Imam Osman Hoxha banues dhe hoxhë në fshatin Flet. Kulumri dhe në tërë Udhmadhen, bashkë me
Bajram Hazirin , myezin, dhanë një shembull burrëror e të guximshëm, me fillimin
e luftës kundër pushtuesve serbë më 12 nëntor 1912.
Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta
luftonin me të gjitha forcat pushtuesin serbë, të cilët po kryenin krime të
vazhdueshme në Kosovë, siç i vunë zjarrin edhe Malziut, më 11 nëntor 1912, kur
vetëm në Gdheshtë, Malzi, therën e masakruan 72 pleq, fëmijë e gra.
Sapo pararoja serbe e
Divizinit famkeq “Drina “arriti te
mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, që kishte zënë vend mbas
Hanit të Fletit, u vuri pushkën. Me shpejtësi
vrau tre ushtarë serbë, të cilët
i qitën rrethimin dhe e plagosën rëndë. Por, ndërsa qëndronte, i thirri mezinit
Bajram Haziri: “O bini serbit se na
qarti, bre!”
Bajram Haziri lëshoi
kushtrimin:“Bini serbit, kush asht burr,
se na vrau Osman Hoxhën!” -dhe
shtiu drejt kolonës serbe që po i ngjitej luginës së Fletit. Mbas
kushtrimit e pushkës së tij e gjithë
lugina e Fletit u ndez flakë prej armëve
të fletasve dhe sakajanëve të Vaspasit, të tërhequr mbas luftimeve të ashpra që
kishin zhvilluar me pararojën e ushtrisë serbe, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë
dhe komandanti i tyre, përballë istikamit (poziciononit) të Ismail Arifit,
i cili ra dëshmor i Atdheut, por u përjetësua edhe në këngë, ashtu si fletasit
me Osman Hoxhën.
Kurse për luftën me
serbë Vaspas - Flet, mund të shkëpusim këto vargje:
“ Kush e nisi luften me
serbë?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
S’i mban toka, s’i mban deti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht
taborre kan mbet prej ‘i dit!
Dy mij vet kan dal komit.”
( Visaret
e Kombit, vll. IV. Tiranë, 1939, f. 58-59, mbledhë në Lumë, Kukës.)
Në një këngë tjetër,
motërzim, mbledhë në Kabash, më 1969, këndohet:
“ Kush e nisi luften me serbë?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
S’i mban toka, s’i mban deti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht
taborre kan mbet prej ‘i dit!
Dy mij vet kan dal komit.”
Imam Osman Hoxha ka sherbyer si imam ne Xhamin e Kulumrise po ashtu edhe per fshatrat Flet, Xathe etj
Sipas nevojes qe ka pas Myftinia e rrethit Puke ai ka sherbyer ne disa raste imam edhe ne fshatin e Kryeziut madje ai ka dhene mesim ne Mejtepin e fshatit Flet etj.
Sipas nevojes qe ka pas Myftinia e rrethit Puke ai ka sherbyer ne disa raste imam edhe ne fshatin e Kryeziut madje ai ka dhene mesim ne Mejtepin e fshatit Flet etj.
No comments:
Post a Comment
Xhamit e Pukes
Note: Only a member of this blog may post a comment.