Tuesday, January 31, 2012

Myftinia Puke ndihmon familjen e Dila Ndoj


Me date 31 janar 2012 Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi u njoh me rrithjen per ndihme te nenes se moshuar Dila Ndoj  nga qyteti i Fushe Arrezit duke i derguar ushqime dhe veshembathje.  
Familja Ndoja disa dite me pare beri apel per ndihme Puka Televizion.


Saturday, January 28, 2012

Zhvillohet seminari me temë: "Islami dhe teologët Islam në Pukë"


Me datë 28 janar 2012 në ambjetet e Hotel Turizmit Pukë , Myftinia e rrethit Pukë zhvilloi seminarin me temë: "Islami dhe teologët islam në Pukë." Në aktivitet moren pjesë intelektual, besimtarë mysliman dhe drejtues institucionesh. Seminari u hap me leximin e një sure Kur'anore të cilen e këndoj Imami i Xhamisë së re Pukë Milaim Qarri. Më pas antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Afrim Laçi bëri edhe prezantimin e programit si dhe foli mbi rëndësin e këtij seminari. Për të pranishmit u prezantua një video me fotografi të Hoxhallarëve në rrethit Pukës gjatë viteve. 

Një kumtes me vlera ishte ajo e Prof. Xhaml Meçi i cili mbajti  temen: "Teologët e Myftinisë Pukë dhe arsimi në Pukë".
Në këtë kumtese doli në pah kontributi i hoxhallarëve Pukjan në arsim. Hoxhallarët pukjanë ishin të parët që jepnin mesim dhe shkrim në gjuhen shqipe. Rast  i tillë ishte  fshati Micoj ku Hoxha ka qenë shkaktar për tu hapur për herë të pare shkolla e fshatit Micoj ne te cilin mësues i parë u emërua nga drejtoria e arsimit Pukë Hoxha Shaban Rexha.
Me interes të veçantë është ndjekur kumtese e Myftiut të Pukës Imam Gezim Kopani i cili shkurtimisht ka sjell fakte historike të ilustruara edhe me fotografi mbi veprimtarin e Hoxhallarëve të rrethit të Pukës gjatë viteve. 
Ai u ndal edhe tek Hoxhallarët pukjanë që kan sherbyer si imam në Shkodër,Vaspas, Shikaj e Malzi. Gjatë fjalës së tij Myftiu i Pukës ndër të tjera tha: "....me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperisë por edhe me mbeshtetjen tuaj Myftinia  e rrethit Pukë mendon që gjatë këtij viti të zhvilloj aktivitet të tjera të të njejtit format. Po ashtu Myftiu i Pukës tha se : Myftinia e rrethit Pukë është duke punuar për të përgaditur një dokumentarë mbi Xhamiat e Pukës, Hoxhallarët, Vaizat dhe Myezinat pukjanë. Shpresojmë që këto fakte të rëndesishme të botoheshin edhe në një liber tha Myftiu i Pukës Gezim Kopani."
Në fjalen e tij Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Pukë dr.Dod Boci ndër tjera tha: "Ndjehem i vlersuar që jam pjesë i këtij seminari kaq serioz dhe me vlera për të gjithë ne. Panvarshisht se Shqiptarët janë manget në raport me kulturen e ruajtes së fakteve historike, vëj re që këto jan ruajtur me kujdes të veçantë nga Myftinia e Pukë
Me të vërtet që janë vlera, dhe duke treguar vlerat historike shoqëria arrin të ndërtoj vlera  për të ardhmen. Unë në fak u gezova kur shikova këto fotografi pasi unë mbaj mend Hoxhen e nderuar Qazim Nushi kur isha në shkollen e fshatit Qerret. Më von e kam pas kujdestar në konviktin e Pukës, për të cilin gezoj një respekte të veçantë
Një respekte të veçantë kam edhe për Myftiun Elez Hoxha i cili ka qenë një shembull i mir për harmonin dhe tolerancen fetare në Pukë. Për të mos u zgjatur më shumë shpreh edhe një herë vlersimet e mija për këtë seminar duke ju uruar seminare të tilla edhe në të ardhmen."
Më pas  përshendeten seminarin të aferm të Hoxhallarëve të rrethit të Pukes që ishin të pranishem në këtë seminar. 
Siminari  nxorri në pah nga të pranishmit edhe fakte të reja mbi shtrirjen e fesë islame në rrethin e Pukës.
Ky është edhe seminari i parë që Myftinia e rrethit Pukë organizon mbi Hoxhallarët e Myftinisë së rrethit të Pukës .
Seminari u mbyll me një koktej të organizuar nga Myftinia e rrethit Pukë.
/Myftinia e rrethit Puke/
Pukë 28.01.2012

______________________________________________
Disa fotografi te bera gjate seminarit dt.28.01.2012



Saturday, January 14, 2012

Myftinia e rrethit Pukë zhvillon analizen e vitit 2011 dhe planin e punës për vitin 2012.

Gjate ditës së sotme datë 14.01.2012 Myftinia e rrethit Pukë zhvilloi mbledhje e radhës të Këshillit të Myftinisë së rrethit të Pukës me këtë ren dite: 1.Analiza e punës për vitin 2011 2.Plani i punës për vitin 2012 dhe 3.Të ndryshme.


Mbledhja u hap me leximin e Kur'anit nga imami Milaim Qarri. Pas leximit të raportit mbi punën e bërë gjatë vitit 2011  Myftiu i rrethit Pukë Gezim Kopani vlersoi arritjet e bëra duke përmendur se: Myftinia e rrethit Pukë gjatë vitit 2011 ka aritur të realizoj fal mbështetjës së KMSH-së disa aktivitete  ku vlen të përmenden seminari në muajin e Mevludit të Hz.Muhammed a.s., Seminare të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit, shpërndarja e disa pakove ushqimore për familjet në nevoj në muajin e Ramazanit, aplikimi për marrjen e lejes për ndertimin e Xhamisë në Bashkinë e Fush-Arrezit, bërja e projektit të Xhamisë së fshatit Qerret dhe marrja e lejës për ndërtim nga Komuna e Qerretit ku  falenderojmë edhe kryetarin e kësaj komune i cili ka qenë i katshem për dhënien e saj.

Po ashtu gjatë këtij viti Myftinia e rrethit Pukë perveç aktiviteve që përmendem është edhe hapja e bunarit të ujit në oborrin e Xhamisë së re në qytetin e Pukës.

Pas diskutimeve dhe vlersimeve të antarëve të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë u kalua në planin e punës për vitin 2012. Ndër planet më kryesore që Myftinia Pukë mendon të realizojë janë:

Seminar për prezantimin e klerikëve të fesë Islame në rrethin e Pukës, ndërtimin e Xhamisë në Fush-Arrez, ndërtimin e Xhamisë në fshatin Qerret, grumbullimin e informacioneve për historikun e fesë islame në rrethin e Pukës, zhvillim seminari për netët e medha dhe për muajin e shejtë të Ramazanit. Po ashtu Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e KMSH mendon të realizoj disa eskursione me besimtarët mysliman brenda Shqiperisë për të vizituar kështu edhe institucionet e fesë islame në Tiranë,Korçë,Shkodër. 
Me kujdes të veçantë Myftinia e rrethit Pukë mendon të ndihmoj dhe këtë vitit disa familje në nevoj si në muajin e Ramazanit po ashtu edhe ne festën e kurban Bajramit.

Pas mbledhjës antarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë moren pjesë në namazin e Ylesë në Xhaminë e qytetit të Pukës.
/Myftinia e rrethit Puke/

Thursday, January 12, 2012

Haxhi Elez Hoxha

Nga; Gëzim Kopani (Myfti i Pukës)

Myftiu i Pukës Haxhi Elez Hoxha,  “Qytetar Nderi" i Bashkisë Pukë

Haxhi Elez Hoxha lindi më 07  mars 1910. Mësimmet e para fetare i mori në shtëpi, prej të atit, Asllan Hoxha (1) i cili më pas e regjistron në Mejtepin e xhamisë Kodër Hani.(2) Në vitin 1925 Elez Hoxha vijon studimet në Medresen e Shkodrës të cilen e përfundon në Medresen e Tiranës. Gjatë studimeve në këto dy medresetë Elezi u njoh si nxënës aktiv dhe me rezultate të shumë të mira.
Gjatë pushimeve verore , por sidomos pas përfundimit të medreses Elezi u njoh dhe u afrua shumë me kryemësuesin Poetin e njohur Migjeni i cili e vlerësoi formimin e tij të lartë në besimin islam  dhe në qëndrimin përparimtar për emancipimin e shoqërisë së prapambetur të kohës (Elezi dergoj i pari motrën e vet në shkollë. shiko; "Puka-Vazhdimësi Vlerash" autor dr.Sulejman Sula fq.133) .  Sipas disa të dhënave Elez Hoxha me mbeshtetjen e Myfiut të Pukës Zenal Hoxha bëri që kryemesuesi Migjeni ti propozonte Ministrisë së Arsimit që Elez Hoxha të jap mësime fetare në shkollen e Pukës.(3)

Pas vitit 1940 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron H.Elez Hoxhen Myfti në Delvinë (4)  ku u dallua në predikimet islame dhe në qëndrimin human për forcimin e unitetit të popullit.  Në vitin 1943 Elez Hoxha rikthehet në qytetin e Pukës ku me pushtimin fashist të vendit ai predikonte në mbrotje të Atëdheut.(5)

Në një takim të rastësishëm  me një gjeneral  italian Elezi kundërshtoi propozimin që iu bë për rikonstruksionin e plot të xhamisë se Koder Hanit, por imam Elezi e quajti atë 
si “....dhuratë të fashizmit italian “.
Në Kuvendin e Shtatë Barakëve të Pukës zhvilluar në fshatin Kabash,(6) më 3 tetor 1943 foli me guxim  për të përkrahur Luftën Antinazifashiste.(7)

Më 7 nëntor 1944 në fshatin Iballe gjatë një mbledhje u vendos që Elez Hoxha të jetë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Pukë.(8)

Më von Elezi nuk mundi të pajtohej me një regjim komunist i cili kërkoj të mbyll xhamit si edhe kultet e besimeve të tjera.  Për shkak të qëndrimit kundërshtar ndaj regjimit u vu në shinjester të shtetit. Nuk kalon shumë kohë dhe u ngrit një akuzua, se ka sabotuar pushtetin  popull dhe se ka qenë i lidhur me kriminelët e luftës.(9)

Ne vitin 1951 pasi kishte bërë rreth 6 vite burgim u lirua për shkak të një amnistie dhe Elezi rikthehet në vendlinje.

Me vendim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nr.14, datë; 23 janar 1954 emërohet Myfti i Pukës detyrë të cilen e ushtron deri në vitin 1967 vit në të cilin u ndalua feja.(10)
Me ndalimin e fesë mësohet se u punësua tek shërbimi meterologji në stacionin e Pukës gjithashtu ai ishte i dhënë në kultivimin e bletarisë.

Në vitin 1991, Myftiu Elez Hoxha u takua me Nënë Terezen e cila vizitoj Shqipërinë pas një kërkese që ajo i kishte bërë Ministrit të Jashtë të Shqipërise Muhamet Kapllanit. Në këtë kohë zyrtarët e Kishës Katolik kërkuan lejen e e hapjes së "Shtëpi bamirësie"në qytetin e Pukës. Kërkesa u analizua nga Myftinia Pukë , dhe Myftiu i Pukës H.Elez Hoxha dhe Keshilli i Myftinisë dhanë dakortësin për ndërtimin e Shtëpisë se Bamirësisë të misionareve të Nënë Terezës në qytetin e Pukës. (11)

Me organizim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë rreth vitit 1991 Myftiu Elez Hoxha zhvillon ritualin e Haxhit në Mekke sëbashku me djalin e tij Musanë.(12)
Nga viti 1992 deri në vitin 1993 Myftiu i Pukës H.Elez Hoxha luajti një rol të rëndësishëm për ndërtimin e xhamisë së qytetit të Pukës gjë e cila u arrit të realizohet dhe të përfundoj së ndërtuari në vitin 1997.
Për merita te veçanta Këshilli i Bashkisë së Pukës i akordoi H.Elez Hoxhës pas vdekjes Qytetar Nderi” me motivacion: "Për një kontribut të veçantë për arritjen e unitetit, harmonisë dhe bashkëpunimit të komuniteteve me besime të ndryshme fetare, për kontributin e dhënë gjatë luftës nacionalçlirimtare, për aftësitë e tij intelektuale drejtuese dhe idetë përparimtare e demokratike si kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit Pukë dh si Kryemyfti për zonen e Veriut."(13)
titullin :

Ndërsa Myftinia Pukë me rastin e "25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë" me vendim nr.01, datë; 24.01.2016 i jep Çertifikatë "Pishtar Islam" pas vdekjes H.Elez Hoxha me motivacion: "Për kontributin e dhënë si Myfti i rrethit Pukë në rihapjen e besimit islam, si dhe të ndërtimit të xhamisë së re të qytetit  të Pukës." 
Më 4 qershor 2002 kur ishte 92 vjeç H.Elez Hoxha i dorëzon shpirtin Allahut xh.sh."
___________
1. Mësimet e para imam Asllan Hoxha i mori nga Zenel Hoxha. Më vonë ai sherbeu si imam në xhamin e fshatit Rrypë të Pukës.
2. Në vitin 1910 mësues në Majtepin e Xhamisë Kodër Hani ishte imam Zenel Hoxha
3. Më 28 janar 1968 motra e Migjenit Cvetka ka thëne: "...im vëlla e mori në shkoll Elezin që të jepte mësimin e fesë. (shiko "Puka-Vazhdimësi Vlereash" autor dr.Sulejman Sula fq.132."
4. Qendroj si Myfti në Delvin tre vite.
5. Në këtë kohë ai u lidh me Ali Bytyçin ( Deshmor i Atëdheut, 1939), Nuri LlazaninRasim MushaniShyqyri Hafizi, Lek Berisha etj.
6. Sipas një të dhënë ky kuvend është zhvilluar në oborrin e Xhamise Kabash, ndërsa sipas një të dhëne tjeter del se ajo është zhvilluar tek shtëpia e Reshit Meçit (shiko librin; "Veprimtari e Kolonel Xhemal Laçit (1912-1994) Permes Dokumentave dhe Kujtimeve" faq.43)
7. Ky kuvend në të cilin moren pjese përfaqësuesit e shtatë Bajraktarëve të Pukës ku miratuan 12 pika.
8. Detyrë të cilen Elezi e mor në diten e Çlirimit të Pukës me datë 20.11.1944)
9. Me vendim të Gjykatës Ushtarake Shkodër nr.258 datë 01 gusht 1946 Elez Hoxha nën akuzen se ka sabotuar pushtetin popullor dhe se ka qenë i lidhur me kriminelët e luftës u kërkua të denohet me 30 vite burgim . Vitet e burgimit u ulen ne 20. Thuhet se për denimin e Elez Hoxhës (shiko librin "Puka-Vazhdimësi Vlerash" autor dr. Sulejman Sula fq.146) është përdorur një leter që ai i kishte shkruar gjatë kohës së luftës Ymer Bardhoshit (Ymer Bardhoshi në kohë drejtonte një çetë (e formuar në fshatin Peshve (Tërbun) në maj të vitit 1941 kishte 40 përsona.)
10.Shiko librin: "Puka-Vazhdimësi Vlerash" fq.148.
11. Me datë 22.02.1992 Myftinia Pukë më në krye të Myfiut Elez Hoxha si dhe të anëtareve të Këshillit të Myftinisë Pukë (aso kohe i quajtur Këshilli Islamik) i uron mirëseardhjen misionit të Nënë Terezës në qytetin e Pukës. Më vonë misioni u zgjerua edhe me Famullin e Pukës.
12. Elez Hoxha arrit me sukses të arsimoj fëmijët e tij ku Bilali u bë topograf-gjeolog ndërsa Musaja u bë mësues ndërsa të tjerët mbaruan arsimin e mesem profesional. Këtë rrugë ndoqën edhe nipat e mbesat të cilë janë specialist të dëgjuar si; Mjeku i njohur Ali Hoxha, Bilbil Hoxha, Flutura Hoxha etj.
13. Shiko; "Puka-Vazhdimësi Vlerash" fq.157.
14.Në fotografi H.Elez Hoxha si dhe shkresa e poetit Migjeni drejtuar Ministrise së Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Saturday, January 7, 2012

Fotografi te Myftinise Puke nder vite

Fotografi te Myftinise Puke nder vite:

(Pritjet zyrtare ne Myftinine Puke.Per urim Famullia e Pukes. Ne pritje te vizitoreve Myftiu i Pukes H.Ibrahim Hoxha dhe Bek Selmani. Viti 1999)
 (Ne pritjet zyrtare ne Myftinine e rrethit Puke.Per vizite ushtaret e KFORIT, viti 1999 Puke)
(Pritjet zyrtare ne Myftinine Puke.Per vizite Kryetari i Bashkise Puke Ndue Cara, viti 2002, Puke)
(Shtrimi i Iftarit nga Myftinia Puke dhe Shoqata SHBKI Puke ne vitin 2000.Ne fotografi H.Elez Hoxha, Imam Ibrahim Hoxha dhe Qazim Kopani)

(Gjate nje iftari ne vitin 2000. Ne fotografi H.Elez Hoxha, Imam Ibrahim Hoxha dhe Muezin Qazim Kopani)

(Gjate nje iftari ne vitin 2000, Puke )
(Gjate nje iftari ne vitin 2003, Puke)


_________
Pergadtti:
Gezim Kopani

Aktivi: Gezim Kopani
Date: 07.01.2012

Myftinia e rrethit Puke hap faqe ne Twitter.

Myftinia e rrethit Puke ka hapur faqe ne Twitter me qellimin e shperndarjes se temave te Myftinise Puke edhe ne Twitter .
Myftinia e rrethit Puke ju tashme mund ta ndiqni ne facebook ne fanpages si dhe ne twitter.
Per te ndjekur Myftinine e rrethit Puke ne twitter klikoni ketu: https://twitter.com/?lang=en&logged_out=1#!/MyftiniaPuke

Thursday, January 5, 2012

Ndryshime ne webin e Myftinise Puke

Myftinia e rrethit Puke ka ndryshuar faqen ne internet.Tani faqja e  Myftinise se rrethit Puke eshte: http://myftiniapuke.blogspot.com/ edhe ky domain eshte ne free opsion. Ne kete faqe do gjeni aktivitet e Myftinise se rrethit Puke, histori si dhe tema te ndryshme Islame. Shume shpejt Myftinia e rrethit Puke pervec faqes ne facebook do hap edhe nje profil te Myftinise se rrethit Puke ne twitter.

Myftinia e rrethit Puke





                                                                                                                                                                                (Myftinia Puke ne facebook)

Wednesday, January 4, 2012

Myftinia Puke uron Famulline me rastin e festes.

Pas fteses se bere nga Famullia e Pukes, Myftinia e rrethit te Pukes gjate dites se sotme ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Famulline e qytetit te Pukes.

Ne kete vizite mori pjese Myftiu  i Pukes Gezim Kopani si dhe disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit te Pukes.
Myftiu i Pukes u prit nga Famullitari Dom Giovanni Fiocchi i cili gjate pershendetjes se tij falenderoj Komunitetin Mysliman per bashkepunimet e vazhdueshme qe jane realizuar ne rqytetin e Pukes duke shpresuar per nje bashkepunim edhe me te ngusht mes Famullise dhe Myftinise Puke.
Ndersa ne fjalen e tij Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani tha: "...uroj besimtaret Katolik per nje dite te gezuar dhe te mbare ne te gjitha familjet e tyre. Uroj qe ne te ardhmen ashtu sic kemi ura bashkepunuese me Famullin e Pukes te kemi edhe me Famulline e Fush-Arresit ku gjej rastin ti uroj edhe besimtaret Katolik te kesaj Famullie..."
Me pas vizita kaloj ne nje koktej te shtruar me rastin e kesaj feste./Myftinia Puke/

Nxenesit e Kur'anit nga Puka vizitojne institucionet Islame ne Tirane


Myftinia Puke nen organizimin e Myftiut Gezim Kopani ka zhvilluar ne Komunitetin Myslim te Shqiperise nje vizite me nxenesit e Mejtepit te xhamise Puke dhe Mejtepit Fushe Arrez nga ku u priten nga kreu i KMSH-se Selim Muça. dhe N/Kryetari i KMSH Bujar Spahiu si dhe drejtori i arsimit Altin Shima.
Kreu i KMSH-se Haxhi Selim Muça zhvilloj nje bisede te ngrohte me nxenesit duke i nxitur ate ne marrjen e dijave islame pasi ato jane miresi shpirterore dhe ibadeti ndaj Allahut xh.sh. por dhe vlere per shoqerin njerezore. Ne fjalen e tij nder te tjera kreu i KMSH-se tha: "Falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili me perkushtim dhe zell te madh eshte duke punuar per islamin shume duke pasur parasysh veshtirsit qe e karakterizon zonen, njekohesisht ju uroj dhe ju femije te dashur qe merrni pjese ne mesimet islame ndaj ta ndjeni veten te privilegjuar nga Allahu i cili ju ka bere pjese e ketyre mesimeve. Mesimet islame jane nje dritare e hapur per gjate gjithe jetes, qoft ne besimin ndaj Allahut, qofte ne aspektin kultorore por dhe moral."
Pas takimit me kreun e KMSH-se nxenesit nen shoqerimin e Myftiut Gezim Kopani dhe te drejtorit te arsimit Altin Shima zhvilluan vizite ne drejtorit e KMSH-se, Medresen e Tiranes, Xhamin Ethem Beut si dhe Universitetin Beder.

Myftinia Puke prezanton projektin e Xhamise Qerret

Pas 20 vjeteve Myftinia Puke fal interesimit te Myftiut Gezim Kopani arrin te hartoj projekt planin ndertues te Xhamise se fshatit Qerret. Kjo xhami do ndertohet fal donacionit kryesisht te Sait Fishtes, Liljan Idrizit dhe te Myftinise Puke.

Me kujdesin e Myftiut te Pukes Gezim Kopani dhe me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise gjate vitit 2009 eshte bere e mundur fillimisht hipotekimi i 11 dylym toke ne fshatin Qerret si prone vakuf perfshire ketu edhe truallin e vjeter te Xhamise se ketij fshati. 





Myftinia Pukes shperndan mish Kurbani ne Fush-Arres dhe Puke

Myftinia e rrethit te Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise ka bere shperndarjen e mishit te Kurbanit ne bashkine e Fush-Arresit dhe ne Bashkine e Pukes. 














Familjet te cilat kan perfituar nga mishi i kurbani i kalon numerin 85 familje.
Edhe ketu familjet jane percaktuar nga Keshilli i Myftinise si dhe komisioni i ngritur prane Myftinise Puke per shperndarjen e mishit te kurban Bajramit.

Myftinia Puke shperndan mish kurbani ne fshatin Qerret dhe Kryezi


Myftinia e rrethit Puke ne saj te mbeshtetjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise ka shperndare ne kuader te festes se Kurban Bajramit qese me mish ne fshatin Qerret dhe Kryezi si dhe ne fshatrat e tjere.
Numeri i familjeve perfituese ne keto fshatra i kalon  50 familje. Cdo familje ka perfituar deri ne 3 kg mish.Emrat e familjeve ne nevoje jane percaktuar nga Keshilli i Myftinise si dhe Xhemati.




Festohet edhe ne Puke festa e Kurban Bajramit

Besimtaret mysliman te qytetit te Pukes qe ne oret e pare te mengjesit kan marr rrugen per ne Xhami. Ato fillimisht moren pjese ne faljen e namazit te sabahut ne Xhamine e re te qytetit te Pukes. Me pas ato ndigjuan predikimin ne lidhje me diten e Kurban Bajramit. Namazi i Kurban Bajramit u fal ne oren 07:00 minuta. Namazi i Kurban Bajramit si dhe Hytbja e Kurban Bajramit u mbajt nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani.
Ky namaz u fal edhe ne disa fshatra te rrethit te Pukes.

Myftinia Pukë, hap bunar uji ne oborrin e Xhamise Puke.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me kontributin e ti personal por edhe te nje besimtari tjeter  N.B u arrit te hapet nje pus uji i thell rreth 30 m ne oborrin e xhamise se qytetit te Pukes.


(Ne fotografi Myftiu Gezim Kopani gjate montimit te pompes se ujit, tetor 2011)






Titullare te institucioneve te rrethit Puke vizitojne Universitetin BEDER dhe Medresen e Tiranes


Me organizimin e Myftinise se rrethit Puke dhe ne bashkepunim me Drejtorin e Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise eshte zhvilluar vizita e krereve te institucioneve te rrethit Puke ne Universitetin "BEDER" dhe ne Medresene e Tiranes.



(Gjate vizites, 27.09.2011)
Ne kete delegacion merrnin pjese: Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani, N/Prefekti i rrethit Puke z. Ferit Ringaj, Kryetari i Bashkise Puke z. Beqir Arifi, Drejtori i Zyres Arsimore te rrethit Puke z. Vladimir Kola, Drejtori i Rrezevave te Shtetit per Qarkun e Shkoders dhe te Kukesit z. Shefqet Beqiri, Sekretari i Keshillit Bashkiak Puke z. Ylli Hadroi. Fillimisht ky delegacion u prit nga Drejtori i Drejtorise se Arsimit prane KMSH z. Altin Shima. Me pas delegacioni u prit nga drejtori i Medresese se Tiranes dhe n/drejtoresha e kesaj shkolle. Pas vizites se ngrohte delegacioni vizitoi edhe ambjentet e Medresese.
Me pas delegacioni i kryesuar nga Myftiu i Pukes u prit nga rektori i Universitetit Beder z.Ferdinand Gjana . Gjana ne fjalen e tij nder te tjera tha: "...eshte nje kenaqesi e vecante qe te pres kete delegacion te nderuar qe vjen nga rrethit i Pukes. Universiteti Beder eshte i hapur per cdo bashkepunim me institucione e rrethit Puke qofte me Zyren Arsimore  qofte edhe me Bashkine e Pukes...." Me pas pershendeti kete mikpritje Kryetari i Bashkise Puke z. Beqir Arifi i cili nder te tjera tha: "...Per mua eshte nje kenaqesi e vecante qe me jepet rasti te vizitoj kete tempull te dijes. Falenderoj Myftinine e rrethit Puke qe na dha mundesi te jemi edhe ne pjese e bashkepunimit me universitetin Beder." Vizita u mbyll me pershendetjen e Myftiu te rrethit Puke i cili falenderoj N/Prefektin e Pukes, Kryetarin e Bashkise Puke, Drejtorin e Zyres Arsimore Puke, etj si dhe Drejtorin e Arsimit prane KMSH si dhe rektorin e Universitetit Beder. Ai tha se keto vizita jane nje ure e mire lidhese mes institucioneve tona si dhe nje mundesi e shkembimit te ideve. Shpresojme qe aktivitete te tilla Myftinia e rrethit Puke si dhe KMSH te bejme edhe ne vazhdim.

Myftinia Puke, Aplikon per leje ne KKRT Fush-Arres per Xhamine e Fush-Arresit


Sot me date 09 shtator 2011 Myftinia e rrethit Puke ka aplikuar prane Bashkise Fush-Arres per te marr leje per rikonstruksionin e Xhamise se Fush-Arresit.
Bashkengjitur kesaj kerkese Myftinia e rrethit Puke ka derguar te gjithe dokumentacionin perkates si:
1.Kerkese nr. 1
2.Kerkese nr.3
3. Lidhje e objektit nr.3/1 bashkangjitur edhe formulari nr.11.
4. Plan vendosja e objektit, ortofoto.
5. Certifikata e vertetimit te pronesise, pemtore + truall.
6.Harta treguese e regjistrimit.
7.Projketi i Xhamise.
8.Preventivi.
9. Licensa e ingjinierit qe ka hartuar projektin dhe preventivin e Xhamise.
10. Dokumentacionet e firmes qe do ta zbatoje projektin.
11. Dosja e dorzuar ne Bashkine Fush-Arres permban 43 faqe.

Myftinia e rrethit Puke zhvillon pritjet zyrtare me rastin e festes se Fiter Bajramit


Pas namazit te Fiter Bajramit Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar pritjet zyrtare nga perfaqsuesit  institucioneve te rrethit Puke. Pritjet zyrtare u bene nga Myftiu i Pukes, antari i Keshillit te Pergjithshem pran KMSH per Puken Arber Hoxha si dhe antare te tjere te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.
Te paret qe moren pjese ne urimin e Fiter Bajramit ishte Famullia e Kishes Katolike Puke. Ne kete urimin mori pjese vete Prifti i Famullise Dom Giovani. Ai ne fjalen e tij nder te tjera tha: "...Harmonia fetare eshte nje simbol i larte i besimit dhe i mirekuptimit." Ndersa Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi uroj per pjesmarrjen e klerit Katolik tha: "...Kur zemra e cdo njeriu eshte nenshtruar Krijuesit te Gjithesise ska si te mos jete ne harmoni e gezim mes njerezve."





Rreth ores 09:10 uruan Myftinia e rrethit Puke Deputeti i Pukes Ndue Paluca si dhe Kryetare te Komunave e Bashkive si dhe drejtor te drejtorive te ndryshme ne rrethin e Pukes. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi falenderoj per viziten dhe urimet tha: "...Myftinia e rrethit Puke ju falederon per urimet qe beni besimtareve mysliman ne kete dite feste.


Me pas moren pjese ne urimin e tyre ne Myftinine e rrethit Puke edhe drejtues te Partise Socialiste te cilet uruan te gjithe besimtaret Mysliman me rastin e festes se Fiter Bajramit.


Ne urimin e festes se Fiter Bajramit mori pjese ne Myftinine e rrethit Puke kryetari i Bashkise Fush-Arres si dhe Kryetari i Komunes Qaf Mali. Myftiu i Pukes pasi i falenderoj per viziten e tyre informoi Kryetarin e Bashkise Fush-Arresit se pas nje jave Myftinia e rrethit Puke do aplikoj per marrjen e lejes nga KKRT-ja e Bashkise Fush-Arres per Xhamine ne Fshatin Fush-Arres lagjia Dedaj. Gjithashtu Myftiu Gezim Kopani i kerkoj mbeshtetjen e Kryetarit te Bashkise Fush-Arres per dhenjen e lejes si dhe lehtesimin e procedurave te ndertimit te ketij kulti. Gjate fjales se tij Kryetari i Bashkise Fush-Arres z.Alfred Qafa nder te tjera tha: "...edhe ne menyre institucionale por jo vetem do jap mbeshtetje per ndertimin e kesaj Xhamie pasi eshte e drejta e cdo kujte te kete kultin e tyre. Edhe fjalet e disave do mundohemi qe ti shuajme ne saj edhe te harmonise fetare..."


Falet Fiter Bajrami ne Xhamine e Pukes

Sot besimtaret Mysliman te qytetit Puke edhe me gjere i jane drejtuar Xhamise se re te qytetit Puke per te kryer namazin e Fiter Bajramit. Ritet fetare kan filluar qe ne oren 05:00 me lexim Kur'ani dhe me vone me faljen e namazin te sabahut. Nen drejtimin e Myftiut te Pukes ne oren 07:00 eshte fal edhe namazi i Fiter Bajramit. Myftiu i Pukes ne hytben e Bajramit nder te tjera ka bere thirrje per me shume vemendje ndaj adhurimit ndaj Allahut si dhe me me shume kujdes ne familjet tona nga aspekti i moralit.

Myftinia e rrethit Puke shtron iftare me rastin e Nates se Kadrit

Myftinia e rrethit Puke me date 26 gusht 2011 ka shtruar prane Xhamise se re Puke iftare me rastin e Nates se Kadrit. Ne kete iftare mori pjese Myftiu i Pukes, antare te Keshillit te Myftinise Puke,mysafir nga Turqia si dhe nga qyteti i Shkoders, po ashtu edhe  agjerues nga qyteti i Pukes dhe me gjere. Ky eshte edhe iftari i fundit qe Myftinia e rrethit Puke ka shtruar per kete Ramazan.



Myftinia e rrethit Puke zhvillon seminarin me teme:"Nata e Kadrit dhe Myslimani"

Myftinia e rrethit Puke me date 26 gusht 2011 ne kuader te nates se Kadrit zhvilloi seminarin me teme : "Nata e Kadrit dhe Myslimani" Ne kete takim mbajti ligjerate Myftiu i rrethit Puke Imam Gezim Kopani i cili permendi rendesine e kesaj nate, vlerat e saj si dhe tregoj rrugen se cfare duhet te bej nje mysliman ne kete nate te madhe. Pas seminarit te pranishmit moren pjese ne iftarin e shtruar nga Myftinia Puke prane Xhamise se re Puke.


Myftinia Puke shtron iftare me agjerues dhe intelektual


Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise me 22 gusht 2011 ka shtruar nje iftare me agjerues dhe intelektual te qytetit Puke. Ne kete iftare mori pjese Myftiu i Pukes , Kryetari i Bashkise Puke z. Beqir Arifi etj. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha: "Sic e keni vene re Myftinia Puke ka shtruar disa iftare jo vetem ne Puke por edhe ne fshatra te tjere si dhe ne Bashkine e Fush-Arresit, gjithashtu kete Ramazan Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH ka ndihmuar rreth 70 familje te varfera me pako ushqimore.Gjej rastin per te bere nje falenderim te vecante per Komunitetin Mysliman te Shqiperise, Myftinine Shkoder, Shoqaten Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul, Shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke, te cilet na kan mbeshtetur me iftare dhe jo vetem. Lus Allahun e Madheruar qe aktivitete te tilla ti shtohen islamit ne Puke.
Iftarin e pershendeti edhe Kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifi i cili nder te tjera tha: "Bismilahir Rahmanir Rahim. Te nderuar te pranishem eshte nje kenaqesi e vecante te marr pjese ne aktivitete te tilla, por eshte edhe nje kenaqesi edhe me vecante kur shikon se ne keto aktivitete marrin pjese te ri. Une si Kryetari i Bashkise Puke do mundohem tju mbeshtes dhe te jem ne sherbimin tuaj. Edhe nje here ju uroj te gjithve nje agjerim te pranuar."
Ky eshte iftari i gjashte qe Myftinia e rrethit Puke ka shtruar gjate muajit Ramazan. Nderkoh me date 24 gusht dhe me date 26 Myftinia Puke do shtroje ifare.



Myftinia Puke zhvillon seminar me teme: "Nata e Kadrit dhe rendesia e saj"


Me date 22 gusht 2011 Myftinia e rrethit Puke zhvilloi ne qytetin e Pukes seminarin me teme: "Nata e Kadrit dhe rendesia e saj." Ne kete takim mori pjese Myftiu i Pukes Kryetari i Bashkise Puke z. Beqi Arifi etj. Myftiu i Pukes nder te tjera tha: " Nata e kadrit eshte nata e vetme qe Allahu xh.sh e ka cilesuar me njemije muaj. Eshte pikerisht kjo nate ku Allahu xh.sh percakton jeten e njeriut. Percaktimet jane dy llojesh; a) Percaktim nen mbrotjen e Allahut dhe b) Percaktim jasht meshires se Allahut. Prandaj ai qe lutet, ben ibadet Allahut xh.sh me qellim gjetjen e nates se Kadrit do jete nen mbrotjen e Allahut. Ndersa ai qe nuk i jep rendesi thirrjes se Kur'anit, nuk fal namzet apo ben harame do jete jasht Meshires se Allahut. Allahu xh.sh na befte te gjitheve prej banoreve te xhennetit. Me pas mbajti kumtesen me teme :" Muaji Ramazan dhe rendesia e tij" antari i Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj. Me pas per te pranishmit u shfaq nje dokumentar mbi naten e Kadrit.



Myftinia Puke shtron iftare ne Fush-Arres


Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman te Shqiperise shtron iftare per besimtaret mysliman ne Bashkine e Fush-Arresit. Ne kete takim moren pjese edhe disa intelektuarl  si dhe vete Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili ne fjalene  tij tha: "... Myftinia e rrethit Puke sic e keni vene re si dhe KMSH katreguar nje kujdes te vecante per besimtaret e Bashkise se Fush-Arresit. Myftina e rrethit Puke si dhe antaret e keshillit islamik Fush-Arres  eshte duke bere te gjitha perpjekjet qe besimtaret te kene Xhamine e tyre..."



(fotografia e iftarit te shtruar ne Fush-Arres, Puke, 21 gusht 2011)

Myftinia Puke shtron iftare ne fshatin Qerret


Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise ka shtruar nje iftare ne fshatin Qerret.  Ne kete iftare mori pjese edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: "... ne keto dhjete dite besimtaret mysliman e lusin Allahun edhe me shume pasi ne keto dite ndodhet edhe nata e Kadrit. Le te lusim te gjithe Allahun e Madheruar me qellimin e perjetimit te nates se Kadrit..."