Wednesday, September 5, 2012

Myftinia Pukë ndihmon 100 familje te varfra .

Me deshiren e Atasheut Turk pranë Zyres për Ceshtjet Fetare në Ambasaden Turke Tirane ëeshte ndihmuar me pako ushqimore Myftinia e rrethit Puke .

Gjatë vizitës që zhvilloi në Pukë Atasheu Turk z.Shaban Ishlek informoi Myftiun e Pukës Gezim Kopani për ndihmen që Zyra për Ceshtjet Fetare ka menduar të japë për disa familje në rrethin e Pukës.

Pas kësaj Myftinia e rrethit Pukë ngriti një grup pune i cili hartoi edhe familjet përfituese .
Saktesisht Myftinia e rrethit Pukë ka shperndare ndihma në : Pukë,Fush-Arrez, Rrape, Dedaj, Trun, Qerret etj. Perfituesit e ketyre ndihmave kan qenë familjet e varfra, invalid, jetim dhe familjet që janë në gjak.
Në shumicen e rasteve grupi i punës i ngritur pranë Myftinisë së rrethit Pukë ndihmat i  ka derguar nepër shtepia pasi familjet përfituese e kishin të pamundur tërheqjen e ushqimeve për arsye shëndetësore.
Në gjithë rrethin e Pukës kan përfituar 100 familje me nga një pako ushqimore.

Fotografi te tjera





No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.