Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Mederesene H.Sh.Shamia Shkoder organizoi dergimin e mbi 20 besimtareve mysliman nga rrethi i Pukes ne programin festiv "Perjetesisht me ty" organizuar nga Medreseja H.Sh.Shamia Shkoder ne qytetin e Shkodres me date 25.04.2012.
Ne kete takim mori pjese edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Ne kete takim mori pjese edhe N/Kryetari i Keshillit te Qarkut njeherazi edhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Puke z. Ferit Ringaj.
Ky aktivitet u zhvillua ne kuader te ditelindjes se Profetit Muhammed a.s.
Me pas nje grup i vogel nga Myftinia e rrethit Puke moren pjese ne programin "Java e Mevludit" qe u zhvillua ne qytetin e Prizrenit. Edhe ne kete takim mori pjese Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani.
Thursday, April 26, 2012
Tuesday, April 17, 2012
Jeta e Imam Shaban Rexhes
Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke.
Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij.
Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit. Ne kete mejtep ai u mesua nga Imam Sadik Prishtina
Imam Sadik Prishtina vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim.
Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur'anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921.
Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj.
Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfundon sherbimin ushtarak.
Myftinia e rrethit Puke ne vitin 1923-24 emron Shaban Rexhen Imam ne Xhamine e fshatit Micoj. Pas nje viti ai hapi edhe Mejtepin ne fshatin Micoj rreth 30 m larg Xhamise.
Ne vitin 1925 krahas Mejtepit Islam Imam Shaban Rexha kerkon leje per hapjen e shkolles Shqipe ne kete fshat.
(Kopje e nje diftese shkollore e leshuar si mesues nga Imam Shaban Rexha)
Nxenesit e Shaban Rexhes ishin te njejte si ato te Mejtepit po ashtu edhe te Shkolles shqipe ku permendim disa prej tyre: Hysni Bajrami, Arif Islami, Zeqir Selimi, Brahim Sadira, Syl Elezi, Hasan Osmani, Halil Cana, Veli Betja, Uke Sahiti, Mehmet Bajrami, Adem Brahimi, Mustaf Rexhepi, Ahmet Idrizi etj. Ndersa nga vajzat kishte nxenes: Aishe Kadria, Sinane Sadiku, Raze Sahiti dhe Hate Idrizi.
Imam dhe Mesues Shaban Rexha mbahet mend si mesuesi i pare qe ka hapur shkollen e Micojit dhe Mejtepin e Micojit. Sic shikohet edhe nga nje deftes e leshuar nga Imam Shaban Rexha shihet se ne ate kohe besimi ka qene si lende neper shkolla.
Imam Shaban Rexha disa here ka bere imam edhe ne Xhamine e fshatit Qerret po ashtu edhe ne Xhamine e Koder Hanit.
Ne vitin 1931 emrohet ne syren e adminstrates prane Komandes Mbrojtjes Kombetare ne Tirane detyre te cilen e vazhdoi deri me 7 prill 1939.
Ne vitin 1944-1946 Punon si sekretar i administrates prene Nenprefektures se rrethit Puke. Pas kesaj ai emrohet nenpunes i gjendjes civile detyre qe e vazhdoi deri me 31 dhjetor 1957.
Nga viti 1958 deri 31 dhjetor 1966 eshte emru nga Myftinia e rrethit Puke imam ne Xhamine e Lejthizes.
Shaban Rexha sipasoj e nje semundje te rende me date 18 qeshor 1976 i dorzon shpirtin Allahut xh.sh.
(Xhamia e fshatit Micoj ne vitin 2007)
Link: http://gezim-kopani.blogspot.com/2012/01/imam-shaban-rexha.html
Tuesday, April 10, 2012
Xhamia historike e Pukes pret rindertimin e saj.
XHAMIA HISTORIKE E PUKËS PRET RINDËRTIMIN E SAJ
- Pozita gjeohistorike mbi 2000-vjeçare, që
prej kohës Romake;
- Kështjella rindërtohet më 1457
prej Sanxhakbeut të Prizrenit ;
-Dizdar i kështjellës caktohet prej
familjes fisnike të Pukës ZIU;
- Në shekuj e vizitojnë
personalitete të shquara historike:
-E. Çelebi e quan “ JENIKALA “ (
Kala e Re );-
- Në xhaminë e Pukës kanë shërbyer imamë teologë të shquar:
- Që në sh.XVII Qytezën e
banonin të krishterë e myslimanë;
- Harmonia mes dy besimeve
gjithmonë qe shembullore;
- Në “ DUKAGJINE”, u ndërtua Xhamia e parë e Pukës;
- Në anën veriore të Xhamisë u ndërtua Tyrbja;
- Në xhaminë e Pukës kanë shërbyer imamë teologë të shquar:
- Hoxhë Puka, teolog, mbrojtës i
Ymer Prizrenit, kryetari i LSHP;
- Zenel Hoxha, teolog, i vendosur për Pavarësi;”Qytetar Nderi”;
- Elez Hoxha, përkrahës i reformave dhe i
LANF, “Qytetar Nderi”;
- Në Xhaminë e Pukës kanë falë namaz kalimtar të shquar:
- Korrik 1910 aty është lutur
Shefqet Turgut Pasha me oficerët e tij;
- Mars 1912 është lutur Ministri i Brendshëm Turk Adil Beu;
- Verën e 1912-ës në atë
Xhami është lutur Hasan Riza Pasha;
- Pushtuesit serb nëntor 1912
nuk guxuan ta preknin Xhaminë;
- Garnizoni Austro-Hungarez më 1916 vendoset
larg Xhamisë;
- Më 1939 pushtuesit fashist
kërkuan ta rindërtonin si”
dhuratë”;
Vendndodhja historike e Xhamisë
së Pukës
Rëndësia historike e
kësaj Xhamie është e lidhur me rëndësinë e vetë Kodërgjytets. Më vonë, më 1916 e në vazhdim, u quajt Kodërhani, prej se aty
mbetën hanet, kurse administrata
shtetërore me garnizonin ushtarak austro-hungarez, që e ndjenin vetën ngusht
mes xhamisë dhe tyrbes, zbriti në
rrafshin e Qarrit t’ Bajrakut( sot
Shtëpia e Kulturës “E.
Çabej” e Nënprefekti). Që prej asaj kohe pak nga pak qyteza u shperngul në
këtë rrafsh ku u formua qyteti i sotëm i Pukës.
Me hulumtimet e kësaj qytezefortesë janë marrë studiues të
ndryshëm: Frang Bardhi, Evlija Çelebi ( Muhamet Dhil-li Ibni
Dervishi), Hekard ( Hecquard, konsulli Francës,1858), Theodor Ippen,
konsull i Austro-Hungarisë, Shkodër (1896 -1903), dr. Fr. B.
Nopça, Lovro Mihaqeviq (1911), dr. Milan Shuflai
( Sufflay), si edhe prof. Eqrem Çabej
i cili shkruan se me Pukën janë marrë studiues të mirënjohur, që hedhin dritë mbi
prejardhjen e emrit Pukë, emër të cilin e lidhin me Epicaria etj. Gjithashtu
janë marrë me Pukën prof. dr. Selami Pulaha, prof. Injac Zamputi,
prof. Kolë Luka etj.
Prof. E. Çabej thekson se: “ Emrin e Pukës ,( është fjala për
qytezën Koderhani, Xh. Meçi ), dijetari i njohur J. G. Hahn, dikur konsulli Austro-Hungarisë
në Janinë, në një prej veprave të tij, e barazon gjeografikisht e gjuhësisht me emrin e vendit Epicaria ose Ad
Picaria (në Pezhkve) të kohës antike, shënuar kështu te K.Peutingeri
në hartën e tij, më parë te gjeografi e astronomi Klaud Ptolomeu i Aleksandrisë së Egjiptit, Epikaria: një
stacion në rrugën, që në kohë romake prej Lezhe (Lissus) të çonte në
Municipium Ulpianum në Dardani, sot Lipjan midis Shtimjes dhe Prishtinës në Kosovë. Këtë
rrugë rrihnin më vonë edhe udhëtarët, që
shkonin prej Shkodre për në Prizren.
Shuflai ( Sufflay)… vuri re me të drejtë se…në shek. VI të
erës sonë te historiani i Perandorit
Justinian,Prokopi i Cezaresë, në veprën e tij
mbi “Ndërtimet” (VI)…në vend të emrit Epicarias të epokës antike shfaqet
emri Pakua… në vend të një forme të drejtë Pukae (Pukë).”
(PUKA DHE SHKOLLA. Shkodër, 1977, f.
6-7).
Për lashtësinë afro
dymijë-vjeçare dhe vazhdimësinë e saj na dëshmon edhe studiuesi Jaho Braha,
ish përgjegjës i Muzeut Historik të Pukës:
“ Me gërmimet që kemi kryer kohët e
fundit në Kodërhani, aty edhe tani duken
linjat e drejtimit të fortifikimit. Aty- këtu kanë dalë në dritë edhe pjesë nga
faqja e murit rrethues të qytezës antike, mur i cili ka qenë ndërtuar me gurë,
të lidhur me llaç gëlqereje.
Brenda këtij fortifikimi kam zbuluar edhe copa të shumta tjegullash solene e kaliptere me trashësi rreth 3 cm ashtu si edhe copa tullash rreth
4 cm trashësi, të datuara (Qendra e
Kërkimeve Akeologjike Tiranë) të shek. II
– IV të erës së re.” (J. Brahaj,
Gjurmime arkeologjike rreth qytetit të sotëm të Pukës, kumtesë, mbajtur në Pukë, më 10. X. 1978; dorëshkrim në Muzeun
Historik të Pukës).Lidhur me familjen Ziu/Zeza J. Braha jo çdo
here është i saktë, sidomos: kur thot se
Laçajt e Pukës janë “një
degëzim i hershëm i Zezajve. Laçajt
janë “degëzim” me Preçajt e Kabashit , Lushaj. Gjithashtu, ky autor, bazuar në të dhëna të pamjaftueshme, konkludon
mendimin e gabuar e konfliktual,
kur jep shënimin : “ Xhamia e Pukës është
e ndërtuar…mbi themelet e kishës së Pal e Boç Ziut.”( J. Brahaj, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT,
f.19.Tiranë,2005.) Simbas kësaj
sajese del se myslimanët e Pukës kanë dhunuar trojet e një kishe të krishterë mbi
të cilën paskan ndërtuar një xhami.(!)
Ky material eshte botuar ne gazeten "Republika" te dates 07.04.2012 si dhe ne gazeten "Veterani"
E para,
në Kodergjytet (Koderhani) nuk ka pasë kishë, siç e dëshmon kujtesa historike dhe vetë
Fr. Bardhi, që e viziton këtë qytezë më 1637, më se një shekull para se
të ndërtohej xhamia.
E dyta,
mjaft studiues, kur flasin për një kishë
në Pukë e kanë fjalën për Pukën vis
(rrethinë) dhe jo vendbanim fshati a qyteze. Ndërsa, për disa studiues të tjerë Puka antike dhe mesjetare së është Kabashi. (Sqarime më të plota te
botimi :Kabashi, Puka që në lashtësi -2,
f. 35-64.Tiranë, 2008, me autor Xh. Meçi).
E treta, ka qenë traditë në
krahinën e Pukës që asnjë godinë e re
të mos ndërtohet mbi një truall mbetë shkret. Kështu edhe me kishat. Asnjë
xhami si edhe as kishë në Pukë nuk është ndërtuar mbi troje kishash.
E katërta, Ziu-n
tradita e njeh në trajtën Mziu: Pal Mziu e Boç Mziu për selinë
e të cilëve ka mendime të ndryshme: Zezët e Pukës thonë për në Zezë. Në
fshatin Mëzi, mbi Dri, thonë se Pal Mziu e Boç Mziu i kishin gurët
ku uleshin e pushonin në livadhin e Kolë Bibë Dodës, . Më 1967 këto gurë
me vlerë etnologjike u hodhën si “bestytni, mbeturina të së kaluemës.”(!)
Në Kabash Boçen e lidhnin me toponimet Beçmet:
Beçme e Eper dhe Beçme e Poshtme, një vend i bukur në afërsi të kështjellës,
ku shtrihej sundimi i Boçes. Ka edhe një kujtesë tjetër: vëllezërit Pal e Boç Mziu ishin vendosë në Fushblinisht,
afër Sarajeve të Lekë Dukagjinit. Por, asnjë legjendë nuk i lidhë me
qytezën Kodergjytet; aq më pak me
një kishë, që e kanë pasë në Kabash.(!) Kurse, për një kishë në Kodërqytezë, me sa duket, kemi të bëjmë me një sajesë të natyrës romantike. (!) Megjithatë, botimi
i J. Brahës, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, ka vlera
me rëndësi për historinë e Shqipërisë.
Toponimet (emërvendi) , mbledhë në lagjen Laçaj: Kodergjytet,
Mbasgjytetja (ana veriore e shpatit të kësaj kodre), Gryk- Gjytets dhe Fusha e
Gjytets ( Fusha e Pukës), ruajtë deri nga messhek. XX, shpjegojnë se kjo
kodër ka pasë vazhdimësi dhe rëndësi historike përreth dymijë
vjet.
Në periudhën Romake
kjo qytezë e Kodergjytets, ose diku afër saj, si në Fushëkuq apo në afërsi të Pezhkves, lagje e fshatit Pukë,
në hartat romake shënohet Picaria apo
Epicaria. Prof. Injac Zamputi
shpjegonte se Picaria dhe Epicaria lidhen
me
një përkthim të toponimit
vendas Pezhkve në
Picaria latine nga administrata
romake. Pra, lashtësia e kësaj qyteze
vjen që prej kohëve romake apo pararomake, Ilire, dhe deri nga fund i shek. XIX
që vazhdon të njihet me emrin Gjytet dhe jo Pukë.
Kodergjytet lartësohet afro 30-40 m mbi Prrugjytets nga ana veriore me një pjerrësi të
theksuar. Nga ana jugore
pjerrësia është me një kënd më të hapur,
derisa nga ana juglindore formon lidhje
me Koderlaçaj, por që nga ana lindore fillon e zbret përsëri deri në 30 m përbri Prrumehaj.
Pozita zotëruese me një këndpamje
shumë të gjerë e kësaj kodrine është mjaft e gjetur. Për më tepër, me
burime të ftohta e të shëndetshme.
Rrafshi i kësaj kodrine
shkon deri në më se pesëmijë m2, duke krijuar mundësinë edhe për ndërtime
banesore, por me vështirësinë për ruajtjen e murit të gjatë rrethues në gjendje
të mirë, siç e kanë vënë re edhe Fr. Bardhi dhe E. Çelebi.
Simbas prof. I.
Zamputit ndërtimi i kësaj qyteze duhet
të jetë pas kryengritjes 1515 dhe pas luftërave që bëri Turqia kundër
fuqive perëndimore, d.m.th. pas vitit
1540. ( Relacione II… shënime, f. 456).
Më, pas
prof. K. Luka bënë sqarime plotësues
: “Shkatërrimin e kësaj kështjelle prof. I. Zamputi e lidh me vitet 1570-1574,
kur kryengritësit me në krye Bartolome
Dukagjinin çliruan edhe Lezhën. Rindërtimi i saj u bë rreth vitit 1608, kur rimerren në
shkallë të gjerë veprime ushtarake nga turqit për ta ripushtuar edhe një herë
vendin.”(K. Luka, Topografia e shek.
XVI-XVII. Etnografia Shqiptare
11/1980, f. 170. Tiranë, 1981).
Prof. dr. Selami Pulaha jep të dhëna të reja për
juridiksionin e shtrirjes në prona e të
veprimeve në ruajtjen e rendit të
Qytezës së Re në Dukagjin, që dalin nëpërmjet shpërblimeve, dhënë Dizdarit dhe të rojave të
kështjellës. ”…fshati
Plakza e Poshtme (Ashaga), lagje e Koderspaçit (Mirditë) ishte timar i Hysenit, i biri i Iljasit një
nga ruajtësit e kalasë së Dukagjinit…” Kështu
edhe për “timarin e Sulejmanit, i
biri i Ilhanit, ruajtës i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra
(fshatra të bregut të Drinit, në afërsi të hidrocentralit të Komanit). Më 1591 gjejmë dy timare. Timarin e
Hasanit në fshatin Blishta dhe truallishten Karma dhe timarin e Aliut, i biri i
Mustafajt, dizdar i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra.” ( Prof. dr. S. Pulaha, Krahinat e Sanxhakut të Dukagjinit
gjatë shek. XVI. Studime Historike 3/1973, f. 7. Tiranë 1973).
Për sa i takon Dizdarit të
kësaj kështjelle, që më 1591 del
me emrin Mustafa, kujtesa historike i bien të ardhur prej Kabashi, kushërinj me
zotnitë Kryeziu, degë e familjes fisnike Ziu.
Ziu është familje
fisnike mbi njëmijë-vjeçare në: Kabash, Zadrimë, Kosovë, Maqedoni, Itali, ( Negri ). Princat
Dukagjin i kanë gjetë në Kabash me prona
deri në Mëzi, verilindje të Iballës, Pukë,
Doç (Gomsiqe) etj. Dizdari i Pukës ka qenë derë e parë në agët e Zotnitë
e Pukës deri me Bushatlinjtë e Shkodrës, të cilët ia kufizuan pushtetin dhe
pronat, të cilat i shiti përfundimisht Musa Dizdari, i njohur me emrin
Hoxhë Puka. Nga fundi i shek. XVIII e
fillimshek. XIX fituan pushtet agët Kryeziu (fshati Kryezi) kushërinj me
Dizdarin e Qytezës, Dukagjine ( Pukë).
Për familjen
Ziu me origjinë fisnike na dëshmon edhe Hekard, konsull i Francës
në Shkodër, mesi i shek. XIX: “Pak larg
nga Puka gjinden rrënojat e një kështjelle të vjetër të banueme. Gojdhana thot
se ishte e një princit shqiptar të quajtun Pal
Zenta. Disa familje përreth ( kështjellës ) e mbajnë
vedin të rrjedhun nga kjo familje. Barleti,- thekson Hekard,- përmend një Pal Zenta, i fisit të Lekë
Dukagjinit.” H. Hecquard, Shqipëria e
Veriut. Arkivi i Institutit të Historisë, A –III, Nr. i inventarit
132-158,f.6 ).
Prej këtyre të
dhënave dalin fakte që dëshmojnë për një familje fisnike ZIU e cila i ka pasë
trojet e hershme në lindje të Abacisë së
Shën-Palit të Kabashit ( Pukës), rreth treqind
metra larg saj, ku kanë qenë, gështenjat me mbiemrin Ziu/Zezë: Kshtejat e Pre’ Zezve.
Toponime
me Zezë kemi edhe perreth
qytetit të sotëm të Pukës: Zezë, lagje
nga veriu deri në lindje, Boka e Zezve
në veriperëndim Kujazez dhe Balli Kujtzi, në jugperëndim. Simbas shtrirjes së toponimeve Zezë del se krejt fshati Pukë të ketë pasë emrin Zezë,
pronë e familjes Ziu; por, kur u formuan
dhe u rritën lagjet Laçaj dhe Mehaj në jug dhe juglindje, atëhere u ngushtua emri Zezë
deri në kufijtë e sotëm të një lagjeje, sado e shtrirë.
Emri i fshatit Zezë u zëvendësua me fshatin Pukë
, po me një farë problemi, se me Pukë emërtohej tani: krahina, qyteti
dhe fshati përreth qytetit. Edhe krahina e Pukës në dokumentat osmane, shek. XVI-XVII
del Nahija Mali i Zi që te vona u quajt Nahija e Pukës, si edhe fshati i
Pukës.
Emri Pukë,
merr shtrirje të tillë se agët e
Kabashit mbanin mbiemrin e lashtë Puka,
si edhe fshati Kabash. Kur dolën në Dukagjine , Kodergjytet (Koderhani ) nga fundi i shek. XVII me
mbiemrin Puka, Agt e Puks, mjaft të pasur, pak nga pak nga Te Agt e Puks i mbet emri Pukë edhe vendit.
Rëndësi merr fakti se në Kodërgjytet tani kemi dy familje fisnike: Dizdari në rënie
dhe Aga i Puks në ngritje. Nevoja e tyre për një xhami bëhet më e nevojshme, prandaj nuk
vonon e ndërtohet aty nga mesi i shek. XVIII. (Xh. Meçi , Kabashi, Puka që në lashtësi 2, f. 47-123. Tiranë
, 2008.)
XHAMIA HISTORIKE E PUKËS PRET TË RINDËRTOHET
Mirkuptimi
ndërfetar
Fr. Bardhi, ipeshkvi
i Zadrimës dhe i Pukës, leksikograf, historian, etnolog e folklorist i shquar i mesjetës shqiptare, në relacionin
e tij të qershorit 1637 na jep të
dhëna historike dhe etnologjike me
interes për këtë qytezë e rreth saj: “ Prej Berdheti kthyem posht dhe mbërrijtëm te
Qytezja e Re e Dukagjinit, ku u poqa me agën e asaj qyteze i cili mbasi na
përshëndeti, na ftoi të zinim vend në shtëpinë e tij në qytezë. (Aga don me thanë zot dhe qeveritar qytetesh), dhe kështu e pranova ftesën dhe ai
na priti shumë mirë.
Kjo qytezë në një
luginë të madhe ndër male, në mes të popujve të Dukagjinit, në një vend shumë
të bukur dhe me ujna shumë të ftohtë, qe ndërtuar së pari prej një turku (myslimani)
të fuqishëm, po thuaj sot e 90 vjet (1547). Pastaj qe rrënuar prej mirditasve dhe popujve të Dukagjinit, që aso
kohe ishin kryengritës kundër turkut.
Pastaj, sot e 29 vjet (1608) qe rindërtuar
po prej një turku (myslimani),
nga qyteti i Prizrenit,…aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit.
Tash kjo qytezë në
gjuhën shqipe ose epirote quhet” Gjutetja
e ree ndukagin,”që don me than: Qytezja
e re në Dukagjin… kanë mbetë vetëm disa copa muri në të cilën përfshihen 11
shtëpi të përzieme të krishtena dhe po aq turke. Aga (komandanti i kështjellës,
ish katolik, por që është kthyer në turk) ka
tre vëllazën të krishtenë të
martuem dhe një (vëlla) turk (mysliman ) që asht bamë turk ma vonë.
Grueja e agës është një e krishtenë e urtë dhe
e mirë. Përreth qytezës ishin 6 shtëpi të përzieme edhe ato me turke. As
mbrenda, as përreth kësaj qyteze nuk kishte ndonjë kishë o kapelë, veçse jashtë qytezës, në një shtëpi të një të
krishteni çova meshë të nesërmen në mëngjes dhe bana predik, rrëfeva dhe
kungova disa vetë dhe krezmova 32 vetë”. (RELACIONE II/ I965, f. 81).
Ajo, që është e dukshme në të dhënat e Relacionit të Fr. Bardhit të qershorit 1637, është
se agai i kështjellës, si edhe në
Kabash, tregohet mikpritës ndaj
ipeshkvit të Sapës që po kryen shërbime fetare në pronat e tij. Gjithashtu,
marrëdhëniet fqinjësore e fetare në qytezë e
jashtë saj janë në harmoni të plotë.
Agai, qeveritari i kështjellës, ka ende edhe tre vëllezër si edhe bashkëshorten e tij të krishterë pa ndonjë
shqetësim mes tyre. Nga ana tjetër, shërbimet fetare ndaj të
krishterëve Fr. Bardhi i kryen
lehtësisht pa asnjë shqetësim prej myslimanëve. Të krishterët nuk i shfaqën
asnjë ankesë ipeshkvit për ndonjë presion ndaj tyre për të
lënë besimin e krishterë e për të kaluar në besimin mysliman. Këto tradita të mira për harmoni ndërfetare në Pukë
janë ruajtur edhe sot e kësaj dite.
Ndërtimi i Xhamisë në Qytezën e Pukës
( rreth vitit) 1750
Me interes është edhe vizita e shënimet
për Qytezën në Kodërqytezë të E.Çelebi, diplomat dhe funksionar i Portës
së Lartë, historiograf turk. Ai e ka
vizituar këtë qytezë 25 vjet pas Fr. Bardhit, pra, më 1662, për të cilën shprehet
se është ndërtuar nga Fatihu më 883. (?)
Edhe kjo bënë pjesë në sanxhakun
e Dukagjinit dhe sundohet me një subash. Ndodhet në rrëzë të një mali (dhe ) është e ndërtuar prej guri, por është
në prishje e sipër e nuk meremetohet, pasi është larg kufirit dhe nuk shihet
fort e nevojshme. Ka dizdarin, 10 roje e disa topa.” ( E. Çelebi,Shqipëria para tre shek…Tiranë, 2000,f. 148.)
Në këtë shënim të shkurtër nuk
shprehet as për han, dyqane dhe xhami,
si te Spasi ( Vaspasi i Malziut ), ku thot se kishte : “ një xhami, një han e nja dhjetë dyqane.” Po kështu edhe për qytetin kështjellë të
Dejës i cili ka një ekonomi të zhvilluar dhe me dyqind rojtarë, përmend
vetëm xhaminë e kështjellës. Nuk përmend as han, as dyqane,
sado që Deja duhet të ishte më e zhvilluar
se Spasi dhe si e tillë duhej t’ i kishte. Megjithatë, Qyteza e
Pukës nuk del ende të ketë pasë xhami, në një kohë kur dy qytezat në krahët e tij lindjeperëndim kishin xhami.
Për më tepër Shkodra, më në perëndim kishte 11 xhami së bashku me atë të kështjellës.
Për mungesë burimesh arkivore e bibliotekore të mjaftueshme nuk mund të jepet
një datë e saktë se kur u ndërtua Xhamia në Kodergjytet
( Koderhani ). Por , në krahasim me ngjarjet e
kohës në lidhje me fqinjët për kullotat e Terbunit, del se në kohën e
Halil Ismail Laçit të Parë, në një konflikt
me Korthpulë, me të Gjo’ Dushit, Livadhaxhi, Halili i priu Pukës dhe Kabashit, Rrape me Rrypë dhe Qerretit që kishin ardhë me falë Bajramin
te Xhamia e Pukës. Halili i Parë, aso kohe ishte afro 40-vjeç; kështu ngjarja i përket kohës së viteve 1780. Atëhere del se xhamia
ishte ndërtuar më herët.
Me krahasimet e
burimeve del se Xhamia duhet të jetë ndërtuar rreth viteve 1750, kur edhe me Agët e Pukës ishin shpërngulë në
Gjytet, Dukagjine, ku kishin forcuar pozitat e tyre. Njëkohësisht,
lidhet edhe me një ndryshim në përbërjen e komunitetit, i cili nga fillimi i shek. XVIII
kishte kaluar i tëri në besimin
mysliman.
Përderisa në këtë xhami
janë falë edhe besimtarët e fshatrave përreth
: Kabashi, Qerreti, Dedaj, Lejthizë dhe
Rrape-Rrypë, të cilët ende nuk kishin
ndërtuar xhamitë e veta, kjo xhami merr
rëndësi edhe më të madhe historike si e para në rrethinë (vis).
Vend i ndërtimit të xhamisë
qe caktuar pika më e lartë e
kodrës, nga ana jugore e saj. Ky vend u zgjodh duket nga respekti si objekti i parë i rëndësishëm i besimit mysliman dhe se prej aty mund të
dëgjohej më mire thirrja ezanit për namaz.
Për këtë rindërtim
ka treguar interesim të veçantë prej vitesh Myftiu i ri Gëzim Q. Kopani i cili ka kryer
edhe hipotekimin e truallit prej
dy dm ( dymijë m2) , si edhe të xhamive
të tjera të rrethit të Pukës në saj të përpjekjeve plot përkushtim. Është
optimist edhe për këtë rindërtim të
kësaj Xhamie. Iu ka drejtuar Kryesisë së
Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe shpreson edhe tek ndonjë donator bamirës, siç i kanë
premtuar edhe për xhaminë e fshatrave Qerret e Fushë-Arëz.
Ky material eshte botuar ne gazeten "Republika" te dates 07.04.2012 si dhe ne gazeten "Veterani"
Shenim:
Ky materjal u pergatit nga Historiani Prof.Xhemal Meci njeherazi
antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke si dhe me mbeshtetjen e
Myftinise se rrethit Puke.
Puke 05.04.2012
Sunday, April 8, 2012
Myftiu i Pukes Gezim Kopani vizite ne Kishen Katolike me rastin e Pashkeve
Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i shoqeruar me disa nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke gjate paradites se dieles date 08.04.2012 zhvilloj nje vizite me rastin e festes se Pashkeve ne Kishen Katolike te qytetit te Pukes.
Myftiu i Pukes u prit nga Famullitari i Kishes Baritore Dom Gjovani si dhe antaret e tjere te Kishes Katolike.
Ne fjalen e tij Famullitari i kesaj Kishe falenderoj Myftiun e Pukes per viziten e bere me rastin e festes se Pashkeve. Une tha Famullitari "vazhdoj te jemi i gezuar qe vazhdojme te dergojme perpara traditen e mire qe eshte ne Puke."
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani nder te tjera tha: " Falenderoj Famullin e Zojes se paperlyeme Puke per ftesen e bere Myftinise se rrethit Puke me rastin e festes se Pashkeve. Uroj qe kjo feste te jet e gezuar jo vetem per besimtaret Katolik qe ndodhen ne Puke por edhe per besimtaret Katolik Pukjane qe ndodhen jasht atdheut. Eshte e vertet qe tradita e mire e kultivuar ne rrethit e Pukes eshte e kenaqshme sidomos nga Komuna e Rrapes e ketej pasi nga Rrapja e andej ka disa momente te cilat kan ven ne veshtirsi disa veprimtari te besimtareve mysliman te rrethit te Pukes. Uroj qe mirekuptimi dhe bashkepunimi te jete cdo here frytdhenes sic eshte edhe prania jone sot ketu."
-Fotografi shtese

Saturday, April 7, 2012
Myftinia Puke dergon besimtar ne Programin "Profeti Muhammed a.s-Krenaria e Njerzimit"
Myftinia e rrethit Puke gjate dites se sotme dt.07.04.2012 ka organizuar dergimin e mbi 35 besimtareve mysliman ne programin "Profeti Muhamed a.s. Krenaria e Njerzimit".
Ky organizim u zhvillua nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i mbeshtetur nga KMSH dhe disa besimtaret mysliman te cilet ben te mundur perballimin e nje pjese te shpenzimeve te kesaj veprimtarie.
Myftinia e rrethit Puke prej 5 vitesh organizon pjesmarrjen e Pukjaneve ne kete program ne sheje respekti per Profetin Muhammed a.s. i organizuar nga KMSH.
-Fotografi te tjera

Zhvillohet ceremonia e xhenazes se imam Ibrahim Hoxhes
Familjaret e ish-Myftiut te Pukes Ibrahim Hoxha si dhe Myftinia Puke organizuan sot dt.07.04.2012 ceremonia e xhenazes se imam Ibrahim Hoxhes.
Namazi i xhenazes u fal nga imam Fejzi Zeganjori sebashku me Myftiun e Pukes imam Gezim Kopani si dhe disa antare te Keshillit te Myftinise Puke dhe shume besimtare te tjere.
Fjalen e rastit ne emer te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke e mbajti antari i saj Prof. Xhemal Meci i cili nder te tjera tha:
"Lajmi i ndarjes nga kjo jete e imam Ibrahim Hoxha ka hidheruar te gjithe besimtaret mysliman te Pukes dhe me gjere. Haxhi Ibrahim Hoxha do jete perhere ne kujtimet e besimtareve mysliman. Ai me veshtirsi arriti te predikoj fene islame jo vetem ne Puke por edhe ne fshatrat e rrethit te Pukes. Ai ishte nje shembull i mire per mardhenjet mes komuniteteve. Haxhi Ibrahim Hoxha deri ne castet e fundit te jetes se tij i ka sherbyer fese islame duke i dhene keshtu nje force tjeter ketij besimi."
Nje mesazh ngushellimi ka derguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqiperise, deputet te rrethit te Pukes si dhe shume institucione te tjera te ketij rrethi.
Haxhi Ibrahim Hoxha u nda nga jeta ne moshen 90 vjecare ai ka sherbyer si imam ne xhamin e fshatit Rryp te komunes se Rrapes. Ne vitin 2002 deri ne vitin 2005 haxhi Ibrahim Hoxha ka sherbyer si Myfti i rrethit te Pukes.

INFORMACION SHTESE MBI JETEN E IMAM HAXHI IBRAHIM HOXHA
Imam Haxhi Ibrahim Hoxha (Rrype dhe Puke)
Imam Haxhi Ibrahim Hoxha lindi në Pukë në vitin 1922. Mësimet e para islame i mori nga babai i tij Asllan Hoxha i cili për një kohë ka shërbyer si imam në fshatin Rryp. Me të fituar
aftesitë e imamit, H.Ibrahim Hoxha filloj detyren si imam në xhamin e fshatit Rrypë. Në fillim të vitit 1992 rifilloj angazhimet fetare për të ardhur deri në vitin 1998 ku fillon të shërbëj si imam në xhamin e re të qytetit të Pukës. Në vitin 2000 Komuniteti Mysliman i Shqipëris e ngarkon me detyren e organizimeve fetare në rreth. Me vdekjen e vellaut të tij imam Elez Hoxha , në vitin 2002 Ibrahimi Hoxha bëhet Myfti i rrethit të Pukës detyrë të cilen e vazhdoj deri në vitin 2005.
Gjatë jetës së tij imam Ibrahim Hoxha predikoi urrejtjen kundër pushtuesve nazifashist dhe rezistencën kundër tyre. Vetë ai dha shembullin e guximshëm atdhetar si dhe qytetar por edhe si imam me varrosjen me rite islame të trimave: Kadri Zogu dhe Ismail Ibrahimi, që te dy Dëshmorë të Atdheut, rënë në Luftën e Rrapes, më 2 nëntor 1944.
Imam Ibrahimi pa u tërheqë para kërcënimeve naziste, që ishin egërsuar prej humbjeve në Rrape, prandaj donin ta quanin ate elemet ekstremist. Ndërkohë përball këtyre kërcenimeve imam Ibrahim Hoxha pranoi kërkesën e Elez Demës për t’i varrosë Deshmorët më 3 nëntor 1944 duke ju kryer ritet fetare edhe pse ishte i ekzpouar përball rrëzikut në ato ditë luftimesh.
Gjatë detyrës së tij si Myfti i Pukës sëbashku me sekretarin e tij Armir Mehaj dhe Administratorin e Myftinisë Pukë Qazim Kopani filloj ringritjen e strukturës së Myftinisë Pukë në pjeset më të rëndësishme të rrethit Pukë.
Në vitin 2016 me rastin e 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë , Myftinia Puke me nr.vendim; 01 datë; 24.01.2016 e vlersoj me çertifikatë "Pishtar Islam" pas vdekjes me motivacion: "Për kontributin e dhënë si Myfti i rrethit Pukë në rihapjen e besimit islam, si dhe të ndërtimit të Xhamisë së Re të qytetit të Pukës.”
Në moshen 90 vjeçare pikërisht me datë; 6.04.2012 Haxhi Ibrahim Hoxha i dorzoi shpirtin Allahut xh.sh. Namazi i xhenazës u bë më dt.7.4.2012 ku mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ndërsa namazi i xhenazës u fal nga imami shkodra Fejzi Zaganjori .
Përgatiti
Gëzim Kopani
Marr nga: https://gezim-kopani.blogspot.al/2017/10/jeta-e-imam-ibrahim-hoxha-1922-2012.html

Friday, April 6, 2012
Ndron jete ish-Myftiu i Pukes Ibrahim Hoxha.
Me hidherim te thelle Myftinia Puke njofton besimtaret mysliman se gjate nates se mbremshme ka ndruar jete ish-Myftiu i Pukes H.Ibrahim Hoxha.
Namazi i Xhenazes behet me date; 07.04.2012,ora 16:00 tek varrezat e Pukes.
Ju ftojme te gjitheve qe te merrni pjese ne namazin xhenazes se imam Ibrahim Hoxha.
Ibrahim Hoxha prej me shume se 35 vjet ka sherbyer si imam ne Rryp, Puke etj. Gjithashtu ai ka qene nje nder organizatoret e faljes se namazit te Bajramit per here te pare ne qytetin e Pukes pas viteve 1991. Nga viti 2002-2005 ka sherbyer si Myfti i rrethit Puke.
Stafi i Myftinise Puke i dergon mesazhe ngushullimi te afermeve te familjes. duke ulutur qe te jete nje nga banoret e xhennetit.

Droga shkaktar i trazirave ne shoqeri
Myftiu i rrethit te Pukes Im.Gezim Kopani duke marr shkas nga shqetesimet e perdorimit te droges ne rrethin e Pukes nga te rite ka bere nje reagim publik gjate dites se sotme ku nder te tjera ai ka thene:
"....Feja islame qe ne krijimin e njerezimit ka predikuar ne ruatjen e vlerave familjare dhe shoqerore. Ne nje familje ku adhurohet Allahu xh.sh ska vend grindja, ska vend alkoli, ska vend droga e vepra te tjera si keto. Ne nje familje ku adhurohet Allahu xh.sh shikohet vetem gezimi dhe lumturia.
Duke adhuruar Allahun e Madheruar ndertohet nje shoqeri e cila deshiron per tjetrin ate qe deshiron per veten e tij. Prandaj i bej thirrje moshave te reja te distancohen nga alkoli, bixhozi,droga pasi ato jane vepra te cilat sjellin depresion ne trupin e tyre,te largon nga adhurimi i Allahut, sjel perplasje ne familje, sjell deme shendetesore,si dhe nderton nje shoqeri me probleme te medha sociale.
Perdorimi i alkolit,bixhozit sjell edhe perdorimin e droges si dhe shume veprave te tjera te cilat i dergojne njerzit deri ne ate pike qe te kapen e te vriten me njeri-tjetrin. Kete nuk e deshiron askush. Islami therret ne vlerat e larta shpirterore, therret ne namaz, ne durim, ne pune, ne edukim. Prandaj per te ndaluar kete fenomen kaq negativ, te gjithe ne duhet te bashkohemi pa dallim fetare e politik per ti thene stop alkolit, bixhozit e droges, per nje shoqeri te paster, per nje familje te paster. Kjo eshte ajo per te cilen ka nevoje nje familje, nje i ri, nje shoqeri."

Subscribe to:
Posts (Atom)