Tuesday, January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë


Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te largeta nga qendra e qytetit te Pukes me ate te Iballes. Sic e kemi permendur edhe ne shkrimet e tjera, feja islame edhe ne kete fshat eshte hapur gjate Perandorise Osmane. 


Fshati i Iballes eshte i perbere nga besimi Katolik dhe besimi Mysliman. Ne kete zone myslimanet zene nje numer te vogel te banorve. Sipas te dhenave Xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar qe ne kohen e Perandorise Osmane. Xhamia e fshatit Iballe ku ndodhet edhe sot eshte e vendosur ne lagjen "zotni".
Ish-antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni thote: "...Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes."
Xhamia e Iballes u ndertua me gur te gdhendur si dhe me gur te vecante te ardhur nga Prizreni dhe Shkupi. Xhamia e Iballes  ndodhet ne zemer te shtepiave.
Prane Xhamise Iballe rreth vitit 1916 u ndertua nje "odë" e vecante e cila sherbente si "Mejtep" per te mesuar femijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920.
Gjate vitit 1916 mejtepi i Xhamise Iballe regjistronte te kete patur 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete "Mejtep" u mesonte kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesim per namazet si dhe mesim permendsh te "arshreve" Kur'anore. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i Xhamise Hoxha i madh (Isuf Hoxha).
Hoxha i madh ka lindur ne vitin 1820. Mesimet e para ai i mori ne Mejtpein e Pukes e me vone ne medresen e Prizrenit. Ndersa sipas te dhenave te tjera del se hoxha i madh pas mejtepit te Pukes ka vazhduar mesimet ne Turqi pikerisht ne qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq ne vitin 1919.
Pervec mesimeve fetare kjo "odë" ka sherbyer edhe si vend takim i pleqve te urte te cilet her here bashkoheshin dhe kendoshin kenge me çifteli dhe kenge "perpjete."
Ky bashkim behesh ne menyre te vazhdueshme sidomos ne muajin e "Mevludit" ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e "katundit" dhe gjate kendimit te "Mevludit" pervec ilahivesalavateve per Muhammedin a.s. kendonin kenge patriotike te shoqeruara me çifteli dhe sharki. Ndersa per festat e Bajrameve edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepiat e myslimaneve duke u shoqeruar kjo vizite me melodin e daulles. Ne disa raste shtepiat e myslimaneve kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kunderta.
Besimtaret mysliman te Iballes tregone respekt te vecante madje, ato edhe gjate kohes se komunizmit jane munduar te ruajne cdo gure te xhamise e ne vecanti gurin i cili quhet "Berajat".
Ne kete xhami kane sherbyer si imam: Hoxha i madh (Isuf Arif Hoxha 1820-1919). Ne vecanti hoxha i madh ka sherbyer ne rastet mortore, gjate muajit Ramazan per faljen e namazit te Teravive si dhe per faljen e dy Bajrameve. Nga viti 1957-1960 ka sherbyer si imam Hoxh Bisha. Nga viti 1960-1962 ka sherbyer si imam Sherif Arifi i cili ka pas kryer medresene.
Pas vitit 2001 myslimanet e Iballes filluan te pergatiten per rindertimin e Xhamise se fshatit Iballe. Ne vitin 2003 Myftinia e rrethit Puke ne kuader te rindertimit te Xhamise Iballe beri certifikimin e truallit te xhamise Iballe. Pas vitit 2004 me financimin e Ismet Kapetes njeherazi bashkefshatar i myslimaneve te Iballes u be e mundur rindertimi i Xhamise Iballe.
Tashme Xhamia e Iballes cdo dite pret besimtaret e saj per kryerjen e riteve fetare. Vetem gjate vitit 2012 ne Xhamine e fshatit Iballe kan marr mesime fetare mbi 25 femije.
Myftinia e rrethit Puke gjate vitit 2013 me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise mendon te shtoj sherbimin fetare ne kete fshat duke shtuar sherbimet ne Xhami duke permisuar kushtet e saj.

Pergatiti
Gezim Kopani

Materiali marr nga faqja: https://gezimkopani.blogspot.com/

Fotografia e Xhamise Iballe, bere ne vitin 2012.
Date: 15 janar 2013

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.