Friday, October 26, 2012

KMSH shperndan mish kurbani ne rrethin e Pukes

Me date 25-26 tetor 2012 Komuniteti Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me "Diyanetin Turk" Zyra per Ceshtje fetare prane ambasades Turke Tirane nepermjet Myftinise se rrethit Puke ka shperndare mish kurbani per dissa familje pukjane.

Myftinia e rrethit Puke pas ngritjes se nje grupi pune i perbere nga antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ka bere edhe organizimin e shperndarjes se mishit te kurban Bajramit ne rrethin e Pukes. Fillimisht me date 25 tetor 2012 pas faljes se namazit te Kurban Bajramit grupi i punes ka filluar therrjen e kurbanit prane Xhamise se re Puke.Me pas grupi i punes ka filluar pergatitjen e pakove me mish. Me pas nje grup pune ka filluar edhe shperndarjen e mishit te kurbani ne gjithe rrethin e Pukes.
Mishi  kurbani eshte shpernda ne qytetin e Pukes, fshatin Qerret, Dedaj,Iballe etj.
Nga kjo dhurate e kurbanit perfituan familje myslimane dhe katolike perkatesisht ato familje qe kane jetim,paraplegjik,familjet qe jane ne gjak,familjet me pjestar shume etj.
Nga mishi i kurbani kane perfituar mbi 100 familje. Prej disa vitesh Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka organizuar shperndarjen e mishit te kurbani per familjet Pukjane ndersa Zyra per Ceshtje Fetare prane Ambasades Turke ne Tirane kete vite ka ndihmuar dy here disa familje pukjane.


Fotografi
 





 
 
 
 
 


Shoqata Istanbul shperndan mish kurbani ne Puke

Me date 26 tetor 2012 shoqata V.H.K.Istanbul ne bashkepunim me Myftinine e rrethit Puke ka shperndare mish kurbani per besimtaret mysliman ne rrethin e Pukes.

Mishi i kurbanit u shpernda nga nje grup pune i cili ka bere edhe perzgjedhjen e familjeve ne nevoje.
Ne disa raste mishi i kurbani u dergua ne shtepi. Mishi i kurbani u shpernda ne fshatin: Lejthize,Rrape, Fush-Arrez. Ne kete dhurate u perfshine mbi 40 nxenes te kursit islam ne Puke dhe Fush-arrez.

Nga mishi i kurbanit perfituan afersisht rreth 100 familje myslimane. Shoqata Istanbul edhe me pare i eshte gjetur prane myslimaneve Pukjane ku kujtojme ndihmen e dhene ne muajin shkurt 2012 per familjet e izoluara nga debora.


Thursday, October 25, 2012

Me rastin e Kurban Bajramit zyrtaret Pukjan vizitojne Myftinine Puke

Sot me date 25 tetor 2012 me rastin e festes se Kurban Bajramit funksionare zyrtare te rrethit te Pukes kan vizituar Myftinine e rrethit Puke per te uruar besimtaret mysliman.

Te paret qe vizituan Myftinine ishin Famullitari i Kishes Katolike Puke, Famullitar i Kishes Katolike Fush-Arres te cilet uruar Myftiun e Pukes me rastin e festes se Kurban Bajramit. Ne fjalen e tij Famullitari D.Giovani tha: "...Festa e Kurban Bajramit eshte nje pike e cila na bashkon edhe ne me besimin mysliman pasi edhe Abrahami (Ibrahimi) ka bere kurban ne sheje respekti per jeten.Keshtu edhe ne duhet te punojme qe te duam me shume jeten." Ne fjalen e tij Famullitari i Kishes Katolike Fush-arrezit A.Walterman tha: "...Uroj besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban Bajramit. Besimet fetare duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin per vete faktin pasi Shqiperia ka probleme me korrupsionin, menyren e perceptimit etj.Kjo e len prapa vendin prandaj duhet te edukojme qe njerzit te jene te drejte me veten dhe te tjeret."
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjra tha: "Besimi ne Zotin e vetem edhe te pa shoq mundeson qe njerzit te jene te lumtur dhe te gezuar mes njeri-tjetrit por edhe me bashkesi te tjera. Myftinia e rrethit Puke cdo here ka qene bashkepunuese me institucionet e fese Katolike ketu ne rrethin e Pukes. Me kete rast pershendes Famullitarin e Kishes Katolike Fush-Arrez qe ndodhet sot ne Myftinine e rrethit Puke per te na uruar festen tone pasi kjo eshte hera e pare qe nje Famullitar nga kjo Famulli na vjen per vizite ne Myftinine e rrethit Puke."

Me pas Myftinia e rrethit Puke u vizitua nga drejtues te Partise Socialiste te rrethit Puke te cilet uruan Myftiun e rrethit Puke dhe nepermjet tij te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke.
Nje vizite tjeter e zhvilluar ne Myftinine e rrethit Puke ishin grupi i Partise Demokratike te rrethit Puke me ne krye me deputetin Ndue Paluca. Ne fjalen e tij deputeti i rrethit Puke tha: "Shfrytezoj kete rast per te uruar te gjithe besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban Bajramit. Kjo feste tashme festohet me bukur se ne festat e meparshme pasi Shqiperia eshte drejte rruges se saj te antarsimit si vend kandidat ne BE.Po ashtu kjo feste kremtohet edhe me bukur pasi shqiptaret do festojne vitin jubilar te 100 vjetorit te shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur dhe sovran."Urime te njejta u bene nga kryetar: Bashkie dhe Komunave,N/Prefekti,Drejtor nga institucionet arsimore,Zyra Postare,QKF Puke,Sendikatat,Lidhja e shkrimtareve etj.

Puke me 25 tetor 2012

Festohet Kurban Bajrami ne rrethin e Pukes.


Me date 25 tetor 2012 qindra besimtare Mysliman te rrethit Puke i jane drejtuar xhamive per te falur namazin e Kurban Bajramit.


Ritet fetare kulmuan ne Xhamine e re te qytetit te Pukes. Ritet filluan me faljen e nemazit te sabahut dhe per rreth nje ore besimtaret
mysliman degjuan predikime te ndryshme mbi fene islame.



Ne oren 07:44 mbi 500 mysliman kan marr pjese ne faljen e namazit te Kurban Bajramit ku nje pjese nga keto jane falur edhe ne ambjentet e jashtme te Xhamise. Namazi i Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani.
Puke me 25 tetor 2012.


Wednesday, October 24, 2012

Ndiqni neser dt.25 tetor 2012 ne Puka Tv filmin "Mesazhi Islam" i dubluar ne gjuhen shqipe

Ne kuader te festes se Kurban Bajramit Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se neser date 25 tetor 2012 ne oren 21:15 (pas edicionit qendror te lajme) do transmetohet ne Puka Televizion filmi "Mesazhi Islam" i dubluar ne gjuhen shqipe.

Puka Televizion mund ta shikojne te gjithe ato qe disponojne antene te thjeshte dhe te gjithe qytetaret qe jane te abonuar ne kabllorin Tv ne Puke dhe Fush-Arrez.




Gezuar festen e Kurban Bajramit!

Neser 25 tetor 2012 festa e Kurban Bajramit

Myftinia e rrethit Puke informon te gjithe besimtaret mysliman se neser date 25 tetor 2012 zhvillohet falja e namazit te Kurban Bajramit. Ju informojme se ritet fetare fillojne qe ne oren 06:00 me faljen e namazit te sabahut. Me pas imami i Xhamise do mbaj predikime mbi tema te ndryshme islame deri ne oren 07:30. Te gjithe besimtaret qe kane deshire te marrin pjese ne namazin e Kurban Bajramit duhet te jene ne Xhamin e Pukes ne oren 07:30 per tu pergatitur per namazin e Kurban Bajramit qe do filloj ne oren 07:44. Namazi i Kurban Bajramit do falet ne fshatin Qerret dhe ne fshatin Iballe.

Per Hajer Festen e Kurban Bajramit

Myftinia e rrethit Puke uron te gjitha familjet Pukjane: "Per hajer festen e Kurban Bajramit!"

Myftiu i Pukes uron besimtaret me rastin e Kurban Bajramit

Me date 24.10.2012 me rastin e festes se Kurban Bajramit Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani uron besimtaret mysliman.

Ne urimin e tij Myftiu tha: " Me rastin e festes se Kurban Bajramit ne emer te Komunitetit Mysliman te Shqiperise uron te gjithe besimtaret mysliman per hajer festen e Kurban Bajramit. Festimi i festes se Kurban Bajramit kete vit behet ndryshe me vitet e tjere pasi Shqiperia eshte ne prag te festimit te 100 vjetorit te Pavaresise. Ne kete kuader kemi edhe nje arsye me shume per te festuar edhe me te gezuar dhe te lumtur. Edhe nje here uroj qe festa e Kurban Bajramit sjell per te gjithe besimtaret mysliman gezim,lumturi ne familjet tuaja."

Urimi i Myftiut te rrethit Puke me rastin e festes se Kurban Bajramit
Imam Gezim Kopani
Puke me 24 tetor 2012

Monday, October 22, 2012

Njoftim: Te ejten 25 tetor 2012 eshte Kubran Bajrami

Myftinia e rrethit Puke njofton se  Komuniteti Myliman i Shqiperise njofton se  me date 25 tetor 2012 eshte  Kurban Bajrami.

Ritet fetare ne Xhamine e qytetit Puke fillojne ne ore 06:00 kur do falet namazi i sabahut ndersa ne oren 06:20 imami i Xhamise do mbaj predikime te ndryshme islame.
Falja e namazit te Kurban Bajramit do behet ne oren 07:44 por per te qene brenda aktivitetit duhet me qene ne Xhami qe ne oren 07:30.


Info:
Kurban Bajrami do festohet ne te njejten date (25 tetor 2012) Maqedoni, Mali i Zi, Turqi etj.

Date: 23 tetor 2012

Saturday, October 20, 2012

Zhvillohet mbledhja e radhes se Keshillit te Myftinise Puke

Me date 20 tetor 2012 Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e radhes se Kehillit te Myftinise se rrethit Puke.

Pasi u be apeli i pjesemarresve mbledhja u deklarua e hapur. Anataret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke fillimisht miratoi rendin e dites i perbere nga: Analiza e punes nga muaji: janar 2012 deri ne muajin shtator 2012,Analiza e punes se bere per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj fshati Fush-Arrez ne bashkin e Fush-Arrezit dhe puna e berre per ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret dhe ceshtje te ndryshme.

Pasi u lexuan raportet e pergatitura, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke diskutoj dhe vlersoj mbi punen e bere ne muajin shkurt 2012 ku dhjetra familje u izoluan si pasoj e reshjeve te debores. Vlersim i vecante shkoj per ndihmen e dhene nga : Komunitetit Mysliman i Shqiperise, Myftinia Shkoder, Ambasada Turke (Zyra per Ceshtje Fetare),Shoqates Istanbul, kolegji Turk shkolla "Hasan Riza Pasha" si dhe grupit te punes i ngritur nga Myftinia e rrethit Puke per kete ceshtje.

Antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke  vlersuan punen e bere nga grupi i punes mbi grumbullimin e informacioneve te ndryshme ne lidhje me kontributin e Hoxhallareve Pukjan ne formimin e shtetit te Shqiperise, pune e cila do te kurorizohet me nje seminar gjate muajit nentor 2012 ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise.

Keshilli i Myftinise Puke diskutoj gjersisht ne lidhje me punen e bere per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj Fush-Arrez duke vlersuar se: "...ne kete ceshtje kerkohet marrja e pelqimit nga institucione te cilat ligjet ne fuqi te shtetit te Shqiperise nuk ua jep kete te drejte. Pezullimi i ndertimit te Xhamise ne lagjen Dedaj te Bashkise Fush-Arrez i bere per here te dyte u vlersua si problematik dhe si per pasoj ka sjell disa here tension mes besimtareve mysliman dhe elementeve te tjere deshirojne te bllokojne ndertimin e Xhamise ne kete zone.Perkohesisht Myftinia Puke eshte terhequr per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj tek prona me nr.608 dhe nr.609 duke ngritur nje tjeter grup pune per gjetjen e nje vendi tjeter per ndertim te Xhamise. Nderkohe prona aktuale me nr.608 dhe 609 e blere nga Myftinia e rrethit Puke te perdoret per kurse islame dhe aktivitete te tjera.

Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi veprimtarite e zhvilluara pergjate muajit te shejte te Ramazanit duke gjalleruar keshtu jeten islame ne rrethin e Pukes.
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e madhe qe po behet ne ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret ku njeherazi Keshilli i Myftinise se rrethit Puke falenderoi donatoret e kesaj Xhamie Sahit Fishten dhe Liljan Idrizin.
Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke miratoi ndryshimet e bera ne personelin e Myftinise se rrethit Puke.
Mbledhja u byll me ngritjen e nje grupi pune mbi organizimin e veprimtarive me rastin e festes se Kurban Bajramit qe do zhvillohen me date 25 tetor 2012.



Thursday, October 18, 2012

Njoftim:Me date 25 tetor 2012 eshte Kurban Bajrami

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se me date 25 tetor 2012 eshte dita e pare e Kurban Bajramit.

 Ritet fetare do fillojne ne Xhamine e qytetit Puke ne ore 06:20 ku imami i Xhamise do mbaj predikime te ndryshme islame.Falja e namazit te Kurban Bajramit do behet ne oren 07:44  por per te qene brenda aktivitetit  duhet me qene ne Xhami qe ne oren 07:30.

Myftinia e rrethit Puke njofton gjithashtu te gjithe besimtaret te cilet do bejne prerjen e ndonje kafshe (per kurban) ose deshirojne te dhurojne Xhamise ndonje kurban mund ta sjellin ate  diten e merkure (naten e Kurban Bajramit) ose diten e pare te Kurbanin e Bajramit prane Xhamise se qytetit Puke pasi Myftinia e rrethit Puke do organizoj prerjen e tyre dhe ndarjen sipas rregullave islame duke ju shperndare te varferve dhe jetimeve.
Per informacion kontaktoni ne kete numer: 0685020099
Myftinia e rrethit Puke ju uron: "Per hajer e nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit!"

Friday, October 12, 2012

Ftese per grumbullim informacionesh te Imameve Pukjane.

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise , Myftinia e rrethit Puke ne muajin nentor 2012 do organizoj nje seminar me teme: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjane ne formimin e shtetit Shqiptare"

Per kete qellim Myftinia e rrethit Puke kerkon mbeshtetjen e te gjithe besimtareve mysliman te rrethit Puke per te derguar informacione te ndryshme ne lidhje me kontributin e Hoxhallareve Pukjane ne formimin e shtetit Shqiptare ne rrethin e Pukes si psh: ne mbrotjen e Atedheut, ne mesimin e gjuhes Shqipe etj. Informacioni duhet te kete: emer,mbiemer,vendi ku eshte zhvilluar aktiviteti,koha kur kur eshte zhvilluar (data,muaji,viti), forografi dhe burimi i informacionit.
Kushdo qe ka informacion jane te lutur te kontaktoje me drejtuesit e Myftinise se rrethit Puke, me Antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ose  ti dergoni me poste ne kete adrese:
"Myftinia e rrethit Puke,prane Xhamise se re Puke."
Cdo informacion do arshivohet ne Myftinine e rrethit Puke.



Sunday, October 7, 2012

Nxenesit e kursit te besimit islam vizitojne Myftinine e Pukes

Nxenesit e besimit islam ne qytetin e Pukes gjate dites se sotme date 07 tetor 2012 pas disa oreve praktike mbi menyren e marrjes se abdestit dhe menyren e faljes se namazit zhvilluan nje vizite ne Myftinine e rrethit Puke.


Nxenesit u priten nga Myftiu imam Gezim Kopani i cili pasi uroj mireseardhjen tha: "...cdo vite Myftinia e rrethit Puke ka pritur nxenes nga krusi i besimit Islame te qytetit te Puke. Edhe kete vit por edhe vitin qe do vije Myftinia e rrethit Puke do zhvilloje aktivitete me ju. Uroj qe mesimet qe merrni tju ndihmojne sadopak ne formimin tuaj edukativo-fetare dhe jo vetem. Suksese dhe mbaresi. Me pas Myftiu foli pak ne lidhje me festen e Kurban Bajramit dhe rendesise qe ka kjo feste per besimtaret mysliman.
Me pas nxenesit drejtuan disa pyetje Myftiut ne lidhje me tema te ndryshme ne fene islame.

Fotografi te punimeve te Xhamise Qerret

Fotografi nga punimet ne Xhamin e fshatit Qerret Puke.
















Ne punim