Thursday, January 3, 2013

Xhamia e Koder Hanit e vetmja pike turistike ne qytetin e Pukes.

Koder Hani eshte pika me e vjeter ne qytetin e Pukes. Kjo koder eshte e njohur, pasi ne kete koder kan qene te vendosura ushtaret turq te cilet ndertuan keshtjellen e "Koder Hanit".
Sipas te dhenave ne vitin 1457 Sanxhakbeu i Prizrenit rindertoi keshtjellen e "Koder Hanit".
Ne keshtjell ka qene e ndertuar Xhamia e Koder Hanit gjurmet e seciles ekzistojne edhe ne ditet e sotme.

Ne vitin 2007 Myftinia e rrethit Puke ka bere te mundur certifikimin e 2 dylym toke si prone Vakuf e Myftinise Puke.

Ne xhamine e Koder Hanit kan falur namaz titullar te larte si:

-Ne vitin 1910 ka fal namaz Turgut Pasha.
-Ne vitin 1912 Ministri i Brendshem Turk Adil Beu.
-Ne vitin 1912 ka fal namaz Hasan Riza Pasha.

Per keto te dhena historike Myftinia e rrethit Puke sebashku me Komunitetin Mysliman te Shqiperise eshte duke lobuar per ndertimin e Xhamise se Koder Hanit.
Myftinia e rrethit Puke mendon qe Xhamia e Koder Hanit mund te jete "Xhami Muze" e hapur per turistet e huaj por njekohesisht edhe te kryhen ritet fetare.
Afer Xhamise se Koder Hanit eshte duke u planifikuar te ndertohet nje ndertes e vecante e cila te sherbej per veprimtari te ndryshme.
Po ashtu Myftinia e rrethit Puke mendon te pastroj bunkeret e ndertuara gjate komunizmit per ti kthyer ato si muze per vizitoret si dhe deshmi e qarte e brutalizmit komunist ndaj fese.
Myftinia e rrethit Puke ne nje bashkepunim me autorete te trete si psh: donator turistik,Bashkia Puke mundet qe Koder Hanit te kthehet nje pike e vertet turistike.

Ne kete vend vizitoret mund te shikojne:

-Xhamia e Koder Hanit
-Bunkeret
-Mani i zi (i cili eshte mbi 300 vjecar)

Myftinia e rrethit Puke
Pergatiti: Gezim Kopani 
Fotografi
Xhamia e Koder Hanit ne vitin 1916







Ne vitin 2007
 

      

 Turgut Pasha


Adil Beu 

Hasan Riza Pasha
                                                                        


No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.