Saturday, August 11, 2012

Myftinia Puke shtron iftar per agjeruesit e fshatit Qerret


Myftinia  Puke me date 10 gusht 2012 ka shtruar nje iftare per agjeruesit e Ramazanit ne fshatin Qerret. Ne kete iftar mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Kryetari i Komunes Qerret Rrok Dodaj, N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj si dhe dy donatoret e Xhamise se Qerretit Sahit Fishta dhe Liljan Idrizi.


Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes pasi falenderoj te pranishmit ne iftar falenderoj Sahit Fishten per dhuraten qe po i ben fshatit Qerret me ndertimin e xhamise se ketij fshati. Nderkoh ne fjalen pershendetese te Kryetarit te Komunes Qerret Rrok Dodaj nder te tjera tha: "...Falenderoj Myftinine e Pukes per ftesen pasi te jesh mes agjeruese eshte nje kenaqesi e vecante. E vecnate per mua eshte te jem pran edhe donatorit te xhamise Qerret te cilin e falenderoj per investimin qe po ben e cila ka vlera shpirterore."

Ndersa ne fajlen e tij N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj tha: "...Me kenaqesi kam pranuar ftesen e bere nga Myftinia e Puke per te marr pjese ne kete iftar. Tashme fshati Qerret po i kthehet tradites se besimit pasi pak me pare shikova punimet e Xhamise Qerret dhe ngela me te vertet i kenaqur dhe per kete falenderoj donatorin Sahit Fishta dhe Liljan Idrizin qe po mundesojne kete kult kaq te rendesishem per kete fshat.Ju uroj dhjet ditet e fundit te Ramazanit duke ju uruar agjerim te pranuar."
Nderkohe nga pjesmarresit pershendeti Jaho Tafilaku i cili nder te tjera tha: "....Ne emer te fshatit Qerret falenderoj Myftiun imam Gezim Kopani i cili me interesimin e tij kemi sot miq kaq te nderuar si Sahit Fishta. Tashme Sahit Fishta eshte pjese e familjes tone, per kete gje duke marr shkas edhe prezencen e Kryetarit Rrok Dodaj do propozojme qe per qytetar nderi per mikun tone Sahit Fishta."
Ne fund te iftarit u shperndan disa literatura islame.

Fotografi te tjera








No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.