Sunday, August 19, 2012

Qindra besimtarë mysliman festojnë Fiter Bajramin

Që në orët e para të mëngjesit të sotem datë 19 gusht 2012 qindra besimtarë mysliman kan mbushur Xhaminë e re të qytetit të Pukës për të fal namazin e Fitër Bajramit. 

Si çdo vit festa e Fitër Bajramit shënon kulmin e gëzimit për besimtarët mysliman të cilet kaluar plotë një muaj sakrifice për hirë të Allahut xh.sh duke agjëruar muajin e Ramazanit.

Sot xhamia e qytetit të Pukës ka qenë e mbusht plot derisa mbi 80 besimtarë janë falur në ambjentet e jashtme të Xhamisë.
Namazi i Fitër Bajramit u drejtua nga Myftiu i Pukës imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: "...Me besim njeriu arrin vlerat më të larta shpirtërore dhe kulturore. Një përson që beson tek  Allaun i Madhëeruar nuk i bën keq askujt dhe se nga besimi tek Zoti i Gjithësisë askush nuk ka pas të keq. Uroj që kjo festë e madhe e Fitër Bajramit të jetë e gezuar për të gjithë familjet Pukjane."
Pas faljes se Fitër Bajramit me urime dhe valle popullore është mbyllur ceremonia e faljës së Fitër Bajramit.

Fotografi




No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.