Wednesday, September 5, 2012

Njoftim: Regjistrimet e Haxhit 2012 prane Myftinise Puke.

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret Mysliman se Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte duke regjistruar haxhit per vitin 2012.

 Te gjithe te interesuarit duhet te bejne regjistrimin prane Myftinineve perkatese. Ne kete kuader Myftinia e rrethit Puke njofton besimtaret e rrethit te Pukes se jane duke u bere regjistrimet per haxhin 2012 cdo dite prane Xhamise se re Puke. Shuma per nje haxhi eshte 2500 euro. Personi qe deshiron te bej regjistrimit pervec shumes se sipershenuar duhet te plotesoj edhe formularin e Haxhit. Afati i fundit per regjistrim eshte date 25 shtator 2012.

Ne paken e Haxhit perfshihen:

-Transporti ajror vatje-ardhje
-Transporti me autobuz ne Meke dhe Medine
-Akomodimi ne hotel dhe ushqimi (mengjes dhe darke)
-Shoqerimi nga teologe dhe mjeke pergjate guides
-Kurbani, ihrami, numra telefoni, uje Zem Zem etj.

Po ashtu duhet te plotesoj:

-Pasaport e vlefshme jo me pak se 6 muaj. Personat qe nuk kane nenshtetesi shqiptare e shoqeruar me lejen e qendrimit e cila te jete e vlefshme jo me pak se 6 muaj.
-Fotografi pasaporte 2 cope
-Certifikate, deshmi qe verteton lidhjen e gjakut per femren qe jane nen 45 vjec.
-Vaksina kunder meningjitit, me afat jo me pak se 10 dite, dhe jo me shume se tre vjet.

Kontakt: Myftinia e rrethit Puke
Mob: 355685020099
e-mail: myftiniapuke@yahoo.com

Kontakt (KMSH): 355673048877
e-mail (KMSH): haxhi@kmsh.al


Myftinia Pukë ndihmon 100 familje te varfra .

Me deshiren e Atasheut Turk pranë Zyres për Ceshtjet Fetare në Ambasaden Turke Tirane ëeshte ndihmuar me pako ushqimore Myftinia e rrethit Puke .

Gjatë vizitës që zhvilloi në Pukë Atasheu Turk z.Shaban Ishlek informoi Myftiun e Pukës Gezim Kopani për ndihmen që Zyra për Ceshtjet Fetare ka menduar të japë për disa familje në rrethin e Pukës.

Pas kësaj Myftinia e rrethit Pukë ngriti një grup pune i cili hartoi edhe familjet përfituese .
Saktesisht Myftinia e rrethit Pukë ka shperndare ndihma në : Pukë,Fush-Arrez, Rrape, Dedaj, Trun, Qerret etj. Perfituesit e ketyre ndihmave kan qenë familjet e varfra, invalid, jetim dhe familjet që janë në gjak.
Në shumicen e rasteve grupi i punës i ngritur pranë Myftinisë së rrethit Pukë ndihmat i  ka derguar nepër shtepia pasi familjet përfituese e kishin të pamundur tërheqjen e ushqimeve për arsye shëndetësore.
Në gjithë rrethin e Pukës kan përfituar 100 familje me nga një pako ushqimore.

Fotografi te tjera