Saturday, August 18, 2012

Kryetari i Bashkisë Pukë shtron iftarë për agjëruesit


Me datë 17 gusht 2012 kryetari i Bashkisë Pukë z.Beqir Arifaj shtroi një iftarë për agjëruesit në qytetin e Pukës.

Iftari u organizua nga Myftinia e rrethi Pukë. Në iftar moren pjesë mbi 100 agjërues. Në fjalen e tij Myftiu i Pukës Gezim Kopani tha: "...Ky iftar u shtrua me kërkesë të kryetarit te Bashkisë Pukë z.Beqir Arifaj të cilin e falenderojmë. Pas demokracisë dhe deri më sot nuk është shtruar ndonjëherë iftarë nga një kryetar i kësaj Bashkie prandaj për këtë reagim te z.Arifaj ne e falenderojmë."
Gjate fjalës përshëndetese kryetari i Bashkisë Pukë z.Beqir Arifaj ndër të tjera tha: "...Falenderoj Myftiu e Pukës që më dha këtë mundësi pasi ështe kënaqësi të jesh mes njerëzve të cilët sakrifikuan plot një muaj për krijuesin e tyre. Dukeqenëse edhe një ditë na ndan nga festa e Bajramit të madh ju uroj agjërim të pranuar dhe gezuar festen e Bajramit të madh."
Ky iftar shënoj edhe iftarin e fundit të organizuar nga Myftinia e Pukës për agjëruesit e Ramazanit ne rrethin e Pukës.

Fotografi


No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.