Thursday, May 31, 2012

Pezullohet ndertimi i Xhamis se Fush-Arrezit per here te dyte.


Edhe pse Myftinia e rrethit Puke prej dates 09.09.2011 ka depozituar kerkesen e cila permban 43 faqe ne Bashkin e Fush-Arrezit per marrje leje , kjo e fundit ende nuk ka dhene pergjigje . Si pasoj e kesaj besimtaret mysliman te asaj zone me date 31 maj 2012 kan vazhduar punen per ndertimin e Xhamise. Po diten e djeshme ne baze te nje vendimi Bashkia e Fush-Arrezit ka derguar policine Bashkiake per te ndaluar punimet. Besimtaret mysliman nuk kan nderprer punimet dhe si pasoj e kesaj ka nderhyr efektivat e Policise se rrethit Puke te cilat ka kerkuar nderprerjen e punimeve. Ne keto kushte per pak kohe eshte ndaluar  antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Basri Selimaj i cili me vone eshte len i lire. Pas kesaj Myftinia e rrethit Puke ka biseduar me besimtaret mysliman per pezullimin e punimeve deri sa te mirret nje pergjigje nga organet perkatese brenda ketyre diteve.
Te ndodhur ne keto kushte me date 01 qeshor 2012 rreth ores 9:00 Myftinia e rrethit Puke do te zhvilloje takim ne Prefekturen e Qarkut Shkoder ne lidhje me situaten e krijuar me date 31 maj 2012.



Me kete rast Myftinia e rrethit Puke eshte shprehur se :"... Myftinia e rrethit Puke  distancohet nga cdo metode e cila prodhon dhunen, por besimtaret mysliman ne Fush-Arrez kan te drejten e tyre te kene faltoren e tyre ne te cilen te kryejne edhe ato adhurimet ndaj Allahut xh.sh. Prandaj qendrimet te cilat pretendojne se ne lagjen Dedaj ska pas Xhami eshte mire qe te pranojne realitetin pasi aty ka besimtare mysliman te cilet nuk jane pak. ....."

Thursday, May 24, 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon nje vizite pune ne Famullin e Fush-Arrezit.

Gjate paradites se sotme date 24 maj 2012 Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i shoqeruar nga antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke z.Basri Selimaj ka zhvilluar nje vizite pune ne Famullin e Fush-Arrezit.

Delegacioni i Myftinise se rrethit Puke u prit nga Famullitari Gjerman frat Andreas Walterman i cili prej kater vitesh ushtron detyren e Famullitarit te kesaj Famullie.

Frat Andreas Walterman pasi falenderoi per viziten e Myftiut Gezim Kopani vlersoi situaten mes Katolikeve dhe Myslimaneve si te mire. Ne kete kadveshtrim u zhvillua edhe vizita e punes qe Myftinia e Pukes kishte kerkuar te bente ne kete Famulli.

Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani pasi falenderoi famullitarin per pritjen tha: "...Sot Myftinia e rrethit Puke vendosi te zhvilloj nje vizite pune ketu ne Famullin tuaj per te biseduar mbi disa ceshtje  qe zhvillohen ne kete zone. Duke besuar qe jeni edhe ju ne dijeni, Myftinia Puke ka vendos tju pergjigjet kerkesave te besimtareve mysliman qe ndodhen ne Fush-Arrez  per ndertimin e nje Xhamie. Nga informacionet e ardhura nga perfaqsuesit tane kemi nje situat ku emri "fe" tentohet te perdoret nga  disa njerez dashkeqes me qellimin e prishjes se harmonise fetare. Per kete qellim Myftinia e rrethit Puke deshiroi tju ve ne dijeni si dhe te respektoje vendimin e besimtareve mysliman per ndertimin e kesaj Xhamie. Myftinia e Pukes cdo here ka krijuar fushe pozitive besimtareve Katolik jo vetem ne qytetin e Pukes por edhe me gjere,  e ne kete kontekst  Myftinia e rrethit Puke kerkon  te njeten atmosfer per besimtaret mysliman ne kete zone."

Ne fjalen e tij Frat Andreas Walterman nder te tjera tha: "...Jam njoftu se si eshte puna per Xhamin ne fshatin Fush-Arrez lagjia Dedaj. Kam zhvilluar edhe disa takime.  Sic me ka mesuar edhe urdheri i Shen Franceskos une personalisht po ashtu edhe Famullia ku une drejtoj nuk jemi kunder ndertimit te Xhamise. Jam i shqetesuar per njerezit te cilet ecin edhe sot duke shikuar historin prapa duke krijuar keshtu bllokime tek te tjeret. Une skam interes per nje lufte nepermjet fese. Kam frike se njerzit do te vazhdojne me ato qendrimet e vjetra. Sipas meje edhe pse jane nje pakice prej 400 familjesh, myslimanet kan te drejten e tyre te kene nje Xhami. Di qe keto mysliman kan pas nje Xhami ne fshatin Micoj te ciles i ka ra catia por gjithsesi per te kerkuar Xhami eshte drejta e tyre. Edhe nje here theksoj se si Famullitar nuk kam interes per konflikt. Jam i mendimit qe te ulemi edhe nje here per te krijuar nje marveshje per kete ceshtje."

Diskutimi i ketij takimit u zhvillua pasi antari i Keshillit te Myftinise Puke z.Basri Selimaj informoi per situaten e krijuar per kete ceshtje.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon vizite pune ne N/Prefekturen e Pukes

Gjate dites se sotme date 24 maj 2012 Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani i shoqeruar me antarin e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Basri Selimaj kan zhvilluar nje vizite pune me N/Prefektin e rrethit te Pukes z.Martin Markdodaj.

N/Prefekti i rrethit te Pukes z.Martin Markdodaj pasi i uroj mireseardhjen Myftiut te Pukes vlersoi atmosferen fetare qe mbizoteron ne rrethin e Pukes ku nder te tjera ai  tha: "...Ne sot posedojme nje vlere te larte e lene nga te paret tane dhe ajo eshte harmonia fetare ne rrethin e Pukes. Eshte mire qe nje harmoni e tille fetare te mos prishet sot. Ne rolin e n/Prefektit mbeshtes ligjerish punen e Myftinise Puke ne te gjitha aspektet. Jam i njohur mbi disa shqetesime qe ka Myftinia e rrethit Puke por ju garantojme qe shqetesimin tuaj do ia kalojme Prefektes se Qarkut Shkoder si dhe Ministrise se Brendshme te Shqiperise."

Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit Puke im.Gezim Kopani pasi falenderoj per pritjen e n/Prefektit te Pukes tha: "...Myftinia e rrethit Puke sic ka qene e prirur per harmonine fetare ne rrethin e Pukes vazhdon te jet edhe sot ne te njejtin qendrim. Shqetesimet e Myftinise se rrethit Puke kan ardhur si rezultat te disa ngacmimeve te elementeve dashakeqes te kesaj harmonie. Ne deshirojme qe isntitucioni juaj te perkrah te drejtat qe u takojne myslimaneve jo vetem ne qytetin e Pukes por ne gjithe rrethin e Pukes..."

Nderkohe antari i Keshillit te Myftinise Puke z.Basri Selimaj sqaroi n/Prefektin e Pukes mbi ecurin dhe vendimin e besimtareve mysliman mbi ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj. Ai theksoj se: "....myslimanet me kohe kan kerkuar te kene kultin e tyre dhe fal Zotit sot neve po na plotesohet kjo deshire. Kerkojme qe kjo e drejte e besimtareve mysliman te mos u mohohet por perkundrazi te ndihmohen ne kete proces."

Me pas takimi vazhdoi mbi disa projekt aktivitete te Myftinise se rrethit Puke qe do organizoje ne kuader te neteve te medhej.

Wednesday, May 23, 2012

XHAMIA HISTORIKE E PUKËS PRET RINDËRTIMIN E SAJ

- Pozita gjeohistorike mbi 2000-vjeçare, që prej kohës Romake;

- Kështjella rindërtohet më 1457 prej Sanxhakbeut të Prizrenit ;

-Dizdar i kështjellës caktohet prej familjes fisnike të Pukës ZIU;

- Në shekuj e vizitojnë personalitete të shquara historike: 
 
-E. Çelebi e quan “ JENIKALA “ ( Kala e Re );-
- Që në sh.XVII Qytezën e banonin të krishterë e myslimanë;
- Harmonia mes dy besimeve gjithmonë qe shembullore;
- Në “ DUKAGJINE”, u ndërtua Xhamia e parë e Pukës;
- Në anën veriore të Xhamisë u ndërtua Tyrbja;

- Në xhaminë e Pukës kanë shërbyer imamë teologë të shquar:
- Hoxhë Puka, teolog, mbrojtës i Ymer Prizrenit, kryetari i LSHP;
- Zenel Hoxha, teolog, i vendosur për Pavarësi;”Qytetar Nderi”;
- Elez Hoxha, përkrahës i reformave dhe i LANF, “Qytetar Nderi”;
- Në Xhaminë e Pukës kanë falë namaz kalimtar të shquar:
- Korrik 1910 aty është lutur Shefqet Turgut Pasha me oficerët e tij;
- Mars 1912 është lutur Ministri i Brendshëm Turk Adil Beu;
- Verën e 1912-ës në atë Xhami është lutur Hasan Riza Pasha;
- Pushtuesit serb nëntor 1912 nuk guxuan ta preknin Xhaminë;
- Garnizoni Austro-Hungarez më 1916 vendoset larg Xhamisë;
- Më 1939 pushtuesit fashist kërkuan ta rindërtonin si” dhuratë”;
Vendndodhja historike e Xhamisë së Pukës

Rëndësia historike e kësaj Xhamie është e lidhur me rëndësinë e vetë Kodërgjytets. Më vonë, më 1916 e në vazhdim, u quajt Kodërhani, prej se aty mbetën hanet, kurse administrata shtetërore me garnizonin ushtarak austro-hungarez, që e ndjenin vetën ngusht mes xhamisë dhe tyrbes, zbriti në rrafshin e Qarrit t’ Bajrakut( sot Shtëpia e Kulturës “E. Çabej” e Nënprefekti). Që prej asaj kohe pak nga pak qyteza u shperngul në këtë rrafsh ku u formua qyteti i sotëm i Pukës.
Me hulumtimet e kësaj qytezefortesë janë marrë studiues të ndryshëm: Frang Bardhi, Evlija Çelebi ( Muhamet Dhil-li Ibni Dervishi), Hekard ( Hecquard, konsulli Francës,1858), Theodor Ippen, konsull i Austro-Hungarisë, Shkodër (1896 -1903), dr. Fr. B. Nopça, Lovro Mihaqeviq (1911), dr. Milan Shuflai ( Sufflay), si edhe prof. Eqrem Çabej i cili shkruan se me Pukën janë marrë studiues të mirënjohur, që hedhin dritë mbi prejardhjen e emrit Pukë, emër të cilin e lidhin me Epicaria etj. Gjithashtu janë marrë me Pukën prof. dr. Selami Pulaha, prof. Injac Zamputi, prof. Kolë Luka etj.            
Prof. E. Çabej thekson se: “ Emrin e Pukës ,( është fjala për qytezën Koderhani, Xh. Meçi ), dijetari i njohur J. G. Hahn, dikur konsulli Austro-Hungarisë në Janinë, në një prej veprave të tij, e barazon gjeografikisht e gjuhësisht me emrin e vendit Epicaria ose Ad Picaria (në Pezhkve) të kohës antike, shënuar kështu te K.Peutingeri në hartën e tij, më parë te gjeografi e astronomi Klaud Ptolomeu i Aleksandrisë së Egjiptit, Epikaria: një stacion në rrugën, që në kohë romake prej Lezhe (Lissus) të çonte në Municipium Ulpianum në Dardani, sot Lipjan midis Shtimjes dhe Prishtinës në Kosovë. Këtë rrugë rrihnin më vonë edhe udhëtarët, që shkonin prej Shkodre për në Prizren.
Shuflai ( Sufflay)… vuri re me të drejtë se…në shek. VI të erës sonë te historiani i Perandorit Justinian,Prokopi i Cezaresë, në veprën e tij mbi “Ndërtimet” (VI)…në vend të emrit Epicarias të epokës antike shfaqet emri Pakua… në vend të një forme të drejtë Pukae (Pukë).” (PUKA DHE SHKOLLA. Shkodër, 1977, f. 6-7).
Për lashtësinë afro dymijë-vjeçare dhe vazhdimësinë e saj na dëshmon edhe studiuesi Jaho Braha, ish përgjegjës i Muzeut Historik të Pukës: “ Me gërmimet që kemi kryer kohët e fundit në Kodërhani, aty edhe tani duken linjat e drejtimit të fortifikimit. Aty- këtu kanë dalë në dritë edhe pjesë nga faqja e murit rrethues të qytezës antike, mur i cili ka qenë ndërtuar me gurë, të lidhur me llaç gëlqereje.
Brenda këtij fortifikimi kam zbuluar edhe copa të shumta tjegullash solene e kaliptere me trashësi rreth 3 cm ashtu si edhe copa tullash rreth 4 cm trashësi, të datuara (Qendra e Kërkimeve Akeologjike Tiranë) të shek. II – IV të erës së re.” (J. Brahaj, Gjurmime arkeologjike rreth qytetit të sotëm të Pukës, kumtesë, mbajtur në Pukë, më 10. X. 1978; dorëshkrim në Muzeun Historik të Pukës).
Lidhur me familjen Ziu/Zeza J. Braha jo çdo here është i saktë, sidomos: kur thot se Laçajt e Pukës janë “një degëzim i hershëm i Zezajve. Laçajt janë “degëzim” me Preçajt e Kabashit , Lushaj. Gjithashtu, ky autor, bazuar në të dhëna të pamjaftueshme, konkludon mendimin e gabuar e konfliktual, kur jep shënimin : “ Xhamia e Pukës është e ndërtuar…mbi themelet e kishës së Pal e Boç Ziut.”( J. Brahaj, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, f.19.Tiranë,2005.) Simbas kësaj sajese del se myslimanët e Pukës kanë dhunuar trojet e një kishe të krishterë mbi të cilën paskan ndërtuar një xhami.(!)
E para, në Kodergjytet (Koderhani) nuk ka pasë kishë, siç e dëshmon kujtesa historike dhe vetë Fr. Bardhi, që e viziton këtë qytezë më 1637, më se një shekull para se të ndërtohej xhamia.
E dyta, mjaft studiues, kur flasin për një kishë në Pukë e kanë fjalën për Pukën vis (rrethinë) dhe jo vendbanim fshati a qyteze. Ndërsa, për disa studiues të tjerë Puka antike dhe mesjetare së është Kabashi. (Sqarime më të plota te botimi :Kabashi, Puka që në lashtësi -2, f. 35-64.Tiranë, 2008, me autor Xh. Meçi).
E treta,ka qenë traditë në krahinën e Pukës që asnjë godinë e re të mos ndërtohet mbi një truall mbetë shkret. Kështu edhe me kishat. Asnjë xhami si edhe as kishë në Pukë nuk është ndërtuar mbi troje kishash.
E katërta, Ziu-n tradita e njeh në trajtën Mziu: Pal Mziu e Boç Mziu për selinë e të cilëve ka mendime të ndryshme: Zezët e Pukës thonë për në Zezë. Në fshatin Mëzi, mbi Dri, thonë se Pal Mziu e Boç Mziu i kishin gurët ku uleshin e pushonin në livadhin e Kolë Bibë Dodës, . Më 1967 këto gurë me vlerë etnologjike u hodhën si “bestytni, mbeturina të së kaluemës.”(!)
Në Kabash Boçen e lidhnin me toponimet Beçmet: Beçme e Eper dhe Beçme e Poshtme, një vend i bukur në afërsi të kështjellës, ku shtrihej sundimi i Boçes. Ka edhe një kujtesë tjetër: vëllezërit Pal e Boç Mziu ishin vendosë në Fushblinisht, afër Sarajeve të Lekë Dukagjinit. Por, asnjë legjendë nuk i lidhë me qytezën Kodergjytet; aq më pak me një kishë, që e kanë pasë në Kabash.(!) Kurse, për një kishë në Kodërqytezë, me sa duket, kemi të bëjmë me një sajesë të natyrës romantike. (!) Megjithatë, botimi i J. Brahës, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, ka vlera me rëndësi për historinë e Shqipërisë.
Toponimet (emërvendi) , mbledhë në lagjen Laçaj: Kodergjytet, Mbasgjytetja (ana veriore e shpatit të kësaj kodre), Gryk- Gjytets dhe Fusha e Gjytets ( Fusha e Pukës), ruajtë deri nga messhek. XX, shpjegojnë se kjo kodër ka pasë vazhdimësi dhe rëndësi historike përreth dymijë vjet.
Në periudhën Romake kjo qytezë e Kodergjytets, ose diku afër saj, si në Fushëkuq apo në afërsi të Pezhkves, lagje e fshatit Pukë, në hartat romake shënohet Picaria apo Epicaria. Prof. Injac Zamputi shpjegonte se Picaria dhe Epicaria lidhen me një përkthim të toponimit vendas Pezhkve Picaria latine nga administrata romake. Pra, lashtësia e kësaj qyteze vjen që prej kohëve romake apo pararomake, Ilire, dhe deri nga fund i shek. XIX që vazhdon të njihet me emrin Gjytet dhe jo Pukë.
Kodergjytet lartësohet afro 30-40 m mbi Prrugjytets nga ana veriore me një pjerrësi të theksuar. Nga ana jugore pjerrësia është me një kënd më të hapur, derisa nga ana juglindore formon lidhje me Koderlaçaj, por që nga ana lindore fillon e zbret përsëri deri në 30 m përbri Prrumehaj.
Pozita zotëruese me një këndpamje shumë të gjerë e kësaj kodrine është mjaft e gjetur. Për më tepër, me burime të ftohta e të shëndetshme.
Rrafshi i kësaj kodrine shkon deri në më se pesëmijë m2, duke krijuar mundësinë edhe për ndërtime banesore, por me vështirësinë për ruajtjen e murit të gjatë rrethues në gjendje të mirë, siç e kanë vënë re edhe Fr. Bardhi dhe E. Çelebi.
Simbas prof. I. Zamputit ndërtimi i kësaj qyteze duhet të jetë pas kryengritjes 1515 dhe pas luftërave që bëri Turqia kundër fuqive perëndimore, d.m.th. pas vitit 1540. ( Relacione II… shënime, f. 456).
Më, pas prof. K. Luka bënë sqarime plotësues : “Shkatërrimin e kësaj kështjelle prof. I. Zamputi e lidh me vitet 1570-1574, kur kryengritësit me në krye Bartolome Dukagjinin çliruan edhe Lezhën. Rindërtimi i saj u bë rreth vitit 1608, kur rimerren në shkallë të gjerë veprime ushtarake nga turqit për ta ripushtuar edhe një herë vendin.”(K. Luka, Topografia e shek. XVI-XVII. Etnografia Shqiptare 11/1980, f. 170. Tiranë, 1981).
Prof. dr. Selami Pulaha jep të dhëna të reja për juridiksionin e shtrirjes në prona e të veprimeve në ruajtjen e rendit të Qytezës së Re në Dukagjin, që dalin nëpërmjet shpërblimeve, dhënë Dizdarit dhe të rojave të kështjellës. ”…fshati Plakza e Poshtme (Ashaga), lagje e Koderspaçit (Mirditë) ishte timar i Hysenit, i biri i Iljasit një nga ruajtësit e kalasë së Dukagjinit…” Kështu edhe për “timarin e Sulejmanit, i biri i Ilhanit, ruajtës i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra (fshatra të bregut të Drinit, në afërsi të hidrocentralit të Komanit). Më 1591 gjejmë dy timare. Timarin e Hasanit në fshatin Blishta dhe truallishten Karma dhe timarin e Aliut, i biri i Mustafajt, dizdar i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra.” ( Prof. dr. S. Pulaha, Krahinat e Sanxhakut të Dukagjinit gjatë shek. XVI. Studime Historike 3/1973, f. 7. Tiranë 1973).
Për sa i takon Dizdarit të kësaj kështjelle, që më 1591 del me emrin Mustafa, kujtesa historike i bien të ardhur prej Kabashi, kushërinj me zotnitë Kryeziu, degë e familjes fisnike Ziu.
Ziu është familje fisnike mbi njëmijë-vjeçare në: Kabash, Zadrimë, Kosovë, Maqedoni, Itali, ( Negri ). Princat Dukagjin i kanë gjetë në Kabash me prona deri në Mëzi, verilindje të Iballës, Pukë, Doç (Gomsiqe) etj. Dizdari i Pukës ka qenë derë e parë në agët e Zotnitë e Pukës deri me Bushatlinjtë e Shkodrës, të cilët ia kufizuan pushtetin dhe pronat, të cilat i shiti përfundimisht Musa Dizdari, i njohur me emrin Hoxhë Puka. Nga fundi i shek. XVIII e fillimshek. XIX fituan pushtet agët Kryeziu (fshati Kryezi) kushërinj me Dizdarin e Qytezës, Dukagjine ( Pukë).
Për familjen Ziu me origjinë fisnike na dëshmon edhe Hekard, konsull i Francës në Shkodër, mesi i shek. XIX: “Pak larg nga Puka gjinden rrënojat e një kështjelle të vjetër të banueme. Gojdhana thot se ishte e një princit shqiptar të quajtun Pal Zenta. Disa familje përreth ( kështjellës ) e mbajnë vedin të rrjedhun nga kjo familje. Barleti,- thekson Hekard,- përmend një Pal Zenta, i fisit të Lekë Dukagjinit.” H. Hecquard, Shqipëria e Veriut. Arkivi i Institutit të Historisë, A –III, Nr. i inventarit 132-158,f.6 ).
Prej këtyre të dhënave dalin fakte që dëshmojnë për një familje fisnike ZIU e cila i ka pasë trojet e hershme në lindje të Abacisë së Shën Palit të Kabashit ( Pukës), rreth treqind metra larg saj, ku kanë qenë, gështenjat me mbiemrin Ziu/Zezë: Kshtejat e Pre’ Zezve.
Toponime me Zezë kemi edhe perreth qytetit të sotëm të Pukës: Zezë, lagje nga veriu deri në lindje, Boka e Zezve në veriperëndim Kujazez dhe Balli Kujtzi, në jugperëndim. Simbas shtrirjes së toponimeve Zezë del se krejt fshati Pukë të ketë pasë emrin Zezë, pronë e familjes Ziu; por, kur u formuan dhe u rritën lagjet Laçaj dhe Mehaj në jug dhe juglindje, atëhere u ngushtua emri Zezë deri në kufijtë e sotëm të një lagjeje, sado e shtrirë.
Emri i fshatit Zezë u zëvendësua me fshatin Pukë , po me një farë problemi, se me Pukë emërtohej tani: krahina, qyteti dhe fshati përreth qytetit. Edhe krahina e Pukës në dokumentat osmane, shek. XVI-XVII del Nahija Mali i Zi që te vona u quajt Nahija e Pukës, si edhe fshati i Pukës.
Emri Pukë, merr shtrirje të tillë se agët e Kabashit mbanin mbiemrin e lashtë Puka, si edhe fshati Kabash. Kur dolën në Dukagjine , Kodergjytet (Koderhani ) nga fundi i shek. XVII me mbiemrin Puka, Agt e Puks, mjaft të pasur, pak nga pak nga Te Agt e Puks i mbet emri Pukë edhe vendit.
Rëndësi merr fakti se në Kodërgjytet tani kemi dy familje fisnike: Dizdari në rënie dhe Aga i Puks në ngritje. Nevoja e tyre për një xhami bëhet më e nevojshme, prandaj nuk vonon e ndërtohet aty nga mesi i shek. XVIII. (Xh. Meçi , Kabashi, Puka që në lashtësi 2, f. 47-123. Tiranë , 2008.)
XHAMIA HISTORIKE E PUKËS PRET TË RINDËRTOHET
Mirkuptimi ndërfetar

Fr. Bardhi, ipeshkvi i Zadrimës dhe i Pukës, leksikograf, historian, etnolog e folklorist i shquar i mesjetës shqiptare, në relacionin e tij të qershorit 1637 na jep të dhëna historike dhe etnologjike me interes për këtë qytezë e rreth saj: “ Prej Berdheti kthyem posht dhe mbërrijtëm te Qytezja e Re e Dukagjinit, ku u poqa me agën e asaj qyteze i cili mbasi na përshëndeti, na ftoi të zinim vend në shtëpinë e tij në qytezë. (Aga don me thanë zot dhe qeveritar qytetesh), dhe kështu e pranova ftesën dhe ai na priti shumë mirë.
Kjo qytezë në një luginë të madhe ndër male, në mes të popujve të Dukagjinit, në një vend shumë të bukur dhe me ujna shumë të ftohtë, qe ndërtuar së pari prej një turku (myslimani) të fuqishëm, po thuaj sot e 90 vjet (1547). Pastaj qe rrënuar prej mirditasve dhe popujve të Dukagjinit, që aso kohe ishin kryengritës kundër turkut. Pastaj, sot e 29 vjet (1608) qe rindërtuar po prej një turku (myslimani), nga qyteti i Prizrenit,…aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit.
Tash kjo qytezë në gjuhën shqipe ose epirote quhet” Gjutetja e ree ndukagin,”që don me than: Qytezja e re në Dukagjin… kanë mbetë vetëm disa copa muri në të cilën përfshihen 11 shtëpi të përzieme të krishtena dhe po aq turke. Aga (komandanti i kështjellës, ish katolik, por që është kthyer në turk) ka tre vëllazën të krishtenë të martuem dhe një (vëlla) turk (mysliman ) që asht bamë turk ma vonë.
Grueja e agës është një e krishtenë e urtë dhe e mirë. Përreth qytezës ishin 6 shtëpi të përzieme edhe ato me turke. As mbrenda, as përreth kësaj qyteze nuk kishte ndonjë kishë o kapelë, veçse jashtë qytezës, në një shtëpi të një të krishteni çova meshë të nesërmen në mëngjes dhe bana predik, rrëfeva dhe kungova disa vetë dhe krezmova 32 vetë”. (RELACIONE II/ I965, f. 81).
Ajo, që është e dukshme në të dhënat e Relacionit të Fr. Bardhit të qershorit 1637, është se agai i kështjellës, si edhe në Kabash, tregohet mikpritës ndaj ipeshkvit të Sapës që po kryen shërbime fetare në pronat e tij. Gjithashtu, marrëdhëniet fqinjësore e fetare në qytezë e jashtë saj janë në harmoni të plotë. Agai, qeveritari i kështjellës, ka ende edhe tre vëllezër si edhe bashkëshorten e tij të krishterë pa ndonjë shqetësim mes tyre. Nga ana tjetër, shërbimet fetare ndaj të krishterëve Fr. Bardhi i kryen lehtësisht pa asnjë shqetësim prej myslimanëve. Të krishterët nuk i shfaqën asnjë ankesë ipeshkvit për ndonjë presion ndaj tyre për të lënë besimin e krishterë e për të kaluar në besimin mysliman. Këto tradita të mira për harmoni ndërfetare në Pukë janë ruajtur edhe sot e kësaj dite.
Ndërtimi i Xhamisë në Qytezën e Pukës ( rreth vitit) 1750
Me interes është edhe vizita e shënimet për Qytezën në Kodërqytezë të E.Çelebi, diplomat dhe funksionar i Portës së Lartë, historiograf turk. Ai e ka vizituar këtë qytezë 25 vjet pas Fr. Bardhit, pra, më 1662, për të cilën shprehet se është ndërtuar nga Fatihu më 883. (?) Edhe kjo bënë pjesë në sanxhakun e Dukagjinit dhe sundohet me një subash. Ndodhet në rrëzë të një mali (dhe ) është e ndërtuar prej guri, por është në prishje e sipër e nuk meremetohet, pasi është larg kufirit dhe nuk shihet fort e nevojshme. Ka dizdarin, 10 roje e disa topa.” ( E. Çelebi,Shqipëria para tre shek…Tiranë, 2000,f. 148.)
Në këtë shënim të shkurtër nuk shprehet as për han, dyqane dhe xhami, si te Spasi ( Vaspasi i Malziut ), ku thot se kishte : “ një xhami, një han e nja dhjetë dyqane.” Po kështu edhe për qytetin kështjellë të Dejës i cili ka një ekonomi të zhvilluar dhe me dyqind rojtarë, përmend vetëm xhaminë e kështjellës. Nuk përmend as han, as dyqane, sado që Deja duhet të ishte më e zhvilluar se Spasi dhe si e tillë duhej t’ i kishte. Megjithatë, Qyteza e Pukës nuk del ende të ketë pasë xhami, në një kohë kur dy qytezat në krahët e tij lindjeperëndim kishin xhami. Për më tepër Shkodra, më në perëndim kishte 11 xhami së bashku me atë të kështjellës.
Për mungesë burimesh arkivore e bibliotekore të mjaftueshme nuk mund të jepet një datë e saktë se kur u ndërtua Xhamia në Kodergjytet ( Koderhani ). Por , në krahasim me ngjarjet e kohës në lidhje me fqinjët për kullotat e Terbunit, del se në kohën e Halil Ismail Laçit të Parë, në një konflikt me Korthpulë, me të Gjo’ Dushit, Livadhaxhi, Halili i priu Pukës dhe Kabashit, Rrape me Rrypë dhe Qerretit që kishin ardhë me falë Bajramin te Xhamia e Pukës. Halili i Parë, aso kohe ishte afro 40-vjeç; kështu ngjarja i përket kohës së viteve 1780. Atëhere del se xhamia ishte ndërtuar më herët.
Me krahasimet e burimeve del se Xhamia duhet të jetë ndërtuar rreth viteve 1750, kur edhe me Agët e Pukës ishin shpërngulë në Gjytet, Dukagjine, ku kishin forcuar pozitat e tyre. Njëkohësisht, lidhet edhe me një ndryshim në përbërjen e komunitetit, i cili nga fillimi i shek. XVIII kishte kaluar i tëri në besimin mysliman.
Përderisa në këtë xhami janë falë edhe besimtarët e fshatrave përreth : Kabashi, Qerreti, Dedaj, Lejthizë dhe Rrape-Rrypë, të cilët ende nuk kishin ndërtuar xhamitë e veta, kjo xhami merr rëndësi edhe më të madhe historike si e para në rrethinë (vis).
Vend i ndërtimit të xhamisë qe caktuar pika më e lartë e kodrës, nga ana jugore e saj. Ky vend u zgjodh duket nga respekti si objekti i parë i rëndësishëm i besimit mysliman dhe se prej aty mund të dëgjohej më mire thirrja ezanit për namaz.
Për këtë rindërtim ka treguar interesim të veçantë prej vitesh Myftiu i ri Gëzim Q. Kopani i cili ka kryer edhe hipotekimin e truallit prej dy dm ( dymijë m2) , si edhe të xhamive të tjera të rrethit të Pukës në saj të përpjekjeve plot përkushtim. Është optimist edhe për këtë rindërtim të kësaj Xhamie. Iu ka drejtuar Kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe shpreson edhe tek ndonjë donator bamirës, siç i kanë premtuar edhe për xhaminë e fshatrave Qerret e Fushë-Arës.
Ky material eshte botuar ne gazeten "Republika" te dates 07.04.2012 si dhe ne gazeten "Veterani"
Shenim:
Ky materjal u pergatit nga Historiani Prof.Xhemal Meci njeherazi antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke si dhe me mbeshtetjen e Myftinise se rrethit Puke.
Puke 05.04.2012

Saturday, May 19, 2012

Zhvillohet simpoziumi "Miresite e neteve te medha Regaib,Beraet,Miraxh"

Me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise si dhe te Zyres Keshilluese per ceshtje fetare prane Ambasades Turke-Tirane, Myftinia e rrethit Puke zhvilloj me date 19 maj 2012 ne sallen e leksioneve te pallatit te Kultures Puke simpoziumin me teme: "Miresite e neteve te medha Regaib,Beraet dhe Miraxh".

Simpoziumi u hap nga nxenesit e kursit islame te cilet lexuan pjese nga Kur'ani i madheruar si dhe recituan poezi islame. Me pas antari i Keshillit te Myftinise Puke z.Afrim Laci beri pak pershkrim historik mbi respektimin e neteve te medha nga myslimanet Pukjane.

Simpoziumi vazhdoi me kumtesen e Myftiu te rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: "Netet e medha Regaib, Beraet dhe Miraxh jane nje mundesi e mire per te gjithe ato qe deshirojne ti afrohen Allahut xh.sh.Po ashtu keto nete jane edhe mundesi e madhe per tu pergatitur per muajin e shejte te Ramazanit."

Me interes u degjua kumtesa e Prof.Xhemal Meci mbi traditen e pukjaneve ne respektimin e neteve te medha.
Aktiviteti u pershendet nga Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Ali Zaimi si dhe nga kryetari i Bashkise Puke z.Beqir Arifaj.

Ne fjalen e tij z.Ali Zaimi  nder te tjera tha: "Me te vertet eshte nje miresi e vecante qe Allahu xh.sh i ka dhene myslimaneve me tre nete te medha sic eshte nata e bekuar e Regaibit, Beraetit dhe Miraxhit pasi ato udhezojne myslimanet ne rrugen e Allahut."

Ndersa kryetari i Bashkise se Pukes z.Beqir Arifi nder te tjera tha: " Me kenaqesi pranova ftesen e bere nga Myftinia e rrethit Puke per te marr pjese ne kete simpozium i cili zhvillohet ne kuader te neteve te medha. Kjo kenaqesi shtohet edhe me shume kur shikon vajza dhe djem te ri te cilet rriten nen frymen e fese islame."

Me pas te pranishmit shikuan nje dokumentare islame i cili trajtonte miresit e Allahut dhe shembulli i Profetit Muhammed a.s.
Aktiviteti u mbyll me nje lexim Kur'anor nga imami i Xhamise Tirane njekohesisht profesor ne Universitetin Beder z.Elton Karaj.

Me perfundimin e simpoziumit te pranishmit moren pjese ne koktejen e organizuar me kete rast si dhe u shpernda revista "Drita Islame" revista "Etika" si dhe libri "Personaliteti shembullor".

Shenim: Ky simpozium do transmetohet i zgjeruar ne Puka televizion gjate diteve ne vazhdim.

 Fotografi te tjera










































Myftinia Puke vizitohet nga Kancelari i KMSH z.Ali Zaimi

Me date 19 maj 2012  Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Ali Zaimi i shoqaruar nga drejtori per Mardhenieve me Publikun dhe Media z.Agron Hoxha, dhe nga imami i xhamise Et-hem Beu njekohesisht profesor ne Universitetin Beder, z. Elton Karaj vizituan Myftinine e rrethit te Pukes.

Mysafiret e ardhur nga Tirane u priten nga Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani antari i Keshillit te Myftinise Puke Prof.Xhemal Meci dhe Afrim Laci.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi uroj miseardhjen beri nje prezantim te pergjithshem te Myftinise se rrethit Puke dhe te islamit ne kete rreth si dhe  prezantimin e disa aktiviteteve  qe dote realizohen ne muajit ne vazhdim nga kjo myftini.

Ne fjalen e tij kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise  z.Ali Zaimi falenderoi Myftinine e rrethit Puke per punen e bere gjete ketyre vitet ne drejtim te islamit duke shprehur besimin se dinamika e aktiviteteve te Myftinise se rrethit Puke do vi ne rritje.
Po ashtu edhe drejtori per Mardhenie me Publikun e Mendian z.Agron Hoxh shprehu vlersime per aktivitet qe ben Myftinia e Pukes duke gjalleruar jeten islame jo vetem ne qytetin e Pukes por edhe me gjere.
Me pas takimi kaloj ne diskutim per disa pika te vecanta ne lidhje me jeten e Myftinise se rrethit Puke.

Thursday, May 17, 2012

Myftiu i Pukes zhvillon takim me Medresistat Pukjan ne Shkoder

Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani me date 17 maj 2012  ka zhvilluar nje takim me Medresistat Pukjane qe ndodhen ne Medresen H.Sh.Shamia Shkoder dega e djeve dhe e vajzave.


Myftiu gjate takimi te zhvilluar tek dy profilet eshte informuar mbi ecurin e ketyre nxenesve te cilet prej kohesh ndjekin mesimet prene Medresese H.Sh.Shamia Shkoder.
Myftiu ka siguruar medresistet se mbeshtetja e Medrese H.Sh.Shamia Shkoder do jete cdo here ju vetem pran jush por edhe  mbare studenteve te kesaj Medreseja
Gjithashtu ai ka keshilluar nxenesit per arritje sa me te larta ne lendet shkencore dhe fetare per vitin 2012-2013.
Ne tre vitet e fundit numri i medresistave pukjane ne Shkoder eshte rritur. Per vitin akademik 2011-2012 ne dy profilet e kesaj Medreseja marrin mesim mbi 20 medresista Pukjane.



Pritet qe viti akademik 2012-2013 te kete edhe nje numer edhe me te madh nxenesish pukjane ne kete shkolle.

Wednesday, May 16, 2012

Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke dhe kontributi i tyre per mesimin e gjuhes shqipe.

Myftinia e rrethit Puke ne kuader te ketoj viti jubilar te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise organizon kete seminar per te nxjerr ne pah ndihmen qe kan dhene Mejtepet e rrethit Puke per mesimin e gjuhes shqipe.

Myftinia e rrethit Puke fillesat e saj i ka qe ne kohen pushtimit Osman ne Shqiperi. Ajo u zyrtarizua nga Komuniteti Mysliman i Shqiperisse ne vitin 1929. Sipas te dhenave Myftiu i pare ka qene imam Zenel Hoxh Mehaj,me pas Haxhi H.Elez Hoxha duke vazhduar me H.Ibrahim Hoxha i cili ka vazhduar detyren e Myftiut deri ne vitin 2005 ku pas tij ne vitin 2005 Komuniteti Mysliman i Shqiperise emron Myfti te rrethit Puke imam Gezim Kopani.
Ne shumicen e rasteve Myftinite e Komunitetit Mysliman administronin: Xhamiat, Mejtepet dhe aktivitetet fetare.
Ne vitin 1900 e ne vazhdim deri ne vitet 1945 – 1946 Myftinia e rrethit Puke sipas Arkivit Shteterore Tirane administronte keto Xhami:
 
1.Xhamia Koder Hani Puke,
2.Xhamia e fshatit Qerret,
3.Xhamia e fshatit Kabash,
4.Xhamia e fshatit Lajthize,
5.Xhamia e fshatit Rrype,
6.Xhamia e fshatit Micoj,
7.Xhamia e fshatit Kryezi,
8.Xhamia e fshatit Iballe,
9.Xhamia e fshatit Kulumri,
10.Xhamia e fshatit Petkaj,
11.Xhamia e Dukagjinit,
12.Xhamia e Spac,
13.Xhamia e Piste,
14.Xhamia e Kalimashit,
15.Xhamia e Shikaj,
16.Xhamia e Molle etj.
 
Pas vititi 1946 Xhamia e Petkaj,Dukagjinit,Spacit,Pistes,Shikaj Molle etj kaluan ne administrim te Myftinise Kukes.
Ne zonene Myftinise Puke pervec Xhamiave u ndertuan edhe Mejtepet (Mejtep do te thote shkolle e ciklit te ulet islam) Mejtepet u ndertuan ne:

1.Mejtepi Koder Hani Puke
2.Mejtepi i fshatit Kabash
3.Mejtepi i fshatit Qerret
4.Mejtepi i fshatit Micoj
5.Mejtepi i fshatit Kryezi
6.Mejtepi i fshatit Iballe
7.Mejtepi i fshatit Kulumri
     
Po ashtu ne kohen qe permenden me siper Myftinia e rrethit Puke administronte edhe keto Mejtepe:

1.Mejtepi tek Xhamia Dukagjin
2.Mejtepi tek Xhamia Piste
3.Mejtepi tek Xhamia Spac

      
Ne mejtepet e Pukes mesim jepnin Hoxhallare Pukjan,Shkodran dhe Kosovar.Konretish permendim:

1.Sadik Prishtina
2.Zenel Hoxha
3.Shaban Rexha
4.Hoxh Bisha
5.Abdullah Hoxha
6.Qazim Nushi
7.Beqir Laci

Mejtepet ishin zakonisht 3 vjecare dhe mesimet zhvilloheshin gjate kohes se veres. Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke zhilloheshin keto lende: 1.ilmihal (lende islame per mesimin e riteve islame)2.Mesim Kur’ani (Lutjet ne ritet islame) 3. Mesim i gjuhes Shqipe ne shkrim dhe lexim.
Sipas arkivit te Myftinise Puke por edhe te dhenave te ardhura nga besimtaret mysliman ne Mejtepet e Pukes kemi keto te dhena:

1.Mejtepi i Koder Hanit Puke:   20 djem dhe 4 vajza, mosha: 7-13
2.Mejtepi i Kabashit:                  17 djem dhe 6 vajza,mosha 7-15
3.Mejtepi i Qerretit:                   17 djem dhe 5 vajza, mosha 7-13
4.Mejtepi i Iballes:                    12 djem dhe 2 vajza, mosha 8-14
5.Mejtepi i Kryeziut:                 12 djem dhe 3 vajza, mosha 7-13
6.Mejtepi i Micojt:                   18 meshkuj dhe 4 femra 7-14 dhe 20.
7.Mejtepi i Kulumrise:            8 djem dhe 0 vajza mosah 7-13.

 
Ndryshe nga zakoni feja Islame i trajtonte burrat dhe grate ne menyre te barabarte dhe kete e veme re ne prezencen e vajzave ne mesimet qe zhvilloheshin ne Mejtepet e Pukes.
Pervec lendeve qe mesoheshin ne keto Mejtepe kemi edhe disa grupe te vecanta per moshat e medha.Keto grupe ndaheshin ne dy grupe a)Grupi i burrave dhe b) grupi i grave.
Grupi i burrave mesonte kenge islame qe quhen “ilahi” po ashtu edhe “salavate dhe tekbire”. Kete kenge perdoreshin gjate muajit te “Mevludit”(ditelindja e Profetit Muhammed a.s. myslimanet ne kete muaj perkujtojne thenjet dhe veprat e Muhammedit a.s.), muajit Ramazan dhe ne festen e Bajramit te madhe dhe te Kurban Bajramit. Keto kenge ose thene ndryshe ilahi ne disa raste shoqeroheshin me daulle.Ne disa te dhena gojore del se edhe vallia e Kabashit u krijua nga burrat e fshatit qe festonin festen e Bajramit. Vallia e Kabashit ne menyre te organizuar per here te pare u luajtu nga burrat e Xhamise se fshatit Kabash. Kjo valle edhe sot vazhdon te luhet me rastin e festes se Bajramit te madh dhe te kuban Bajramit.Grupi i grave mesonin mbi ritet e morteve dhe te martesave. Grate mesoheshin nga bashkeshortia e Hoxhes se fshatit.
 
Mejtepet pervec aspektit mesimor islam dhe te gjuhes shqipe luajten nje rol te rendesishem edhe per takime te vecanta ku permendim: Mejtepet nga Hoxha per pajtimin e familjeve qe ishin ne hasmeri.Mejtepi ndihmohte familjet qe kishin veshtirsi ekonomike duke i ndihmuar nga ana financioare por edhe duke i arsimuar ato.Ne disa raste Mejtpet e Myftinise Puke kan luajtur edhe rolin e strehimit te luftetareve Pukjane ne mbrotje te atedheut ku kemi pas raste qe Hoxha ka marr pjese edhe vete ne lufte sebashku me Pukjanet e tjere.
Mejtepet e Myftinise Puke gjate vitve 1900 deri ne vitin 1937 luajten nje rol te rendesishem per arsimimin e Pukjaneve. Myftinia e rrethit Puke ishte nder te pakta Myftini te Komunitetit Mysliman te Shqiperise qe hapi dyert mejehere per mesimin e gjuhes Shqipe.
Rast te till kemi Mejtepin e Kabashit ku nepermjet Sadik Hoxhes nxenesit mesun shkrim e kendim.Ky mejtp luajti rol te vecante edhe per pergatitjen e imameve te ri Pukjan.
Nga Mejtepi i Koder Hanit dhe Mejtepi i Kabashit dolen keto Hoxhallare:
 
1.Zenel Hoxha
2.Shaban Rexha
3.Asllan Hoxha
5.Beqir Laci

Me nje vendim te vencant Myftinia e rrethit Puke lejoi imamet e Pukes per mesimin e gjuhes Shqipe. Mejtepi qe hapi dyer i pari ishte: Mejtepi i Kabashit,Qerretit etj.
Mejtepi i Qerretit u kthye totalisht ne sherbim te arsimit te gjuhes Shqipe dhe te lendeve te tjera shkencore sebashku me lendet islame.
Hoxha me kontribut te madh ishte imama Qazim Nushi i cili kishte ardhur nga Kosova. Imam Qazim Nushi sherbeu per 33 vjet si Hoxha i fshatit Qerret si dhe mesues ne Mejtepin e Qerretit.
Mejtepi i Qerretit sherbeu si shkolla e pare e shtetit ne kete fshat dhe vazhdoi keshtu per mbi 5 vjet.
Kontribut te vecante i adhur nga Mejtepet e Myftinise Puke qe Mejtepi i Xhamise Micoj me ne krye me Shaban Rexhen. Imam Shaban Rexha duke shikuar nevojen e banorve pervec mesimeve islame kerkoj te hapet shkolla e shtetit ne kete fshat.
Me 21 janar 1976 imam Shaban Rexha i dergon nje shkrese zyrtare Kryemesuesit te rrethit Puke,Ministrit te Arsimit Hil Mosi ku shkruan:

Une i nenshkruemi Shaban Rexha, lindun ne katundin Lajthize te qendres se qytetit Puke me 09.11.1901, deklaroj si vijon:
Ne marreveshje me pleqesine e katundit Micoj u vendos me hape shkollen, me zhvillue mesime fetare dhe ne mesimin e gjuhes shqipe vullnetarisht.Mesimet vullnetare i kam pas fillue ne frue (shkurt) te vjetit 1924.
Me ane ten je lutje qe i drejtove ish-inspektorise se Arsimit Shkoder me 30 gusht 1925. Inspektoria mbasi e pati percjelle lutjen time ne favor te punes qe pata vazhdue, lutja kje pranue dhe u emnova mesuez zyrtarisht tue fillue na 1 nendori 1925.”
 
Pas kesaj Ministri i Arsmit te Shqiperise Hil Mosi e miraton kerkesen per te hapur Shkollen Micoj dhe duke e emruar mesues imam Shaban Rexhen.
Fillimisht mesimi per disa kohe u zhvilluan ne Mejtepin e fshatit Micoj.
Duke shpresuar qe kjo kumtes tju kete sjell informacione te dobishme dhe duke ju falenderuar per degjimin tuaj, ju uroj gjithe te mirat!

 

Pergatiten:
Myftiu i Pukes: Gezim Kopani

Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke
Ylli Hadroj

_______
Shenim: Burimet e kesaj kumtese u morren nga: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Antari i Keshillit te Myftinise Puke Prof.Xhemal Meci,Antare te tjere te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Idriz Ahmeti.

Kjo kumtes ehte mbajtur ne seminarin me teme: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi" Puke me 25 nentor 2012