Wednesday, August 15, 2012

Në xhamin e Pukës shtrohet iftarë me rastin e natës së Kadrit.


Myftinia e rrethit Pukë me datë 14 gusht 2012 organizoi shtrimin e një iftari me agjëruesit e kësaj nate.

Ky iftar u mundësua nga Shoqata Vellazërore Humanitare Kulturore Istanbul. Në këtë iftar mori pjesë Myftiu i Pukës Gezim Kopani, sekretari i shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti. Në fjalen e tij Myftiu i Pukës  pasi falenderoi shoqaten Istanbul predikoi disa minuta në lidhje me naten e Kadrit dhe Sadakain e Fitrit. Myftiu ndër të tjera tha: "...Nata e Kadrit është ajo natë që hap zemrat e njerëzve, pikërisht ai që dëshiron ti afrohet Allahut xh.sh e si i till Allahu do ia fal gjynahet e kaluara nga Ramazani në Ramazan si dhe do i siguroj vitin në vazhdim si një vitë të mbarë.Nata e Kadrit është një mundësi pendese për të gjithë njerzimin prandaj nuk është vonë për asnjë që ti kërkojmë Allahu xh.sh në këtë natë të madhe falje për gjynahet e bëra pasi nuk ka moment më të begatë për dua se sa nata e Kadrit.... Sikur te mos mjaftonte nata e Kadrit myslimanët kanë edhe një mundësi tjetër për të qënë nën mëshiren e Allahut dhe ajo është sadakaja e Fitrit. Kjo sadaka është mburoj nga gjynahet, fatkeqsitë si për përson që e jep atë po ashtu edhe për ato përsona që ai e ka për obligim dhënjen e saj. Sadakaja e Fitrit jepet para namazit të Fiter Bajramit pra deri naten e Bajrimit të madh. Ajo jepet në: Xhami, Medrese, jetimit që ka kujdestari të pastër etj.Lus Allahu xh.sh që të arrim në lartësin më të madhe me dua e lutje në këtë natë të madhe. Lus Allahu xh.sh të na pranoj agjerimin, namazet, lutjet dhe sadakat tona...."
Në fund të iftarit për të pranishmit u shperndan disa literatura islame.

Video
Fotografi te tjera

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.