Friday, August 17, 2012

Iftar për fëmijet jetim dhe familjet e varfëra.

Me date 16 gusht 2012 Myftinia e rrethit Pukë përvec agjëruesve të Ramazanit ka shtruar iftar për fëmijet jetim duke bashkëpunuar kështu me shoqaten e jetimeve në rrethin e Pukës.

 Po ashtu në këtë iftar moren pjesë edhe familjet e varfëra të qytetit të Pukës. Iftari bashkoi në një vend edhe agjëruesit e Ramazanit po ashtu  jetimet dhe familjet e varfëra.
Në fjalen e tij Myftiu imam Gezim Kopani ndër të tjera tha: "... Me besimit tek Allahut i Madhëruar njerëzit bëhen më të dashur qoftë për familjet e tyre po ashtu edhe për shoqerinë. Eshtë besimi ai që rregullon mardhëniet mes njerëzve. Lus Allahun e Madhëruar që ky Ramazan të shërbej si nje udhërëfyes për të gjithë ne.Le të shërbej si një pishtar ndricues për jeten tonë të përditshme...."
Në këtë iftar moren pjesë mbi 100 përsona.Iftari u mundësua nga një besimtar mysliman i ardhur nga Turqia i cili gjithashtu ishte prezent gjatë këtij iftari.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.