Saturday, August 25, 2012

Atasheu Turk zhvillon një vizitë zyrtare në Myftinë e Pukës


Gjatë ditës së shtune, më 25 gusht 2012, Myftiu i rrethit të Pukës imam Gezim Kopani ka pritur në  në një vizitë zyrtare Atasheun Turk të Zyres për Ceshtjet Fetare pranë ambasadës Turke në Tiranë z. Shaban Ishlek.

 Kjo vizitë u zhvillua në kuader të bashkëpunimit mes Zyrës për Ceshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke Tiranë dhe Myftinisë së rrethit Pukë.

  Viziten  e  parë  Atasheu  Turke  e  zhvilloi në Myftininë  e  rrethit Pukë  ku u  prit  nga  Myftiu  imam Gezim Kopani.

 Gjatë fjalës së se tij Myftiu Kopani pasi falenderoj për viziten z.Shaban Ishlek theksoi se: "...bashkëpunimet me Zyren per Ceshtjet Fetare" të Komunitetit Mysliman të Turqisë është e rëndesishme për Myftinine e rrethit Pukë me qëllimin e realizimit të atyre punëve të cilat do sjellin shërbim edhe më të mirë besimtarëve mysliman të rrethit Pukë."

Në fjalen e tij z.Shaban Ishlek ndër të tjera tha: "Jemi sot në rrethin e Pukës për të ndihmuar vëllezërit tanë mysliman që ndodhen në këtë zonë. Komuniteti Mysliman i Turqisë nepërmjet Zyrës për Ceshtjet Fetare në ambasaden Turke në Tiranë edhe më parë ka zhvilluar disa bashkëpunime me Myftinine e rrethit Pukë. Ndërsa sot jemi këtu pasi vëllezërit tanë nga Turqia kan menduar të sjellin  ndihma për disa familje këtu në rrethin e Pukës. Bashkepunimi ynë me Myftinine e rrethit Pukë besoj se do vazhdoj edhe në të ardhmen."

Pas këtij takimi Atasheu Turke Shaban Ishlek zhvilloi një vizitë punimeve që po bëhen në Xhamin e fshatit Qerret.
Ndalesa e fundit u bë tek Xhamia me e vjeter e rrethit Pukë pikërisht në Xhaminë e Koder Hanit. Myftiu Gezim Kopani informoi mbi faktet historike të kësaj Xhamie si dhe  përpjekjet e Myftinisë Pukë për rindertimin e saj.

Fotografi të tjera





No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.