Tuesday, May 21, 2013

Blog vetem per Xhamiat e rrethit Puke

Ne kete blog do publikohen artikuj qe kan te bejne kryesisht me xhamiat e rrethit te Pukes.
Myftinia e rrethit Puke 

Ju ftojme te vizitoni faqen e re: www.myftiniapuke.org


Es-selamu Alejkum!

I/e nderuar vizitor! Myftinia e rrethit Puke ju fton te vizitoni webin e ri:
http://myftiniapuke.org/

Tani e tutje Myftinia e rrethit Puke do perditesoj vetem kete faqe, ndersa blogjet e tjera do ngelin si arkiv.

Vizitoni:

www.myftiniapuke.org

Sunday, May 5, 2013

Aktivitete sportive me nxenesit e Kur'anit

Myftinia e rrethit Puke ka organizuar gjate dites se sotme disa aktivitete sportive me nxenesit e Kur'anit ne qytetin e Pukes.

Ky  aktivitet mbeshtet nga Myftinia Puke me qellimin e afrimit te rinise ne rrugen e Islamit nepermjet lojrave sportive. Aktivitete te tilla sociale kane nje rendesi te vecante kur dihet shkalla e larte e shthurjes me te cilen perballen sot rinia.




Ne rrethin e Pukes ka dy qendra socialo-fetare qe zhvillojne kurse fetare dhe jo vetem me rinine Pukjane. Kursi i pare organizohet nga shoqata Shbki Puke ne bashkepunim me shoqaten V.H.KI. Istanbul si dhe kursi i dyte qe organizohet nga shoqata Vakfi Islamik Shqiptaro-Turke.







Puke me 5 maj 2013

Tuesday, April 23, 2013

Dashuria ndaj Pejgamberit a.s.


Për nga rëndësia, dashuria për Pejgamberin (a.s.) vjen menjëherë pas dashurisë që besimtari duhet të ushqejë ndaj Allahut xh.sh., madje mund të themi se dashuria ndaj Pejgamberit a.s. buron nga dashuria jonë për Allahun. Ai që e do Allahun, padyshim, e do edhe Pejgamberin a.s., sepse Allahu xh.sh. e ka bashkuar emrin e Vet hyjnor me emrin e Tij:“La ilahe ilallah Muhamedur-resulullah”.

Nuk mjafton të thuhet vetëm me gojë se unë e dua Pejgamberin a.s, por. Pas këtij pohimi kërkohet edhe shkuarja pas mësimeve të tij dhe praktikimi i tyre. Allahu xh.sh. thotë: “Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë gjynahet tuaja. Allahu falë dhe mëshiron shumë”. (Ali Imran, 31)

Sehl ibën Abdullah ka thënë: “Shenjë e dashurisë së Allahut është të duash Kuranin. Shenjë e dashurisë së Kuranit është të duash pejgamberin. Shenjë e dashurisë së Pejgamberit është të duash sunetin e tij.

Enes ibn Maliku r.a. tregon se një njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s. se kur do të ndodhë Dita e gjykimit. Pejgamberi a.s. e pyeti se çfarë kishte përgatitur ai për Ditën e gjykimit. Personi iu përgjigj: Për Ditën e gjykimit nuk kam përgatitur shumë gjëra me përjashtim të obligimeve, por e dua Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Pejgamberi a.s. i tha: Ti do të jesh në botën tjetër sëbashku me atë që e do. (Buhari)

Dashuria është baza e çdo vepre në këtë jetë. Çdo vepër në botë buron nga dashuria dhe dëshira. (Kaide fil mehabbe, Ibën Tejmijje 2/ 193 dhe 202)
Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi Pejgamberi a.s. ka thënë: “Asnjëri nuk ka besuar plotësisht përderisa të mos më dojë mua më shumë se baban, fëmijët e tij, veten dhe njerëzit mbarë”.

Në lufën e Uhudit një gruaje muslimane nga fisi Beni Dinar, i vdiqën  në luftë burri, vëllai dhe i ati. Kur e lajmëruan dhe u përpoqën që ta ngushëllonin, ajo u tha njerëzve që e rrethonin: çfarë i ka ndodhur Pejgamberit a.s.? I thanë: Ai është gjallë. Tha: Ma tregoni që ta shoh. Kur e pa se ai ishte i gjallë tha: çdo fatkeqësi është e parëndësishme përpara fatkeqsisë së humbjes tënde”. (Siretu Ibn Is’hak, 2, 99).

Omer ibën Hattabi r.a. një herë i tha Pejgamberit a.s. : “O i Dërguar i Allahut, vërtet unë të dua më shumë se çdo gjë, përveç vetes time! Pejgamberi a.s. tha: Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ti nuk më don mua me të vërtetë nëqoftëse e don veten tënde më shumë se mua. Omeri r.a. tha: Pas këtij çasti, pasha Allahun, ti je më i dashur për mua se vetja ime. Pejgamberi a.s. tha: Tani po, o Omer.” (Buhariu)

Dashuria ndaj Pejgamberit a.s. bën të mundur që besimtari të shijojë ëmbëlsinë e (imanit) besimit. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush i zotëron tri gjëra ai do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: njëra prej tyre është ta duash Allahun dhe të dërguarin e Tij me shumë se çdo gjë tjetër ".

Hubejb ibni Adijjin, e zënë rob pas kurthit që i ngritën muslimanëve disa fise politeist, mushrikët e pyetën pak përpara momentit të ekzekutimit: A do të dëshiroje që në këtë çast, në vendin tënd të ishte Muhammedi a.s.? Dhe përgjigjja e tij ishte e prerë dhe e qartë: Jo, Vallahi nuk do të pranoja që, në këmbim të shpëtimit tim, atij t’i ngulej qoftë edhe një gjemb në këmbë. Pastaj mushrikët, armiqtë e Allahut dhe të pejgamberit, vendosën ta ekzekutojnë. Hubejb ibni Adijj r.a i ngrit duart nga qielli e tha: O Allah nuk mund ta përshëndes për të fundit herë, të dashurin Tënd a.s., prandaj dërgoja Ti përshëndetjen time atje ku ndodhet. Muhammedi a.s. gjendej me shokët e tij kur ata dëgjuan se ai tha: Të përshëndes edhe unë ty o Hubejb. Të habitur ashabët e pyetën të dërguarin e Allahut se ç’kishte? Ai me lot në sy u tha: Hubejbi ra shehid, por në çastin e fundit të jetës nuk harroi të më dërgonte selame. Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed.

E lusim Allahun xh.sh. që edhe ne të edukohemi me dashurinë që kishin sahabët për Pejgamberin a.s.


Naim DRIJAJ 
Date:13.04.2013 Puke.

Sunday, April 14, 2013

U zhvilliua simpoziumi "Shembulli i Profetit Muhammed a.s."

Me date 13 prill 2013 ne ambjentet e Pallatit te Kultures Puke Eqerem Qabej Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresene Haxhi Sheh Shamia Shkoder u zhvillua simpoziumi me teme: "Shembulli i Profetit Muhammed a.s."

Ne kete simpozium merrnin pjese: Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani, Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Ali Zaimi, Kryetari i shoqates "Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul" z.Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresese Haxhi Sheh Shamia dega e djemve z.Kujtim Dervishi si dhe grupi artistik i kesaj Medreseje.

Sipoziumi u hap me lexim te Kur'anit nga maturati i Medreses Shkoder njeherazi edhe hafiz Ahmet Agolli. Me pas simpoziumin e pershendeti Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili pasi falenderoi per prezencen e Kancelarit te KMSH z.Ali Zaimi dhe te Medresese Haxhi Sheh Shamia Shkoder tha: "Ne mbare boten zhvillohen aktivitete kushtuar hz.Muhammedi a.s. me qellim qe njerezimi te jene pasues te edukates se Profetit a.s. Le te bashkohemi te gjithe duke bashkepunuar ne edukimin e brezave tane me shembullin dhe edukaten e Profetit Muhammed a.s."

Ne fjalen e tij Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Ali Zaimi tha: "Falenderimet i perkasin vetem Allahut te Madheruar qe na nderoi me fene islame. Myftinia e Pukes eshte nje nder Myftinite qe zhvillon shume aktivitete per te cilen duhet pershendetur. Sot jemi bashkuar per te folur dy fjale mbi hz.Muhammedin a.s. njeriu i cili ishte dhe eshte shembulli me i larte i njerzimit.Ai ishte nje njeri i mrekullueshem, ishte prind i larte, bashkeshort ideal dhe diplomat i zoti. Ai ishte njeri i besueshem saqe mysliman dhe te krishtere i besonin atij gjerat me te shtrejta."

Drejtori i Medreses Shkoder z.Kujtim Dervishi duke pershendet kete aktivitet tha: "Deshiroj me kete rast te vlersoj dhe te falenderoj punen e Myftinise Puke personalisht te Myftiut imam Gezim Kopani si dhe shoqaten Istanbul e cila gjithnje ka mbeshtetur aktivitete te tilla.Dihet se kush investon per diturin, dhe besimin islam, vecanerisht per rinine investon per te tashmen dhe te ardhmen. Investon per shoqerin dhe kombin, dhe kete mesemiri e ben Medreseja Haxhi Sheh Shamia Shkoder."

Me pas aktiviteti vazhdoi me kumtesen me titull:  "Muhamedi a.s.themeluesi i qyteterimeve" mbajtur nga  zv.drejtorit te Medresese Shkoder Merxhan Shehu. Nje kumtes tjeter qe u degjua me interese ishte ajo me titull: "Dashuria per Profetin a.s." e mbajtur nga Imami i Xhamise Parruce Shkoder Naim Drijaj.
Ne fund te simpoziumit grupi artistik i Medresese Haxhi Sheh Shamia Shkoder te udhehequr nga profesori i tyre Resmi Likaj  kenduan pjese nga Mevludi, ilahi dhe poezi Islame.

Per te pranishmit u shperndan literatura, revista si dhe kalendari i murit botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise.

Aktiviteti u publikua ne:

1. http://www.kmsh.al/al/?p=501
2. http://www.dritaislame.al/puke-zhvillohet-simpoziumi-shembulli-i-profetit-muhamed-a-s/
3. http://www.islami-puke.org/t3757-u-zhvilliua-simpoziumi-shembulli-i-profetit-muhammed-as

Fotografi









































Wednesday, April 10, 2013

Ftese

Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder organizon simpoziumi me teme: "Shembulli i Profetit Muhammed a.s." Aktiviteti zhvillohet me date 13 prill 2013, ora 11:00 ne sallen e leksioneve te Pallatit te Kultures Puke.


Ne kete aktivitet do te ndiqni: Recitim nga Kur'ani, kumtesa, ilahi dhe poezi islame.

Pjesmarrja juaj na nderon!
Jeni te mirepritur!




Sunday, April 7, 2013

Myftinia organizon kalendarin sportiv ne futboll dhe volejboll.

Myftinia e rrethit Puke prej nje muaj ka hartuar nje kalendar sportiv me te rit e xhematit te Xhamise se qytetit te Pukes dhe me  gjere ne sportet: futboll dhe volejboll.

Ne radhen e ndeshjeve te futbollit Myftinia e rrethit te Pukes pasditen e sotme date 07 prill 2013 ka zhvilluar ndeshjen e radhes mes te rinjeve te xhamise se qytetit te Pukes. Pjese e kesaj ndeshje ka qene edhe vete Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani.

Ne lidhje me keto organizime Myftiu i rrethit te Pukes beri te ditur qe Myftinia e rrethit te Pukes gjate muajve ne vazhdim do zhvilloj disa ndeshje sportive me grup mosha te ndryshme. Nga muaji mars 2013 Myftinia e rrethit te Puke ka organizuar disa ndeshje me grupin e te rive te xhamise se Pukes.
Ne vazhdim do organizohen edhe ndeshje futbolli edhe per grup moshat e 7-13 vjece.
Ne keto aktivitete sportive Myftinia e rrethit Puke do organizoj ndeshje volejbolli per vajzat dhe grate e xhamise se qytetit te Pukes, Iballes etj.
/Myftinia e rrethit Puke/
 Fotografi te tjera






Sunday, March 31, 2013

Myftiu Gezim Kopani ne kafe me antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.

Myftiu imam Gezim Kopani ne kafe me disa nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit te Pukes.

Ne fotografi: Myftiu Gezim Kopani, Prof. Xhemal Meçi, Halit Ringaj, Besnik Lluka, Hasan Laçi, Afrim Laçi dhe Qazim Kopani.

Date: 31 mars 2013

Myftinia e rrethit Puke zhvillon viziten zyrtare ne Famullin e Pukes.

Paraditen e sotme date 31 mars 2013 Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i shoqeruar me disa nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilluan nje vizite zyrtare ne Famullin e Pukes.

Me rastin e festes se besimtareve Katolik, Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilluan nje vizite zyrtare ne Famullin e Pukes, ku u priten nga prifti i kesaj Famullia Giovanni Fiocchi. Ne fjalen e tij Fiocchi pasi falenderoj drejtuesit e Myftinise se rrethit te Pukes per viziten tha: "Festat fetare jane nje mesazh i qart paqja mu ashtu sic e beri publike edhe Pape Fancesco. Mirekuptimi fetare i rrethit te Pukes eshte nje shembull i till." Ndersa kryetari i Keshillit te Kishes Katolike te Pukes dr. Dod Boci pasi ju bashkua mendimit te parafolsit tha se: "Harmonia dhe mirekuptimi fetare ne Puke eshte pikerisht pasi si besimi yne por edhe ai mysliman jane fe hyjnore."

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani bazuar ne festen e besimtareve Katolik tha: "Ne momente te tilla  eshte e nevojshme qe njerzit e besimit tek i madhi Zot, te japin mesazhe te qarta dhe te sinqerta per te gjithe njerzit. Myftinia e rrethit Puke cdo here ka luajtur nje rol te rendesishem mbi harmonin fetare ne rrethin e Pukes per te cilin kemi nevoj. Me kete rast kujtoj qe ne, kemi bere disa aktivitet ne kuader te harmonise fetare, dhe gjej rastin tju informoj se Myftinia e rrethit Puke eshte duke pergatitur realizimin e aktivitetit me teme: "Sofra e harmonise fetare III" ku ju ftoj edhe juve te beheni pjese e ketij aktivitet me qellimin per te lene pas hapa te dukshem dhe te prekshem per pasardhesit tane."

Myftinia e rrethit Puke

Date: 31 mars 2013

Tuesday, March 26, 2013

Myftiu pret ne nje takim perfaqsuesin e fondacionit "Miresia".


       Pasditen e sotme dite e marte 26 mars 2013 Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani ka pritur ne nje takim perfaqsuesin e fondacionit "Miriesia" imam Shkelqim Sykaj. 

Imam Shkelqim Sykaj pasi falenderoi Myftiun e Pukes per pritjen informoi Myftiu Gezim Kopani mbi aktivitet e fondacionit "Miresia" ne Shqiperi dhe me konkretish ne qarkun e Shkodres. Gjithashtu z.Sykaj informoi Myftiu e rrethit te Pukes mbi ndihmen qe jep fondacioni per disa familje jetime ne rrethin e Pukes. Duke shfrytezuar kete takim ne emer te fondacionit "Miresia" z.Sykaj shprehu deshiren e fondacionit per te bashkepunuar me Myftinine e rrethit te Pukes.

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderoj imam Shkelqim Sykaj i cili  deshiroi te zhvilloj kete takim. Myftinia e rrethit e Puke shtrihet ne nje siperfaqe te madhe ku edhe nevojat jane te medha jo vetem ne ndihme te jetimeve, por edhe me gjere. Prandaj bazuar ne kete Myftinia e rrethit te Pukes vlerson deshiren e fondacionit "Miresia" per te bashkepunuar me Myftinine tone.
Imam Shkelqim Sykaj  eshte drejtor i fondacionit "Miresia" per qarkun e Shkodres.
Me pas Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me imam Shkelqim Sykaj shperndan ndihma per disa familje jeteme ne qytetin e Pukes. 

dt.26.03.2013

Fotografi



Sunday, March 17, 2013

Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke

Me date 16 mars 2013 Keshilli i Myftinise se rrethit te Pukes zhvilloi mbledhjen e radhes me kete rend dite: a) aktivitet e Myftinise se rrethit Puke gjate vitit 2013 b) te ndryshme.

Ne kete mbledhje moren pjese antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke si dhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Mbledhja u hap me permendjen dhe falenderimin kushtuar Allahut xh.sh. Me pas mbledhja vazhdoi me rendin e dites ku u hartuan nje grup aktivitetesh qe Myftinia e rrethit te Pukes do zhvilloi gjate vitit 2013.

Ne kete mbledhje Keshilli i Myftinise se rrethit Puke bazuar ne nevojat akute vendosi te hartoj nje grup kerkesash drejtuar Komunitetit Mysliman te Shqiperise mbi: 1.Mermetimin e kubese te xhamise se re Puke. 2. Mermetimin e çatise se Xhamise Iballe si dhe ndertimin e abdes'hanes se kesaj xhamie 3. Emerimi i nje Myezini ne Xhamin Iballe dhe ne Xhamin Qerret si dhe disa kerkesa te tjera.
Gjate vitit 2013 Myftinia e rrethit Puke do organizoj nje grup trajnimesh per mesimin e disa rite fetare duke i kushtuar vemendje te vecate: namazit te xhenazeve, ibadetet ne netet e medha dhe ne muajin e shejte te Ramazanit etj.
Me pas Keshilli i Myftinise kaloj ne diskutime te ndryshme qe ka te bej me jeten fetare ne rrethin e Pukes.

Tuesday, March 12, 2013

Puka qyteti që vuante mungesen e Xhamisë.



Puka qyteti që vuante mungesen e Xhamisë
Interviste me imam Mr.sc Adem Ademi


I nderuar imam Ademi, përpara se të flasim mbi shërbimin tuaj në rrethin e Pukës, na tregoni diçka mbi jeten e familjes suaj.

      Në Kryeqytetin e KosovësPrishtinë, përbal sheshit “Bill Klinton” në soliterin 17 katësh në katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë, banon hoxha Mr.sc Adem Ademi me familjen e tijë të ngushtë gjashtë anëtarëshe. Hoxhe Ademi rrjedh nga një familje me tradit të gjatë të besimit islam si në vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon traditen familjare të arsimimit në drejtimit islam brez pas brezi dhe kontributin e gjithanshënë zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i Ademit, haxhi Fazliu po ashtu kishte qenë nxënës i Medrses së Gjakovës dhe kishte ndjek disa kurse të mësim besimit në moshën rinore të asaj kohe. Prindi i hoxhe Ademit, Haxhi Fazliu kishte pasion  të madh leximin e Kur’anit për çdo ditë në mëngjes e mbramje e kur kishte koh edhe pas ҫdo namazi. Rrast i rrallë është të dal baba në rruge ose në punë e të mos i lexojë sëpaku katër faqe Kur’an, thot Ademi . Ligjërimin e temave islame, sqarimin e problemeve e bënte pa prites. Po ashtu posedonte një zë shumë të bukur dhe të lartë. Një rast në vendin e punës  në Beogradë në kohen e namazit, Fazliu kishte thirrur Ezanin zëshëm në prani të punëtorëve Shqiptar, Boshnjak,  Serb e të tjerë , një serb kishte menduar se po këndon ndonjë këng, kishte thanë: “Për ҫdo lavdat, sa mir po këndojka dhe paska zë të bukur Fazliu.” Fazliu kishte krijuar një biblotek personale solide në gjuhën shqipe, serbokroate, turke dhe arabe. Babi i Fazliut, Miftari pasi e kishte pyetur Fazliun se  a do kieshe dëshir të shkosh në Mejtep (shkoll fetare)!? Fazliu i’u kishte përgjigjur: “vetëm a më dërgon ti babë, se unë menjëher shkoi në mejtep.” Miftari si pasoj e gezimit qe mori nga pergjigjia e te birit, nxjerr portofolin dhe i thot: “merr sa të duash nga të hollat.” Miftari kishte pasuri të mjaftueshme për atë kohë. Gjithnjë hoxhollarët e rrethit të Podujevës ishin mbledhur për tubime e për qef në oden e Miftarit. Oda e tij kishte qenë gjithnjë vend tubim për musafir e miq. Miftari njihej në rrethin e Podujevës si; bujku dhe pasaniku i kohës dhe sot trasmetohet nga goja e gjeneratave të vjetra per përkushtimin e madhë te Miftarit si puntor i cili punonte me nder e mundin e djersës.
    Haxhi Fazliu kishte arrit ti shkolloi të katër djemtë e tij në të gjitha nivelet arsimore dhë në profile të ndryshme universitare. Fazliu nga katër djem që kishte si Ibushin, Miftarin, Ademin dhe Sabriun, ai i kishte vene qellim vetes që për njërin nga katër djemtë e tij të investoi dhe  ta pregatis argat të dinit islam, duke u mbështetur në hadithin e Pejngamerit a.s që thotë: “Kur të vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij përveç tre vepra: Sadakaja e vazhdueshme, dituria me të cilën shërbehen njerzit dhe fëmija i mire i cili ban dua për të”.

    Këtë fat të mir dhe plotësimin e dëshirës së madhe prindërore i  kishte ra djalit të tretë Ademit i cili kishte treguar shenja të një besimtari duke praktikuar detyrat islame qysh nga vegjëlia dhe përkushtimi për të shtuar njohurit fetare. Edhe pse në një koh të vështir të sistemit sllavokomunist në Jugosllavi, Ademi kishte shkuar në kursin e besimit islam tek hoxha i  fshatit që vijonin herë pas herë grupe të fëmijëve të fshatit Bradashë.  Pyetjes se kur keni hedh hapat e pare te mesimit Islam Ademi thotë: “Hapat e parë mesimin e besimit i kam marrë tek Hoxha i fshatit i cili kur kishim pushimet verore na mësonte njëkoh të caktuar nga libri i Ilmihalit i cili atëher ishte i vetmi libër që qarkullonte në gjuhën shqipe. Ishim një grup të rinjësh që vijonim kursin por nuk më kujtohet se ka pas ndonjë vajzë të fashatit në kursë. Por më duhet të pranoi edhe realitetin e asaj kohe se prindi im ka bër qmos që të na mësoi gjërat elementare të besimit islam. Sidomos gjatë pushimeve dimrore na i shkruante  në fletore mësimet që duhej mësuar. Nuk mungonin as shpërblimet nga babai jonë kur vinte nga puna e tij në Beograd, për mësimet fetare që i mësonim”.
     Ademi si nxënës i shkollës fillore në gjeneratën e tij kishte qenë nxënësi më i mire në klasë me të gjitha notat pesë. Po ashtu Ademi është në listën e nxënësave shembullor të shumë gjeneratave që kanë dale nga kjo shkolla fillore e fshatit Bradashë. Suksesi i shkëlqyeshëm figuron edhe tek librezat e tre vllazërve dhe tek dy motrat e Ademit.
      Adem Ademi si nxënës i shkelqyeshëm në shkollën fillore kishte marr pjesë në garat e ndryshme komunale “mësim, mësim dhe vëtëm mësim” duke përfaqësuar shkollën e tij. Po ashtu ka qenë aktivistë në të gjitha grupet e shkollës që kanë marrë pjesë në aktivitetet e lira  arsimore, kulturore dhe sportive.

Cila ka qenë jeta juaj si nxënes i klasës së tetë?

      “Si nxanës i klasës së tetë të shkollës fillore kam marrë pjesë në garat komunale të historianëve dhe garat nga ndihma e parë. Atëhere nuk na jan komunikuar rezultatet nga garat, më vonë kemi marr informacion se dhuratat dhe vendet e para i kanë marrë fëmijët e zyrtarëve politik kurse më vonë ata nxanës  fitues janë graduarr në pozicione kyqe të Lidhjes së Rinis Socialiste të Komunës së Podujevës. Kurse qysh nga klasa e shtatë kamë marrë pjesë në grupin e recitatorëve, grupin e dramave dhe skeqet e realizuar në programet e manifestimeve të shkollës”.

Me sa dim, pasi keni perfunduar shkollen tetëvjeçare kemi vazhduar studimet në Medresenë e Prishtinës, çfarë mund të na tregosh mbi jeten tuaj në Medresenë “Alauddin”?

       Pas përfundimit të shkollës fillore z.Ademi plotëson kërkesën dhe  dëshiren e prindit të vet që të vijoj mësimet në shkollën e mesme Medresenë “Alauddinë” të Prishtinës, dhe të vazhdoi traditen e arsimiit fetarë në një konkurencë të fort të asaj gjenerate ku kusht kryesor ishte suksesi i shkelqyeshëm dhe ishte hapur vetëm një paralele me 25 nxanës. Atëherë në Medresen e mesme “Alauddin” të Prishtinës vijonin mësimet nxanësit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sangjaku. Medresja e Prishtinës atë kohë ishte e vetmja shkoll fetare  në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të shkollës fillore, babai më kërkoi dëftesat e notave, pasi i vështroi të gjitha notate me pesa e më tha :,,Po dashe me pas përspektiv,nder e rrespekt  në kët bot dhe botën tjetër unë te propozoj që të studiosh në shkollën e mesme të MedresesPrishtinës, do të kesh përkrahjen time maksimale për te ndjekur studimet e larta  edhe në ndonjë fakultet të Arabisë. Ishe ofert dhe rast që nuk e kisha planifikue realisht dhe nuk mund ta refuzoja, por isha fatlum, prindi si prind gjithnjë mendon dhe planifikon në dobi të evladit. Sot një rastë të till u’a kam dhanë dy fëmijëve të mi të cilët vazhdojnë shkolimin e mesëm në Medresen “Alauddin”, gjithnjë duke u bazuar në hadithin e Profeti a.s që thotë: “Edukoni fëmijët tuaj me këto tri cilësi: Ta duan Pejngamerin, të duan familjen e tij dhe ta mësojnë Kur’anin.” Pa dyshim edhe vazhdimin e dëshirës dhe traditën e  babait Fazli dhe  gjyshit Miftar, zoti i mshiroftë.
         Ademi kishte pasur fatin gjatë kohës së shkollimit në Medrese të mësonte tek profesorët e kohës siq ishin: Mulla Sherif Ahmeti figure  e shquar në trojet Shqiptare si imam, ligjërues dhe përkthyes i Kur’anit, M. Sadri Presreshi, imam, myderiz dhe ish pjestar i forces politike ushtarake të Nacional Demokrates Shqiptare1945 ,M. Bajrush Ahmeti, Tefik Gashi, Qazim Qazimi që kishin studijuar në Irak dhe  profesorët të tjerë shkencor që ligjëroni në atë kohë.
Pas përfundimit të Medresës më 1985, detyrimisht shkon në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, gjatë vitit akademik 1986 – 1987 regjistronë fakultetin filologjik degën e Orientalistikës. Zotri Ademi në vitin 1990, kishte krye të gjitha vitet dhe provimet  dhe kishte qenë nxenes me bursë të regullt nga komuna e Podujevës.

Pasi perfunduat Medresenë a vazhduat studimet?

    Çregullimet politike të viteve 90, kur pushtuesi Serb kishte marr me dhunë të gjitha institucionet e Kosovës, paknaqësit e popullit të Kosovës ishin të mëdha dhe ato artikuloheshin më së shumti nga masa studentore, për ҫdo ditë në qytetet e ndryshme të Kosovës  në veçanti në qytetin Universitar të Kosovë në Prishtinë.  Me 21 janar 1990 nga demostratat studentore të Prishtines burgosen nga policia Ademi dhe një numër i madh i studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve.
Pas ukupimit të institucioneve politike dhe shoqërore të Kosovës nga pushtuesi Serb. Serbia mbylli konviktet studentore dhe filloi ti degradoi të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës.
Rrahjet, burgosjet, papunësia ishin bërë barrë e rëndë për popullin Shqiptarë e në veçanti për rininë Kosovare.

Si ndodhi qe ju z.Adem erdhet per sherbim fetarë ne Shqiperi?


            Shumica e të rinjëve Kosovar filluan të largoheshin nga Kosova për në vendet e ndryshme perendimore  si në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi, Danimarkë  e vende të tjera.
Gjatë viteve 90-të kishte filluar edhe demokracia në shtetin Shqiptar të izoluar shumë vite nga sistemi komunist, ku kishte pësuar degradim të madh edhe komuniteti fetar nga regjimi e në veçanti besimtarët muslimanë. Në faktë Shqipëria gjatë periudhës moniste  kishte qenë një moll e ndaluar për Shqiptarët Kosovar dhe Kosova për qytetetrët e shqiptarë.
     Në revisten  informative kulturore fetare “Dituria Islame”  të Bashkësisë Islame të Kosovës ishte botuar një konkurs për një numër imamësh nga trevat Shqiptare të ish jugosllavis për të ndihmuar në hapjen dhe zhvillimin e besimit islam në shqipëri. Atë koh z.Ademi ishte i punësuar në Bashkësin Islame të Podujevës.
    Pa një pa dy, z.Ademi kishte vendosur për të lën vendin e punës në Podujevë dhe të niset për në Shqipëri për të dhanë kontributin e tij arsimor fetar  nga  përvoja që kishte. Atë e kishte frymzuar fjala  e All llahut që thotë: “Ndihmojeni njeri-tjetërin në mirësi dhe devotshmëri ...”
     Në dhjetor të vitit 1992 në kryeqytetin e Shqipërisë,Tiranë në cilsin e përforcimeve të kuadrove arsimore dhe fetare  përpos z.Ademit, kishin mbërritur edhe një numër studentësh nga universitetet e  tokave arabe e në veçanti studentët nga Medinja.
   Në Tiaranë ishin Ramiz Zekaj, Muhamet Jusufi, Sulejman Qerkezi, në qyetein e Kavajës Muhamet Hoxha, në Vlorë Iljas Sekiraqa e Zeqir Humolli, në Gjirokastër Zejnullahi nga Tetova,në Shkodër Mujedin Ahmeti,në Pogradec Ajni Sinani e shumë imam të tjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

 Si ndodhi që ju të shkonit në rrethin e Pukës për të shërbyer si imam?

      Kjo ndodhi si pasoj e një vendimi të kryetarit të ndjer të Komunitetit Musliman Shqiptar, H. Sabri Koҫi ku vendosa imam në rrethin e Pukës në bashkëpunim me organizatën islamike nga Xhida dhe “IIRO” .
Qyeti i Pukës edhe pse kishte një klim të egër dhe një ndër rrethet me klim të ftohtë dhe të gjatë tër vitit kalendarik, nuk ishte penges për tu vendosur dhe zhvilluar misioni e tij fetar. Por Puka  kishte edhe disa karakteristika të tjera. Siç njihet në traditen shekullore tek shqiptarët, malësor mikëpritës , buk dhanës dhe rrespektues që i kishin krijuar Ademit ambient të ngrohtë për të vazhduar karrieren e tij edukative fetare. Në fakt z.Ademi ika pas të gjitha kushtet materiale dhe rrethanore që të largohet nga Shqipëria në vendet perindimore, si shumë të rinjë Kosovar të cilët kalonin transit nga Shqipëria për në vendet tjera evropiane. Në vendet evropiane  kishin të ardhura dhe benefice  të shumfishta për kosovarët nga ajo pag që merrte z.Ademi  në Shqipëri.Ai i ishte përcaktuar për misionin e vet të shejtë fetar dhe atëdhetar.

    Z.Ademi thotë: “Më duhet të pranoj duam apo nuk duam jeta ekonomike dhe politike në Shqipëri ishte në një tranzicion që nuk i shihej fundi, varfëria, papunësia, secili shqiptar  e shqiptare e Shqiprisë dëshironin dhe pretendonin të largoheshin nga Shqipëria . Ishte një gjendje shumë shumë më e keqe se në Kosovë e të mos flasim për standardet e shteteve evropiane. Të rinjët Kosovarë në shtete perendimore merrnin vetëm si azil kërkues mbi 1000 mij mark sigurim social mesatarisht, e pastja edhe banimi. Ne, një grup imamësh nga Kosova e Maqedonia qëndruam dhe vepruam denjësish dhe maksiamlisht në çështjen e zhvillimit dhe shtrirjes së arsimit dhe besimit islam. Sot Shqipëria ka kuadro teologësh të profesionalizuar në shumë shtete dhe universitete të botës muslimane.Të gjithë janë produkt i ndihmesës logjistike dhe material të imamëve nga treva Shqiptare dhe shoqatave islame.”
   Ardhja e hoxhë  Ademit në Pukë në cilësin e imamit, i dërguar nga Kominiteti Musliman i Shqipëris ishte mirëprit nga shumë besimtar muslimanë.

Si e kujtoni Puken e atyre viteve?


    Puka ishte një qytet me 25 mijë banorë të besimit musliman dhe katolik,  nuk kishte pasur as edhe një metër hapësir për të zbatuar ritet fetare islame, pra nuk kishte Xhami.
Duke parë situatën dhe gjendjen e rëndë dhe nevojën për të zhvilluar aktivitete fetare, unë sëbashku me besimtar mysliman dhe intelektual të qytetit te Pukës ishim mobilizuar për të kontaktuar me zyrtarët e institucioneve lokale të qytetit per gjetjen e hapsirë së nevojshme për aktivitete fetare. Rinia pukjane nga kurreshtja për të filluar dhe shijuar mësim besimit islam pritnin fillimin e aktivitetit fetar si zogjt e vegjël për ushqim.
Mungesa e xhamis në qyetin e Pukës, nevojen e një hapsire për te kryer ibadet në një vend  publik e bënte edhe më të domosdoshme fillimi i muajit Ramazani të vitit 1993.
    Pas konsultimeve dhe kërkesave nga besimtarët musliman, ishte liruar për aktivitet fetare salla e mbledhjeve në ndërtesën e Këshillit Bashkiak, pastaj shtëpia e pritjes , po ashtu shpesh here jemi fal në oborrin e shtëpis së pritjes në munges të xhamise. Namazin e Bajramit të parë e kemi fal nën qiellin e hapur tek shtëpia e pritjes dhe  namazin të bajramave të tjerë i kemi fal në sallën e pallatit të cultures Pukë.

Si u prit në atë kohë fillimi i muajit Ramazan nga Pukjanët?

       Fillimin e muajit ramazan të vitit 1993 e ka përshkruar një atmosfer e bukur e besimtarëve Pukjan e të gjitha kategorive, moshave e gjinive. Sa më kujtohet edhe lokalet kanë pas shumë pak punë gjatë muajit Ramazan. Flitej për një ramje pre 80 % e punës së lokaleve dhe restorenteve. Por gëzonte edhe më shumë fakti pasi një numëri i madhë qytetarëve të dy gjinive që agjëronin ishin veçanarisht të rinjët pukjanë. Në namazin e teravive vinini kuadro profesionale dhe  qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Binin në sy më së shumti numri të rinjë. Shumë prej tyre kishin vullnet dhe dëshir shumë të madhe të banin ibadet por pak ishin ata individ që dinin të falnin cilin do namaz, duke përjashtuar disa burra të vjetër, që nuk kishin harruar të falnin namazin. Atmosfer e shkelqyeshme ka qenë falja e namazit të bajramit në vitin 1993 ku morën pjes një numër i madh qyetrësh pukjanë. Zyrtarët e lartë politik lokal musliman nuk vinin në ceromonit fetare , por ata katolik prezentoni me anëtarët e famljeve të tyre në ceromonit fetare krishtere.
    Shërbyesit e Kishës Katolike për besimtarët katolik ishin vendosur për një koh tek ndërtesa siç quhej “shtëpia e pritje së Enver Hoxhës” e cila më vonë është shfrytëzuar edhe nga besimtarët musliman, ndersa Evangjelistët ishin vendosur në shtëpi private. Udhëheqësi i kishës Katolike ishte nga Amerika kurse ai Evangjelist nga Suedia që vepronin në qytetetin e Pukës.

     Hoxhë Ademi ka qëndruar dhe ka zhvilluar aktivitet fetare në Pukë nga 22 dhjetori i viti 1992 deri nështator të viti 1994. Gjatë kësaj periudhe të aktivitetit fetar të hoxhë Ademi në qytetin e Pukës ka realizuar me sukse shumë projekte  mësimore islame me të rinjët e shkollës fillore dhe të mesme të qytetit, por vinin edhe nga fshatrat e rrethit. Ka arrit të siguroj fonde për iftare për myslimanët pukjanë si edhe ndihma të ndryshme si vesh mbatheje për fëmijë dhe prerjen e kurbanëve të dhuruara nga shoqatat e ndryshme arabe  si IIRO, Islamik Relief dhe ajo turke IHH.
    Rezultat i pashlyeshëm përpos mësim islam ka qenë edhe aktiviteti i korit  të fëmijëve që realizonin programet me recitime të pjesëve të Kur’an, ilahi dhe kaside në gjuhën shqipe, arabe e turke në rastet festive pranë xhematit dhe qytetarëve Pukjanë.
Hoxhë Ademi së bashku me xhematin ka inicuar koktej dhe pritje për përfasuesit e institucioneve shtetërore lokale dhe atyre fetare me rastin e festave vjetore të besimit islam të dy bajrameve, pastaj edhe Kisha katolike e ka bërë një gjë të tillë.

   Më të arritur hoxhë Adem AdemiPukë fillimisht ishte akomoduar tek familja e Haki Ademit i cili kishte lanë adresen e tij tek Komuniteti Mysliman i ShqipërisëTiranë për orientimin e cilit dy persona fetar do të vinin ne Pukë për të shërbyer imam. Z.Hakiu si pensionist dhe qytetar i Pukës ishte angazhuar maksimalisht në zhvillimin e aktivitetit fetar mysliman po ashtu i kishte dhan përkrahje të parezerv hoxhë Ademit në aktivitetin e tij gjat qëndrimit në Pukë. 
     Një gjest të rrall e kishte bërë edhe   z.Zenel Hyseni i cili kishte liruar për imamin nga Kosova një dhomë të veçantë për banim, ndersa më vonë kishte liruar ambiente në shtëpin e tij për faljen e namazit të xhumas nga xhemati i qytetit të Pukës. Ademit I kishte krijuar akomodim dhe atëmosfer vllazëore nga familja e Zenel Hyseni. Zotri Zeneli njihej në Pukë si iniciator, themelues dhe promotor I fillimit të demokracisë në rrethin e Pukës dhe themelues i partis demokratike në rrethin e Pukës. Z.Zeneli ishte edhe shtyll e fuqishme e Komunitetit myliman Pukjan, njiherit jepte përkrahje maksimale në zhvillimin dhe kultivimin e besimit islamit në periudhën post komuniste të demoracisë.

   Anëtarët e Myftinise se rrethit Pukë si profesor Xhemajl Meçi, rahmetlia Xhemajl Voci, Sulejmani Gania, pastaj vëllau i Hakiut Beg Ademi po ashtu inetelektualët si Jaho Brahaj, Fatmir Hoxha  e qytetarët si Ymer Pema, Halil Hyseni e shumë e shumë qytetar të tjerë Pukjan e përkrahnin e shoqëronin, e thirrnin në ndeja , kafe, dreka e darka, iftare e dasma e gëzime të ndryshme.
      Pas faljes së namazeve me xhemat, ligjëratave islame, shpërndarja e literaturës fetare islame, krijimit të grupit të ilahive ishin nder aktivitet qe zhvillonte imam Adem Ademi me të rinjët Pukjan, të cilët në fillim ishin afër 80 nxënës të shkollës fillore dhe një grup i vogël nga shkollae mesme e qytetit. Dalloheshin disa nxënes te cilët vijimin  rregullisht në mësime ku përmend: Qelo Hyseni (Zoti e pastë mëshiruar), Afërdita Hyseni, Ajet Tërbuni, Behar Hyseni, Vlladimiri, Ilir Cina, Bashkim Cina dhe Pranvera. Zë karakteristik dhe te bukur kishte Elvisi Rexhepi i cili printe në grupin e ilahive.
      Është e rëndësishme se një numër i këtyre cunave dhe vajzave Pukjanë, edhe përkundër punëve dhe profesionev të tyre që kanë sot ata vazhdojnë ta kultivojnë dhe praktikojnë besimin islam kudo që jetojnë dhe punojnë sidomos në shtrirjen e islamit tek gjeneratat dhe moshatarët e tyre. Disa prej nxënësave të kësaj gjenerate mbajn lidhje dhe komunikojn herë pas herë me z.Adem.
      Imam Ademi sot jeton dhe vepron në kryeqytetin e KosovësPrishtinë me familje që nga perfundimi i luftës 1988-1999, ndersa si nxënës i shkollës së mesme dhe  student ka jetuar 8 vite në Prishtinë. Ka magjistruar në drejtimin e administratës publike me 12 mars 2012 pranë komisionit arsimor shkencor: Akademik Prof.dr Esat Stavilecit, dr Islam Krasniqit dhe Dr.Agim Zogaj.
     Ka hulumtuar temën nga zhvillimet politike dhe ngjarjet bashkëhore ku permend: “Jehona e demonstratave të vititi 1981 në Kosovë sipsa shtypit Serb 1981-1983”. Ka eksploruar mbi 7000 mijë ekzemplar të shtatë gazetave ditore dhe tri revistave javore serbe të periudhës në fjalë. Tema e hulumtuar, e mbrojtur dhe cila pritet të shoh driten e saj , është temë dhe periudh e rrall dhe e pa eksploruar dhe e pa trajtuar deri më tani në gjuhën shqipe.
     Merret me profesionin e tij të shejt të thirrjes islame, me humanizëm. Është karakteristik se Mr.sc Adem Ademi deri në vitin 2007, nuk ësht marr më parë asnjëher me ndonjë subjekt politik por ai ka qenë i angazhua si shumë të rinjë Kosovarë në çështjen e lëvizjes kombëtare. Ai sot menagjon shoqatën “Gjysmëhënën e kuqe të Kosovës” .
      Në banesën e tij posedon një biblotekë të pasur me një numër të madh librash nga fusha e islamit dhe shkencat që ka studijuar. Nga fusha islame ka nga botimet e ndryshme të Kur’anit, nga fusha e hadithit ,fikut, tefsirit e akaidit e historis islame etj. Në blotekën e tij gjenden një numër i konsideruar literature nga historia e popollit Shqiptar. Bibloteka e tij është e pasur, nga se ajo është perbere nga shumë gjuhë botërore si ajo Arabe, Angleze, Turke dhe Boshnjake.

     Për fatë të keq z.Ademi nuk trashëgon literaturë nga bibloteka e të atit të tij haxhi Fazliut, nga se i janë djegur të gjitha librat gjatë luftës së fundi së bashku me shtëpinë, me përjashtim të Kur’anit në gjuhën Boshnjake të cilën e kishte fshehur tek një mik i tij në Prishtinë.
      Familja e z.Ademit kur është kthyer në shtëpi pas luftës e kanë gjetur të djegur shtëpinë dhe të gjiitha të mira e tjerat që kan poseduar si shumë familje Kosovare, oborri i shtëpisë ka qenë në gjendje të shkretë. Të vetmen gjë të paprekur e kanë gjet plehun e kafshëve ku edhe kishte fshehur fotot familjare njëri nga vëllazërit e Ademit. Sot ai i ruan ato fotografi me shumë kujdes.
      Gjeneratat e vjetra të Pukës dhe gjthë Shqipëris kanë pas një sfid që nuk dëshiron askush të kthehet, regjimin komunist Enverian i cili i ka  bërë presion ligjor, politk e juridik ndaj besimtarëve që ti zhvesh nga besimi me qëllim të kultivimit të Kulturës sllavo komuniste dhe besimit ateist. Ky projekt famëkeq shtetëror nuk ka pas sukses të plot tek besimtarët Shqiptar mysliman e as tek besimtarët mysliman Pukjan. Shembujt janë të shumtë që tregojn për qendrimin stoik të besimtarëve mysliman te Pukës gjatë periudhës moniste.

Cili është mesazhi juaj drejtuar myslimanëve të Pukës?

     Tani kemi një koh në rrethana dhe zhvillime globale të përgjithshme me sfida dhe sakrifica të shumta. Besimtarët mysliman duhet të jenë koshient dhe të vetëdijshë për përgjegjësin dhe obligimet ndaj të madhit Allah. Ngritja  e vlerave fetare dhe shtrirja e saj  në gjirin familjar dhe me gjër në shoqëri ka vlera të shumta, bereqet dhe shpërblim pa dyshim tek Krijuesi.
     Është vështir që në disa rreshta apo edhe faqe të shkruhen të gjitha ngjarjet dhe emrat e individëve dhe familjarëve Pukjan apo të qytetarëve të Shqipërisë që i kam njohur. Kemi qenë bashkë ne dreka ,darka, dasma e festa fetare, gjatë periudhës që  kam shërbyer si imam, ku gjej rasti t’i falenderoj një nga një . Allahu është mbikëqyrës dhe nuk humbë askënd.Tek Ai nuk mungon as një punë e realizuar nga ne, e shpërblimi i Tij është i madh dhe i pallogaritshëm. Allahu xh.sh thote:
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (suretul Zelzele-99, ajeti 7,8).
Allahu xh.sh na bëftë prej atyre qe ju takon shpërblimi i Tij!

Përgatiti:
Gezim Kopani
Intervistë me imam Adem Ademi (Imam në rrethin e Pukës nga viti 1992-1994)

Monday, March 4, 2013

Imam Adem Ademi ne Puke (Fotografi)


Imam Adem Ademi ne Puke viti 1992














Imam Adem Ademi me nxenesit e kursit islam ne qytetin e Pukes. 1992















Imam Adem Ademi me nxenesit e besimit islam. Ne fotografi
Perparim Mehaj, Elvis Rexhepi, Eduard Struga, Clirimi, Ilir Cina etj.
Viti 1992

Friday, February 15, 2013

Hartohen projekte te ndryshme per permisimin e sherbimit fetare ne Puke.

Ne kuader te permisimit te sherbimeve fetare ne rrethin e Pukes Myftinia e rrethit Puke harton disa projekte afat mesme dhe afat gjata.

Ne kete kuader Myftinia e rrethit Puke se bashku me Keshillin e Myftinise se rrethit Puke nder te tjera ka hartuar keto projekte afat mesme:


1. Trajnime te ndryshme te besimtareve mysliman mbi disa rite fetare.

    -Ritet islame ne rastet e fejesave dhe martesave.
    -Ritet fetare ne rastet mortore.
    -Te ndryshme.
 
2. Trajnime te ndryshme mbi rritjen e sherbimeve fetare ne rrethin e Pukes.

    -Trajnime per myezin.
    -Trajnime per imam.
    -Trajnime per vaiz.
    -Te ndryshme.

3. Arsimimin e rinise Pukjane me kulturen Islame .

    -Kurse fetare per djem (grup mosha te ndryshme)
    -Kurse fetare per vajza (grup mosha te ndryshme)
    -Studime ne Medreset e Komunitetit Mysliman qe ndodhen ne Shqiperi.
    -Studime islame ne Universitetin Beder si dhe ne Universitet e Turqise.

4. Rehabilitimi i Xhamiave ne rrethin e Pukes.

   -Restaurime ne Xhamine e re te Pukes.
   -Rindertimi i Xhamise se vjeter Koderhani.
   -Restaurime ne Xhamin e fshatit Iballe.
   -Zbukurimi i brendshem i Xhamise se re Puke.
   -Zbukurimi i brendshem i  Xhamise se fshatit Qerret.
   -Rehabilitimi i ambjenteve te xhamise se re Puke, Xhamise se Koderhanit, Xhamise se fshatit Qerret etj.

     Keto jane disa nga projektet qe Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise mendon qe ti zhvilloj ne te ardhmen.
     Rendesi te vecante i kushtohet  arsimimin e rinise Pukjane mbi ritet dhe kulturen islame duke hapur kurse dhe trajnime te ndryshme.
       Gjithashtu e rendesishme eshte trajnimi i disa te rive per te qene te afte per te kryer detyren e myezinit dhe imamit.
      Aktualisht ne rrethin e Pukes jane te hapur dy qendra ku rinia Pukjane marr mesime fetare. Fal ketyre kurseve tashme Puka ka nxenes ne Medresen e Tiranes, Medresen e Shkodres si dhe student ne Universitetin BEDER.
     Hartimi i ketyre planeve ka bere qe shume te ri Pukjan te mbeshteten ne studimet e tyre brenda dhe jasht Shqiperise.
     Gjate vitit 2012-2013 ne Turqi do vazhdojne studimet mbi 6 Pukjan. Nje pjese e tyre vazhdojne studimet ne Medreset (Imam Hatib) si dhe disa Kurse. Po gjate ketij viti akademit  nje studente Pukjane vazhdon te ndjek studimet e larta ne Uludag Universitesi Ilahiyat Fakultesi fale mbeshtetjes se Shoqates V.H.K. Istanbul.
     Myftinia e rrethit Puke beson se me mbeshtetjen e KMSH arsimimi i rinise Pukjane me ritet dhe kulturen Islame do rritet edhe ne te ardhmen.
     Keto jane disa projekte qe Myftinia e rrethit Puke parashikon qe te zhvillohen nga viti 2013 deri ne vitin 2017.


Monday, February 11, 2013

Fotografi Xhamie re e Pukes, shkurt 2013

Xhamia e re ne qytetin e Pukes. Fotografi e bere ne muajin shkrut 2013.

Imam Osman Hoxha


Imam Osman Hoxha banues dhe hoxhë në fshatin Flet. Kulumri dhe në tërë Udhmadhen, bashkë me Bajram Hazirin , myezin, dhanë një shembull burrëror e të guximshëm, me fillimin e luftës kundër pushtuesve serbë më 12 nëntor 1912. 

Prandaj  Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me të gjitha forcat pushtuesin serbë, të cilët po kryenin krime të vazhdueshme në Kosovë, siç i vunë zjarrin edhe Malziut, më 11 nëntor 1912, kur vetëm në Gdheshtë, Malzi, therën e masakruan 72 pleq, fëmijë e gra.
        Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina “arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, që kishte zënë vend mbas Hanit të Fletit, u vuri pushkën. Me shpejtësi  vrau  tre ushtarë serbë, të cilët i qitën rrethimin dhe e plagosën rëndë. Por, ndërsa qëndronte, i thirri mezinit Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”
        Bajram Haziri lëshoi kushtrimin:“Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhën!” -dhe shtiu drejt kolonës serbe që po i ngjitej luginës së Fletit. Mbas kushtrimit  e pushkës së tij e gjithë lugina e Fletit u ndez flakë  prej armëve të fletasve dhe sakajanëve të Vaspasit, të tërhequr mbas luftimeve të ashpra që kishin zhvilluar me pararojën e ushtrisë serbe, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë dhe komandanti i tyre, përballë istikamit (poziciononit) të Ismail Arifit, i cili ra dëshmor i Atdheut, por u përjetësua edhe në këngë, ashtu si fletasit me Osman Hoxhën.                                
              Kurse për luftën me serbë Vaspas - Flet, mund të shkëpusim këto vargje:
        
 “ Kush e nisi luften me serbë?!      
Osman Hoxha, past rahmet!        
               Osman Hoxha e Baram Haziri.  
 Qesi djemsh na i ka Fleti!
               S’i ka krajli, s’i ka mbreti!         
S’i mban toka, s’i mban deti!
               Gjasht taborre kan mbet prej heri! 
Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit! 
               Dy mij vet kan dal komit.”
 ( Visaret e Kombit, vll. IV. Tiranë, 1939, f. 58-59, mbledhë në Lumë, Kukës.)

             Në një këngë tjetër, motërzim, mbledhë në Kabash, më 1969, këndohet:

            “ Kush e nisi luften me serbë?!     
Osman Hoxha, past rahmet!      
               Osman Hoxha e Baram Haziri.  
Qesi djemsh na i ka Fleti!
               S’i ka krajli, s’i ka mbreti!     
 S’i mban toka, s’i mban deti!
               Gjasht taborre kan mbet prej heri! 
Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit! 
               Dy mij vet kan dal komit.”
Imam Osman Hoxha ka sherbyer si imam ne Xhamin e Kulumrise po ashtu edhe per fshatrat Flet, Xathe etj
Sipas nevojes qe ka pas Myftinia e rrethit Puke ai ka sherbyer ne disa raste imam edhe ne fshatin e Kryeziut madje ai ka dhene mesim ne Mejtepin e fshatit Flet etj.

Sunday, February 3, 2013

Ndron jete Bek Selmani ish-antari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman

Sot me date 03 shkurt 2013 ndron jete ne moshen 82 vjeçare ish-antari i Keshillit te Pergjithshem per rrethin e Pukes prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bek Adem Selmani.

Ne vitin 1994 me deshiren e tij personale Bek Selmani deshiron te jap kontribut vullnetar prane Myftinise se rrethit te Pukes.
Ne vitin 1999 deri ne vitin 2007 Bek Selmani ka qene antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke gjate kesaj kohe Bek Selmani u zgjodh nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke perfaqsues i Myftinise se rrethit Puke ne Keshillin e Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.
Sebashku me vellaun e tij Haki Ademi (i cili ka qene myezin i xhamise Puke) Bek Selmani per vite me radh ka dhene kontribut ne forcimin e besimit islam ne rrethin e Pukes.


Namazi i xhenazes falet me date 04 shkurt 2013 ora 14:00 ne varrezat e Pukes.  Myfinia e rrethit Puke ne emer te antareve te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke i dergon ngushellimet familjes se Bek Adem Selmanit. Lusim Allahun xh.sh qe tjete nen Meshiren e Allahut xh.sh.!

Tuesday, January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë


Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te largeta nga qendra e qytetit te Pukes me ate te Iballes. Sic e kemi permendur edhe ne shkrimet e tjera, feja islame edhe ne kete fshat eshte hapur gjate Perandorise Osmane. 


Fshati i Iballes eshte i perbere nga besimi Katolik dhe besimi Mysliman. Ne kete zone myslimanet zene nje numer te vogel te banorve. Sipas te dhenave Xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar qe ne kohen e Perandorise Osmane. Xhamia e fshatit Iballe ku ndodhet edhe sot eshte e vendosur ne lagjen "zotni".
Ish-antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni thote: "...Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes."
Xhamia e Iballes u ndertua me gur te gdhendur si dhe me gur te vecante te ardhur nga Prizreni dhe Shkupi. Xhamia e Iballes  ndodhet ne zemer te shtepiave.
Prane Xhamise Iballe rreth vitit 1916 u ndertua nje "odë" e vecante e cila sherbente si "Mejtep" per te mesuar femijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920.
Gjate vitit 1916 mejtepi i Xhamise Iballe regjistronte te kete patur 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete "Mejtep" u mesonte kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesim per namazet si dhe mesim permendsh te "arshreve" Kur'anore. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i Xhamise Hoxha i madh (Isuf Hoxha).
Hoxha i madh ka lindur ne vitin 1820. Mesimet e para ai i mori ne Mejtpein e Pukes e me vone ne medresen e Prizrenit. Ndersa sipas te dhenave te tjera del se hoxha i madh pas mejtepit te Pukes ka vazhduar mesimet ne Turqi pikerisht ne qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq ne vitin 1919.
Pervec mesimeve fetare kjo "odë" ka sherbyer edhe si vend takim i pleqve te urte te cilet her here bashkoheshin dhe kendoshin kenge me çifteli dhe kenge "perpjete."
Ky bashkim behesh ne menyre te vazhdueshme sidomos ne muajin e "Mevludit" ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e "katundit" dhe gjate kendimit te "Mevludit" pervec ilahivesalavateve per hz.Muhammedin a.s. kendonin kenge patriotike te shoqeruara me çifteli dhe sharki. Ndersa per festat e Bajrameve edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepiat e myslimaneve duke u shoqeruar kjo vizite me melodin e daulles. Ne disa raste shtepiat e myslimaneve kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kunderta.
Besimtaret mysliman te Iballes tregone respekt te vecante madje, ato edhe gjate kohes se komunizmit jane munduar te ruajne cdo gure te xhamise e ne vecanti gurin i cili quhet "Berajat".
Ne kete xhami kane sherbyer si imam: Hoxha i madh (Isuf Arif Hoxha 1820-1919). Ne vecanti hoxha i madh ka sherbyer ne rastet mortore, gjate muajit Ramazan per faljen e namazit te Teravive si dhe per faljen e dy Bajrameve. Nga viti 1957-1960 ka sherbyer si imam Hoxh Bisha. Nga viti 1960-1962 ka sherbyer si imam Sherif Arifi i cili ka pas kryer medresene.
Pas vitit 2001 myslimanet e Iballes filluan te pergatiten per rindertimin e Xhamise se fshatit Iballe. Ne vitin 2003 Myftinia e rrethit Puke ne kuader te rindertimit te Xhamise Iballe beri certifikimin e truallit te xhamise Iballe. Pas vitit 2004 me financimin e Ismet Kapetes njeherazi bashkefshatar i myslimaneve te Iballes u be e mundur rindertimi i Xhamise Iballe.
Tashme Xhamia e Iballes cdo dite pret besimtaret e saj per kryerjen e riteve fetare. Vetem gjate vitit 2012 ne Xhamine e fshatit Iballe kan marr mesime fetare mbi 25 femije.
Myftinia e rrethit Puke gjate vitit 2013 me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise mendon te shtoj sherbimin fetare ne kete fshat duke shtuar sherbimet ne Xhami duke permisuar kushtet e saj.
Pergatiti:
Gezim Kopani
link: http://gezim-kopani.blogspot.com/2013/01/xhamia-e-fshatit-iballe-puke.html?utm_source=BP_recent
Fotografia e Xhamise Iballe, bere ne vitin 2012.
Date: 15 janar 2013