pukë është e bindur se me besimin e sinqertë tek Krijuesi i vetem do arrihet çdo herë një standart i lartë besimi, respekti dhe mirëkuptimi në shoqëri. Vetem besimi i pastër mund  të bashkoj njerëzit në një pikë të vetem e cila ështe besimi në Zotin e Madh, i cili i krijoi njerzit të ndryshem,  por të njejtë nga krijimi.
         Myftinia e rrethit Pukë në kuader të 20 vjetorit të krijimit të Famullisë “Zoja e Papërlyer”  përshëndet drejtuesit e Famullisëe dhe nepërmjet tyre edhe besimtarët Katolik të kësaj Famullie."
MYFTIU I RRETHIT PUKE
Imam. Gezim Kopani
Pukë më 17.07.2012 
___________________________________________________________________
FOTOGRAFI TE TJERA




 

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.