Tuesday, April 23, 2013

Dashuria ndaj Pejgamberit a.s.


Për nga rëndësia, dashuria për Pejgamberin (a.s.) vjen menjëherë pas dashurisë që besimtari duhet të ushqejë ndaj Allahut xh.sh., madje mund të themi se dashuria ndaj Pejgamberit a.s. buron nga dashuria jonë për Allahun. Ai që e do Allahun, padyshim, e do edhe Pejgamberin a.s., sepse Allahu xh.sh. e ka bashkuar emrin e Vet hyjnor me emrin e Tij:“La ilahe ilallah Muhamedur-resulullah”.

Nuk mjafton të thuhet vetëm me gojë se unë e dua Pejgamberin a.s, por. Pas këtij pohimi kërkohet edhe shkuarja pas mësimeve të tij dhe praktikimi i tyre. Allahu xh.sh. thotë: “Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë gjynahet tuaja. Allahu falë dhe mëshiron shumë”. (Ali Imran, 31)

Sehl ibën Abdullah ka thënë: “Shenjë e dashurisë së Allahut është të duash Kuranin. Shenjë e dashurisë së Kuranit është të duash pejgamberin. Shenjë e dashurisë së Pejgamberit është të duash sunetin e tij.

Enes ibn Maliku r.a. tregon se një njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s. se kur do të ndodhë Dita e gjykimit. Pejgamberi a.s. e pyeti se çfarë kishte përgatitur ai për Ditën e gjykimit. Personi iu përgjigj: Për Ditën e gjykimit nuk kam përgatitur shumë gjëra me përjashtim të obligimeve, por e dua Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Pejgamberi a.s. i tha: Ti do të jesh në botën tjetër sëbashku me atë që e do. (Buhari)

Dashuria është baza e çdo vepre në këtë jetë. Çdo vepër në botë buron nga dashuria dhe dëshira. (Kaide fil mehabbe, Ibën Tejmijje 2/ 193 dhe 202)
Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi Pejgamberi a.s. ka thënë: “Asnjëri nuk ka besuar plotësisht përderisa të mos më dojë mua më shumë se baban, fëmijët e tij, veten dhe njerëzit mbarë”.

Në lufën e Uhudit një gruaje muslimane nga fisi Beni Dinar, i vdiqën  në luftë burri, vëllai dhe i ati. Kur e lajmëruan dhe u përpoqën që ta ngushëllonin, ajo u tha njerëzve që e rrethonin: çfarë i ka ndodhur Pejgamberit a.s.? I thanë: Ai është gjallë. Tha: Ma tregoni që ta shoh. Kur e pa se ai ishte i gjallë tha: çdo fatkeqësi është e parëndësishme përpara fatkeqsisë së humbjes tënde”. (Siretu Ibn Is’hak, 2, 99).

Omer ibën Hattabi r.a. një herë i tha Pejgamberit a.s. : “O i Dërguar i Allahut, vërtet unë të dua më shumë se çdo gjë, përveç vetes time! Pejgamberi a.s. tha: Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ti nuk më don mua me të vërtetë nëqoftëse e don veten tënde më shumë se mua. Omeri r.a. tha: Pas këtij çasti, pasha Allahun, ti je më i dashur për mua se vetja ime. Pejgamberi a.s. tha: Tani po, o Omer.” (Buhariu)

Dashuria ndaj Pejgamberit a.s. bën të mundur që besimtari të shijojë ëmbëlsinë e (imanit) besimit. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush i zotëron tri gjëra ai do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: njëra prej tyre është ta duash Allahun dhe të dërguarin e Tij me shumë se çdo gjë tjetër ".

Hubejb ibni Adijjin, e zënë rob pas kurthit që i ngritën muslimanëve disa fise politeist, mushrikët e pyetën pak përpara momentit të ekzekutimit: A do të dëshiroje që në këtë çast, në vendin tënd të ishte Muhammedi a.s.? Dhe përgjigjja e tij ishte e prerë dhe e qartë: Jo, Vallahi nuk do të pranoja që, në këmbim të shpëtimit tim, atij t’i ngulej qoftë edhe një gjemb në këmbë. Pastaj mushrikët, armiqtë e Allahut dhe të pejgamberit, vendosën ta ekzekutojnë. Hubejb ibni Adijj r.a i ngrit duart nga qielli e tha: O Allah nuk mund ta përshëndes për të fundit herë, të dashurin Tënd a.s., prandaj dërgoja Ti përshëndetjen time atje ku ndodhet. Muhammedi a.s. gjendej me shokët e tij kur ata dëgjuan se ai tha: Të përshëndes edhe unë ty o Hubejb. Të habitur ashabët e pyetën të dërguarin e Allahut se ç’kishte? Ai me lot në sy u tha: Hubejbi ra shehid, por në çastin e fundit të jetës nuk harroi të më dërgonte selame. Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed.

E lusim Allahun xh.sh. që edhe ne të edukohemi me dashurinë që kishin sahabët për Pejgamberin a.s.


Naim DRIJAJ 
Date:13.04.2013 Puke.

Sunday, April 14, 2013

U zhvilliua simpoziumi "Shembulli i Profetit Muhammed a.s."

Me date 13 prill 2013 ne ambjentet e Pallatit te Kultures Puke Eqerem Qabej Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresene Haxhi Sheh Shamia Shkoder u zhvillua simpoziumi me teme: "Shembulli i Profetit Muhammed a.s."

Ne kete simpozium merrnin pjese: Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani, Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Ali Zaimi, Kryetari i shoqates "Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul" z.Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresese Haxhi Sheh Shamia dega e djemve z.Kujtim Dervishi si dhe grupi artistik i kesaj Medreseje.

Sipoziumi u hap me lexim te Kur'anit nga maturati i Medreses Shkoder njeherazi edhe hafiz Ahmet Agolli. Me pas simpoziumin e pershendeti Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili pasi falenderoi per prezencen e Kancelarit te KMSH z.Ali Zaimi dhe te Medresese Haxhi Sheh Shamia Shkoder tha: "Ne mbare boten zhvillohen aktivitete kushtuar hz.Muhammedi a.s. me qellim qe njerezimi te jene pasues te edukates se Profetit a.s. Le te bashkohemi te gjithe duke bashkepunuar ne edukimin e brezave tane me shembullin dhe edukaten e Profetit Muhammed a.s."

Ne fjalen e tij Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Ali Zaimi tha: "Falenderimet i perkasin vetem Allahut te Madheruar qe na nderoi me fene islame. Myftinia e Pukes eshte nje nder Myftinite qe zhvillon shume aktivitete per te cilen duhet pershendetur. Sot jemi bashkuar per te folur dy fjale mbi hz.Muhammedin a.s. njeriu i cili ishte dhe eshte shembulli me i larte i njerzimit.Ai ishte nje njeri i mrekullueshem, ishte prind i larte, bashkeshort ideal dhe diplomat i zoti. Ai ishte njeri i besueshem saqe mysliman dhe te krishtere i besonin atij gjerat me te shtrejta."

Drejtori i Medreses Shkoder z.Kujtim Dervishi duke pershendet kete aktivitet tha: "Deshiroj me kete rast te vlersoj dhe te falenderoj punen e Myftinise Puke personalisht te Myftiut imam Gezim Kopani si dhe shoqaten Istanbul e cila gjithnje ka mbeshtetur aktivitete te tilla.Dihet se kush investon per diturin, dhe besimin islam, vecanerisht per rinine investon per te tashmen dhe te ardhmen. Investon per shoqerin dhe kombin, dhe kete mesemiri e ben Medreseja Haxhi Sheh Shamia Shkoder."

Me pas aktiviteti vazhdoi me kumtesen me titull:  "Muhamedi a.s.themeluesi i qyteterimeve" mbajtur nga  zv.drejtorit te Medresese Shkoder Merxhan Shehu. Nje kumtes tjeter qe u degjua me interese ishte ajo me titull: "Dashuria per Profetin a.s." e mbajtur nga Imami i Xhamise Parruce Shkoder Naim Drijaj.
Ne fund te simpoziumit grupi artistik i Medresese Haxhi Sheh Shamia Shkoder te udhehequr nga profesori i tyre Resmi Likaj  kenduan pjese nga Mevludi, ilahi dhe poezi Islame.

Per te pranishmit u shperndan literatura, revista si dhe kalendari i murit botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise.

Aktiviteti u publikua ne:

1. http://www.kmsh.al/al/?p=501
2. http://www.dritaislame.al/puke-zhvillohet-simpoziumi-shembulli-i-profetit-muhamed-a-s/
3. http://www.islami-puke.org/t3757-u-zhvilliua-simpoziumi-shembulli-i-profetit-muhammed-as

Fotografi









































Sunday, April 7, 2013

Myftinia organizon kalendarin sportiv ne futboll dhe volejboll.

Myftinia e rrethit Puke prej nje muaj ka hartuar nje kalendar sportiv me te rit e xhematit te Xhamise se qytetit te Pukes dhe me  gjere ne sportet: futboll dhe volejboll.

Ne radhen e ndeshjeve te futbollit Myftinia e rrethit te Pukes pasditen e sotme date 07 prill 2013 ka zhvilluar ndeshjen e radhes mes te rinjeve te xhamise se qytetit te Pukes. Pjese e kesaj ndeshje ka qene edhe vete Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani.

Ne lidhje me keto organizime Myftiu i rrethit te Pukes beri te ditur qe Myftinia e rrethit te Pukes gjate muajve ne vazhdim do zhvilloj disa ndeshje sportive me grup mosha te ndryshme. Nga muaji mars 2013 Myftinia e rrethit te Puke ka organizuar disa ndeshje me grupin e te rive te xhamise se Pukes.
Ne vazhdim do organizohen edhe ndeshje futbolli edhe per grup moshat e 7-13 vjece.
Ne keto aktivitete sportive Myftinia e rrethit Puke do organizoj ndeshje volejbolli per vajzat dhe grate e xhamise se qytetit te Pukes, Iballes etj.
/Myftinia e rrethit Puke/
 Fotografi te tjera